Zonat RAMSAR

Liqeni i Shkodrës-Lumi i Bunës

Emri i Zonës së Mbrojtur: Rezervat Natyror i Menaxhuar: Liqeni i Shkodrës

Kategoria e IV

Vendimi me të cilin është shpallur:Nr 684,date 2.11.2005

 

Sipërfaqja 26535Ha.

Vendodhja Ndodhet në Qarkun e Shkodrës ,bashkitë   Shkodër dhe Malësi e madhe. Zonë e mbrojtur (ZM) ndërkufitare. Pjesa e Malit të Zi të liqenit është Park Kombëtar dhe Zonë e Ramsarit. Është liqeni më i madh i Ballkanit dhe një nga më të rëndësishmit e tij

Koordinatat

Kufizohet nga :

Veri: Kufiri shtetëror pika me koordinata (4365915.57L/4661069.80V),

vazhdon përgjatë kufiri shtetëror të vijës së liqenit deri te rruga e Hanit të Hotit, kodra e Kalasë 204.0 m (4370055.25L/4690437.81V);  

Në Lindje:  Kodra e Kalasë 204.0 m (4370055.25L/4690437.81V), vijion përgjatë

rrugës automobilistike Hani i Hotit-Shkodër deri në ndërprejen e rrugës në afërsi të Dobracit (4376407.12L/4662535.07V);  

Në Jug: Me ndërprerjen e rrugës në afërsi të Dobracit

(4376407.12L/4662535.07V), poshtë vijës së verdhë të qytetit të Shkodrës deri te bashkimi i Bunës me lumin e Drinit (4374518.80L/4657264.38V);  

Në Perëndim: Pika e bashkimit të Bunës me lumin e Drinit

(4374518.80L/4657264.38V), kuota 212.o m, maja Taraboshit (594.2 m), maja Golishit (651.8 m), maja Sukës (491.1 m), kufiri shtetëror pika me koordinatat (4365915.57L/4661069.80V).

Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion

Janë dy rruge qe kufizojnë ketë zone te mbrojtur

Rruga Shkodër Hani I Hotit

Rruga Ura e Bune -Zogaj

Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës

Zonë e rëndësishme për shpendët në Europe (IBA), afro 40 lloje shpendësh ujore, për llojin globalisht të kërcënuar Phalacrocorax pygmeus apo Pelecanus crispus Në të jetojnë afro 56 lloje peshqish, ndërmjet të cilëve dhe blini (Acipenser sturio) Ndër gjitarët veçojmë llojin globalisht te kërcënuar lundërzen (Lutra lutra).. Zonë me bimësi ujore të pasur ku veçojmë dhe llojet e Librit te kuq si: zambakët e ujit (Nymphaea alba, Nuphar luteum dhe Nymphoides peltata), arra e ujit (Trapa natans) etj.

Monumente natyre

  1. Olistolitet e Kodrës se Tepes
  2. Mbihipja tektonike e Shirokës
  3. Syri i Sheganit
  4. Syri i Gjonit

Objekte kulturore, fetare, historike brenda zonës:

Objekte fetare

Kisha     Shirokë

Xhamia  Shirokë

Kisha     Vrakë

Kisha     Kamicë

Kisha e Bajzës

Xhamia Aliaj

Objekte në shërbim të komunitetit: ​

Qëndra e Peshkimit  Shirokeë

Shkolla mjedisore në Shegan

Fshati i Paqes në Tarabosh.

Kampingu në Vrakë

Shkolla Zogaj, Shirokë,Vrakë, Sterbeq, Kamicë, Jubicë, Bajzë

Shkolla Mjedisore në Shegan

Peizazh i Ujor/Tokësor i Mbrojtur

Lumi Buna dhe të territoreve ligatinore përreth tij

 Kategoria e V

Vendimi me të cilin është shpallur   nr 682 date 2.11.2005

Sipërfaqja, 23027Ha

Vendndodhja, Ndodhet në Qarkun e Shkodrës Bashkia  e Shkodër ku në këtë zonë shtrihen katër njësi administrative, Ana e Malit, Bërdicë, Dajç,Velipojë.

Koordinatat: Kufijtë e digjitalizuar përfshijnë:

Në Veri: Grykëderdhja e lumit Buna (4362252.56L/4638096.04V), përgjatë

rrjedhjes së lumit Buna deri te pika e bashkimit me lumin Drin, kalon pranë Kosmacit, Kucit, argjinaturës, kodra e Vukatanës (48.0 m), në argjinaturë, pranë urës së Drinit deri te maja Kalaja Xhedatit (217.0 m)-(4385264.41L/4654249.70V); 

Në Lindje:  Maja Kalaja Xhedatit (217.0 m)-(4385264.41L/4654249.70V),

vazhdon në krah të rrugës automobilistike Bushat-Barbullush, në kanalin kullues (Pekesenës), pranë fshatit Ranxë, përgjatë rrugës së Fshatit të Ri, anës kodrës, përgjatë argjinaturës, me vijën ndarëse të kodrave me fushën e Torovicës deri te kuota 107.0 m (4381470.11L/4636550.15V); 

Në Jug:  Kuota 107.0 m (4381470.11L/4636550.15V), kuotat 339.0 m, 386.0 m,

384.0 m, 332.0 m deri te pika me koordinata (4379344.18L/4633806.87V); 

Në Perëndim: Pika me koordinata (4379344.18L/4633806.87V), gjatë vijës

bregdetare të detit Adriatik deri te Grykëderdhja e lumit Buna (4362252.56L/4638096.04V). 

Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion

 Rrugët qe te çojnë ne ke te zone te mbrojtur ja ne Shkodër –Velipoje,Shkodër-Dajç,Shkodër -Muriqan

Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës

 Lumi ndërkufitar dhe këneta e Domit është një zonë e rëndësishme për shpendët Përmes lumit realizohet migrimi i disa lloje peshqish, si blinit (Acipenser sturio). Në këtë zonë takohet dhe arra e ujit (Trapa natans). Ndër gjitarët veçojmë llojin globalisht te kërcënuar lunderzen (Lutra lutra). ZM ndërkufitare dhe një nga IBA-t (Zonë e Rëndësishme për Shpendët) më të rëndësishme të vëndit. Zonë me bimësi tipike mesdhetare, dhe zonë e arealit të llojit pothuaj në zhdukje të rrënjës (Quercus robur). Në zonë takohen lloje kafshësh të një rëndësie Evropiane si Phalacrocorax pygmeus, Lutra lutra dhe çakalli (Canis aureus). Një lagune me vlera, në mënyrë të veçantë për avifaunën ujore, sidomos për llojet migratore dimërues, një pjesë e të cilëve mbrohen nga konventa e Bonit.

Monumente natyre

Ishulli i Franc Jozefit që tani nuk ekziston

Objekte kulturore, fetare, historike brenda zonës:

Objekte  fetare

Kisha e Obotit

Xhamia e Muriqani

Xhamia e Zuesit

Kisha Shirqit

Xhamia e Mashanit

Kisha e Dajçit

Kisha e Samrishtit

Kisha e Pentarit

Kisha e Luarzë

Kisha e Gomsiqe ere

Kisha e Velipoje plazh

Kisha e Reçit

Kisha e Rrjollit

Xhamia Luarëz

Objekte historike

Kisha e Shirqit

            Objekte në shërbim të komunitetit

Qendra komunitare në Shirq

Qendra e kanoe dhe e biçikletave në  Dajç

Shkollat ne Shirq, Dajç, Rrushkull, Pentar Velipojë (Gomsiqe ere)Velipoje(Plazh), Rrjoll

Qendra informacionit në plazh Velipojë

Qendra  e vizitorëve në Velipojë

Shtatë shtigje biçikletash Ura bahçallëkut-Belaj, Belaj Rezera e Velipojës, Brenda Rezervës së Velipojës, Zyrat Adzm- Vilun, Qendër Plazh-Qerret, Qendër plazh –Rrjoll, Qendër plazh Mali Kolaj.

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay