Rezervat Natyror i Menaxhuar/ Park Natyror

Gërmenj-Shelegurë

Emri i Zonës së Mbrojtur: Rezervati Natyror i Menaxhuar Gërmenj-Shelegurë

Kategoria: Kategoria Rezervat natyror i menaxhuar kategoria IV

Vendimi me të cilin është shpallur: VKM 102 date 15.01.1996

Sipërfaqja, vendndodhja-kordinatat: Sip. 430 ha, Qarku Korçë

Kordinatat:

Jug –Lindje Kolonjë

X 4471547,3

Y 4448790,84     

4.            Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion:

Erseke Leskovik – Rruga nacionale Piramida 17.

Kroi i Kelcyrës Piramida 17

5.            Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës:

Abias borisis rechia

Në një terren mjaft të ngushtë takohen të gjitha zonat fitoklimatike, nga pyjet e shkurretat mesdhetare
deri në kullotat malore mesdhetare. Rreth 500 ha janë pyje totalisht të virgjër. Formacionet më
interesante janë ato të Abies borisii-regis Matf. Formacionet pyjore të pishës së zezë (Pinus
nigra) kanë zhvillim të mirë. Po kështu dhe të Fagus sylvatica. Formacione interesant dhe të
rrallë konsiderohen ato të Alnus glutinosa-Salix sp.-Populus nigra, me lajthi (Corylus avellana).
Në brëndësi gjënden liqenj dhe ligatina të bukur nga pikëpamja peizazhiste, por dhe floristike.  
Pyjet e pishes, ahut dhe bredhit, përfaqësojnë habitate të rëndësishme për gjitarët e mëdhenj, si
ariu (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), kaproli (Capreolus capreolus), etj.. Është nje vend i pasur
me e burime te ftohta. Prania e ligatinave ia rrit së tepërmi vlerat shkencore, turistike, shlodhëse
dhe kurative që do të përbënin njëherazi burime të ardhurash ekonomike dhe për popullsinë
lokale.

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay