Zonat RAMSAR

Kanali i Çukës-Butrint-Kepi i Stillos

Emri i Zonës së Mbrojtur: Kanali i Çukës-Butrint-Kepi i Stillos

  1. Kategoria: Eshtë pjesë e Konventës së Ramsarit që prej datës 28.03.2003 dhe mban nr. 1290

Kategoria II e IUNC-it për Kategorinë e Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura.

Nr. Site 1290, dt.28.3.2003

  1. Vendimi

Nr. 531. datë 31.10.2002 i KM “Shpalljen e kompleksit ligatinor të Butrintit dhe të territorit përreth tij (Liqeni i Butrintit, Parku Kombëtar i Butrintit, Kepi i Stillos, ishujt e Ksamilit) zonënatyrore, veçanërisht e mbrojtur dhe përfshirjen e tij në listën e ligatinave me rëndësi ndërkombëtare, veçanërisht si habitate të shpendëve ujorë”.

  1. Sipërfaqja, vendodhja, koordinatat:

Kjo zonë përfshin një sipërfaqe prej 13 500 ha, pjesa qendrore është liqeni i Butrintit (1600 ha).

X= 44 16 175        Y= 44 01 925

Në veri - Kanali i Çukës, rruga automobilistike që lidh fshatin Çukë me Dritasin dhe Pllakën;

Në lindje – vija lidhëse Pllakë –Murrsi, që kalon ne malin e Milesë;

Në jug – Murrsi- kufiri jugor me Greqinë;

Në perëndim – nga derdhja e Bistricës (Kanali i Çukës) deri në kufirin shtetëror me Greqinë, përfshirë ishujt e Ksamilit dhe të Stillos, duke u futur 1 km në thellësi të detit Jon.

  1. Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion

Rruga kryesore është ajo nga Saranda përgjatë gadishullit të Ksamilit, drejt Butrintit,

Vrinë-Xarë.

  1. Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës

Ruhet në gjendje natyrore pylli mesdhetar përherë i blertë. Florën e përbën 800-900 lloje.

Bimësia që dominon dafina, ilqa, mreta,qelbesi, pralli,valanidhi.

Nga drufrutorët agrumet, ulliri, bimët e arave.

Nga fauna, është e pasur me invertebror, lloje peshqish (68 lloje) qefulli, koca, levreku ngjala, amfibe, reptile.

Në të takohen rreth 247 lloje shpendësh emigrues dhe të vendit, prej të cilëve 70% janë shpend ujorë (çapkat, rosat, koliku, gjeleza, dallandyshe e detit etj).

  1. Monumente natyre
  • Pylli i Butrintit
  • Kanalii Vivarit
  • Liqeni i Rrezës
  • Burimet e kripura të Mullirit (Rrezës)
  1. Objekte kulturore, fetare, historike brenda zonës:

Qyteti antik i Butrintit

Kalaja Trekendore (periudhen veneciane)

Kalaja e Ali Pashës (katërkëndore) në grykderdhje të kanalit të Vivarit.

Fusha e Vrinës, lagjia e vjetër romake, rrënoja arkeologjike (bazilika, vila, terma romake)

Rrënojat e ujësjellsit të Butrintit

Diaporit (bazilika, vila dhe terma romake)

Kalivoi (fortifikimi)

Alinura (rrënoja arkeologjike)

Manstiri i Shëngjergjit

  1. Objekte në shërbim të komunitetit:

Qendra kulturore e Ksamilit, qendra shëndetësore, hotele, restorante.

Plazh publik: Plazhi i Manastirit

Plazhe në përdorim: Pasqyrat, Gjiri i Hartës, i Baxhos, Gjiri Poda,i Guvave, Gjiri Bora Bora, i Ksamilit, Gjiri i Varkave.

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay