Rezervat Natyror i Menaxhuar/ Park Natyror

Sopot

Emri i Zonës së Mbrojtur: Rezervat Natyror i Menaxhuar “Sopot”

  1. Kategoria: IV
  2. Vendimi i Këshillit Ministrave me të cilin është shpallur:nr.102,datë 15.01.1996
  3. Sipërfaqja, vendodhja, kordinatat:

Sipërfaqja:300 ha

Vendodhja: Sopot, Librazhd

Kordinatat: N 4541026.08, E 528672.15

  1. Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion

Librazhd-Qukës- Stravaj-Sopot,65 km, Elbasan-Gjinar-Sopot 55 km

  1. Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës

Përfaqësues specifik të florës janë: Ahu (Fagus sylvatica), Bredhi i bardhë (Abies alba), Rrobulli (Pinus heldreichii), Pisha e zezë (Pinus nigra),Rrobulli (Pinus heldreichii), Arrneni (Pinus peuce), Tisi(Taxus baccata), Bliri (Tilia cordata),Dushqet,(Quercus sp),         Boronica (Vaccinium myrtillus) etj.

Përfaqësuesit specifik të Faunës janë: Ariu (Ursus arctos), Ujku(Canis lupus), Kaprolli, (Capreolus capreolus), Derri i egër (Sus scrofa), Lepuri i egër (Lepus europaeus), Kunadhja (Martes foina), Zardafi (Martes martes), Dhelpra (Vulpes vulpes) etj.

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay