Rezervat Natyror i Menaxhuar/ Park Natyror

Karaburun

Emri i Zonës së Mbrojtur: Rezervat Natyror i Menaxhuar "Karaburun"

Kategoria: IV

Vendimi me të cilin është shpallur: Rreg.MB nr. 1, date 27.7.1977

Sipërfaqja, vendndodhja-kordinatat: RNM‘Karaburun’ shtrihet në një zonë prej 20000 ha. Ndodhet në Qarkun e Vlorës dhe nërrethin e Vlorës.

Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:

Në Veri: Kepi i Gjuhëzës (43.0m)(4355080.46L/4477923.30V), vijion përgjatë  vijës bregdetare të detit Adriatik deri në afërsi të Orikumit, kuota 64.0m, përroi i Gjimarës, ndjek rrugën këmbësore te Brinajt e fushës së Karaburunit, përgjatë rrugës automobilistike Orikum-Llogara, ndjek përroin e Dukatit dhe të Shatait, kuotën 487.0 m (4378403.59L/4607097.40V);

Në Lindje: Kuotën 487m(4378403.59L/4607097.40V), ndjek kurrizin dhe  rrugën këmbësore, maja Gjipalit (1446.0m) deri te qafa e Llogarasë (1025.0m)(4380181.59L/4452708.39V);

Në Jug: Qafa e Llogarasë (1025.0m)(4380181.59L/4452708.39V), zbret përroin e Qerashës, vijon me kuotën 465.0 m, deri te pika e takimit me detin Jon (4379200.75L/4449719.59V);

Në Perëndim: Deti Jon(4379200.75L/4449719.59V), vijon përgjatë vijës  bregdetare derite Kepi i Gjuhëzës (43.0 m)(4355080.46L/4477923.30V).

Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion: Duke ndjekur rrugën tokësore Vlorë- Orikum- Pashaliman, ose rrugën detare.

Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës: Zona ka biodiversitet të lartë dhe të rëndësishëm në Mesdhe: livadhe alpine e subalpine, pyll pishe (Pinus nigra) dhe rrobulli (Pinus peuce, Pinus leucodermis), bredhit të Maqedonise (Abies borisii-regis), ilqes (Quercus coccifera), valanidhit (Q. macrolepis), makie tipike mesdhetare, bimësi tipike e shkëmbinjëve detare, ligatina dhe mbetje të pyjeve aluvionale, me katin litoral të shprehur mjaft mirë, me një bentos mjaft të zhvilluar, livadhe të gjërë të posidonies (Posidonia oceanica). Është zonë me një florë e faunë shumë të pasur detare dhe tokësore. Në ujrat detare takohen delfinet (Delphinus delphi dhe Tursiops truncatus), dhe mjaft lloje të tjerë të kërcënuar që mbrohen nga disa konventa. Ujrat detare të Karaburunit vizitohen nga foka e mesdheut (Monachus monachus), një nga llojet më të kërcënuar në botë. Kufiri verior i aleances OleoCeratinion; kufiri verior i qepës së detit. Zonë ku tokohen lloje endemike e subendemike si dhe  shumë lloje të rrallë e të kërcënuar (Taxus bacata, Ceratonia siliqua etj.).

Monumente natyre:

Shpella dhe Gjiri i Gramës : Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihet është Vlorë- Llogara-Gramë; Vlorë Deltae palasësGramë, dhe rrugës detare nga Vlora apo Dhërmiu.

Shpella e Duk Gjonit : Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihet është Vlore-Pashaliman- Brisan-             Ana e Detit.

Shpella e Haxhi Alisë ( Iliriane) : Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihet është rruga detare me anije dhe varkë nga porti i Vlorës, Qendra e Peshkimit Radhime dhe Moli i Jahteve Orikum, për në kepin e Gjuhëzës.

 

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay