Rrjet i Koordinatorëve kundër Korrupsionit

Rrjeti i Koordinatorëve kundër Korrupsionit ka si mision hetimin, verifikimin dhe ndëshkimin e çdo rasti korruptiv, praktike abuzive ose arbitrare, të cilat cënojnë të drejtat ligjore të qytetarëve apo kufizojnë e mohojnë aksesin e tyre në shërbimet publike, kjo me qëllim minimizimin dhe luftimin e këtij fenomeni në institucionet e administratës publike pjesë e Rrjetit kundër Korrupsionit, si dhe ndëshkimin e dërgimin para organeve të procedimit penal të personave përgjegjës. Gjithashtu, ky rrjet nëpërmjet veprimtarisë së tij, synon të garantojë ndër të tjera forcimin e zbatueshmërisë së ligjit, rritjen e integritetit të administratës publike dhe garantimin e të drejtave të çdo qytetari në këtë drejtim. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, e krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, Vendimi. Nr. 102, datë 4.2.2015, ka për qëllim menaxhimin, mbrojtjen, zhvillimin, zgjerimin dhe funksionimin e sipërfaqeve të zonave të mbrojtura në vendin tonë. Parandalimi i fenomeneve korruptive dhe zbatimi ligjit në Menaxhimin dhe Administrimin e zonave të mbrojtura do të jenë shtylla kryesore dhe më e rëndësishme e punës së Rrjetit të Koordinatorëve kundër Korrupsionit, nëpërmjet Kordinatorit pranë AKZM, në përmbushje të misionit të tij ligjor.

Çdo shtetas shqiptar apo i huaj, për dërgimin e denoncimeve për praktika abuzive, arbitrare apo raste të dyshuara për korrupsion, të drejtohet te Platforma e Bashkëqeverisjes www.shqiperiaqeduam.al

Ju falenderojmë për bashkëpunimin tuaj!

Petrit IMERAJ

Rrjeti i Koordinatorëve kundër Korrupsionit

Koordinatori pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura