Peizazhe të Mbrojtur

Nikolica

Emri i Zonës së Mbrojtur: Peisazh i Mbrojtur Tokësor Nikolicë

  1. Kategoria: V Peizazh i Mbrojtur

Vendimi me të cilin është shpallur: V.K.M.Nr 102 date 15.01.1969

Sipërfaqja, vendndodhja-kordinatat:510 ha. Nikolicë

Kordinatat:

Në Veri:

(4484467.25L/4481743.62V)

 Në Lindje: (4486046.21L/4481670.56V)

Në Jug: Pika me koordinata (4484966.86L/4479196.08V)

Në Perëndim: (4482619.64L/4480694.91V)

 

  1. Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion

Bilisht - Nikolice 33 km.

Dardhe – Nikolice 12 km.

  1. Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës

 

Larmi habiatatesh: kullota natyrore subalpine dhe alpine, pyje të ahut (Fagus sylvaticus), pishës (Pinus sp.), bredhit (Abies sp.) dhe lajthisë (Corrilus avellana). Takohen mjaft bimë të rralla dhe subendemike. Zona e Nikolicës përfaqëson pyll i dominuar nga ahu (Fagus sylvatica) dhe i shoqëruar nga bredhi i Maqedonisë (Abies borisii regis) dhe më rrallë nga pisha e zezë (Pinus nigra) dhe qarri (Quercus cerris). Kati shkurror përbëhet kryesisht nga murrizi (Crataegus heldreichii), dëllinja e zezë (Juniperus communis), xerxela (Daphne mezereum) etj. Buzë pyllit takohen lajthishten (Corylletum avellanae), dardha e egër (Pyrus pyraster), ndërsa gjate rrjedhjes së përrenjëve takohen formacione me shelg (Salix ssp). Bimësia barishtore dominohet nga lloje tipike të ahishteve Fagetum ssp, Asperula odorata, Oxalis acetosella, Calamintha grandiflora, Euphorbia amygdaloides, Luzula sylvatica, Mycelis muralis, Sanicula europaea, Thalictrum aquilegifolium, Lilium martagon, Hepatica triloba etj. Është bërthamë dhe biokorridor për rruazorët e mëdhenj, ariu (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), rrëqebulli (Felis lynx), dhia egër (Rupicapra rupicapra), kaprolli (Capreolus capreolus), duke fituar vlera dhe rëndësi rajonale Ballkanike. 

 

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay