DOKUMENTE

Zonat e mbrojtura ne funksion të mjedisit dhe shëndetit

Ministria e Mjedisit ka krijuar Sistemin e Integruar të Monitorimit të Mjedisit për të gjithë komponentët; ajrin, ujrat, tokën, pyjet dhe biodiversitetin si një set stacionësh ose vendndodhjesh të monitorimit, për çdo komponent i shoqëruar me një set të indikatorëve që duhet të jenë raportuar. Këto rrjete kanë qënë përcaktuar në përputhje me kërkesat e legjislacionit të BE-së. Sistemi i Integruar i Monitorimit të Mjedisit është zhvilluar i shkallëzuar, bazuar në prioritetet dhe në përgatitjen e buxheteve të bazuar në periudha afat shkurtër dhe afat mesëm. Përcaktimi i prioriteteve është bërë duke marrë parasysh kapacitetet teknike dhe burimet buxhetore, dy pengesat më të mëdha kur zbatohet ndonjë sistem monitorimi. Sigurisht përfaqësimi i stacioneve dhe të treguesve, nivelet e pritshme të ndotjes dhe ndikimet mbi popullsinë dhe ekosistemet ishin kriteret primare dhe u konsideruan në të gjithë procesin. Shqyrtimi gjithashtu ka ndjekur kërkesat bazë të legjislacionit kombëtar dhe të Bashkimit Europian(BE).

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay