Peizazhe të Mbrojtur

Vjosë-Nartë

Emri i Zonës së Mbrojtur: Peisazh i Mbrojtur Vjosë-Nartë

Kategoria: E pestë

Vendimi me të cilin është shpallur: Nr.680, datë 22.10.2004

Sipërfaqja, vendndodhja-kordinatat: Zonë me një sipërfaqe19738 ha.

Ndodhet në Qarkun e Vlorës dhe në rrethin e Vlorës.

Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion: Duke ndjekur rrugën nacionale Vlorë-Fier (Vlorë-Kriporja-bregdeti I Nartës-Hidrovori), ose Vlorë-Pylli I sodës-fshati Zvërnec)

Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës: Takohet bimësi tipike mesdhetare, të tokave të kripura sikurse dhe në pjesën veriore të grykëderdhjes së lumit Vjosë. Narta është laguna e dytë në vënd për nga rëndësia për shpendët e ujit, duke qënë një IBA mjaft e rëndësishme (20000 shpendë dimerues dhe mbi 40 llojeve). Vënd ushqimi për pelikanin (Pelicanus crispus) dhe ku takohen rregullisht  flamingot (Phenicopterus ruber). Përreth lagunës gjëndet një florë dhe faunë e pasur tipike e ligatinave mesdhetare. Zona e Zvernecit cilësohet për bukuritë bregdetare të ndërthurura me pasuritë e saj kulturore e tradicionale, që përbëjnë potenciale për zhvillimin e turizmit. Në breg të tij gjëndet pylli i selvisë dhe xina (Pistacia lentiscus).

Monumente natyre:

Dunat e Nartës: Rruga në përmjet të cilës mund të arrihet: duke ndjekur intinerarin qyteti i Vlorës-Kriporja-bregdeti i Nartës-Hidrovori.

Laguna Limopuo: Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihet është nëpërmjet intinerarit qyteti i Vlorës-Pylli i Sodës-fshati Zvërnec.

Pylli i Zvernecit: Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihet është Vlorë-Zvërnec.

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay