Lajme Flash

Lajmet e fundit

AKZM dhe NaturAL, së bashku në “Panairin Mesdhetar të Turizmit 2017”

AKZM dhe NaturAL, së bashku në “Panairin Mesdhetar të Turizmit 2017” Më dt: 8-9 prill gjatë “Panairit Mesdhetar i turizmit 2017” u zhvillua një workshop, ku mori pjesë dhe stafi i AKZM-së drejtuar nga kreu i këtij institucioni Z. Zamir Dedej. Ndërkohë pjesëmarrja e AKZM-së gjatë dy ditëve të panairit si pjesë e stendës së AIC ishte e plotë. “Zyra e Agjencisë Italiane, Tiranë për Zhvillim dhe Bashkëpunim" (AICS Tiranë)…

Prezantohen rezultatet e Censusit Kombëtar të Shpendëve Dimërues

Prezantohen rezultatet e Censusit Kombëtar të Shpendëve Dimërues Ministri Koka: Censusi i Shpendëve dimërues  konfirmon efektet e shkëlqyera të Moratoriumit të Gjuetisë. Ministri Koka: U njoha dje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi vendimin e moratoriumit. Nuk dua t’i dekurajoj gjuetarët por dua sot t’u them që ne jemi tashmë të hapur, të ulemi me ta për të diskutuar pikërisht këto rezultate të Censusit dhe për të…

Shqipëria promovon një strehë të re për lakuriqët e natës, tunelet dhe bunkerët e braktisur

Bunkeri i kohës së komunizmit, sot Bunk’Art,  hap dyert për ekspozitën unike të lakuriqëve të natës “Bunkerët: Streha e Jetës së Egër”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Jetës së Egër e cila festohet në mbarë botën në 3 Mars. Ekspozita mundësohet nga Projekti i financuar nga BE-ja NaturAL, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, AKZM dhe Bunk’Art. Ajo ka si qëllim të ndërgjegjësojë vendimmarrësit dhe të gjithë qytetarët për…

3 Mars, Dita Ndërkombëtare e Jetës së Egër, aktivitete në 8 qarqe

Me rastin e 3 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Jetës së Egër, nga data 27 Shkurt deri më 4 Mars AKZM dhe Projekti NaturAL do të organizojnë aktivitetin me temë "Vizito Zonat e Mbrojtura - Streha e Jetës së Egër" në qytetet Tiranë, Shkodër, Fier, Kukës, Dibër, Berat, Gjirokastër dhe Vlorë. Aktiviteti do të kulmojë më Tiranë më dt 3 Mars, me hapjen e ekspozitës me fotografi të Lakuriqëve të Natës në…

Uniforma për Rangers-at dhe specialistët e AKZM, AdZM-ve

Shpërndahen uniformat e reja për Ranger-sat dhe specialistët e AdZM-ve dhe AKZM-së. Uniformat me simbolet e tyre do të bëjnë që komuniteti dhe çdo qytetarë t’i identifikojë menjëherë Rangers-at kur t’i shohë në terren, njësoj si identifikon sot policin, apo ushtarakun. Trupa e Rangers-ave shqiptarë është shpërndarë në të gjitha Zonat e Mbrojtura, në 12 qarqet e vendit. Ata janë mbrojtësit e parë të natyrës, si dhe janë në kontakt…

Koka: Nuk është vetëm betoni që ju duhet shqiptarëve

Koka: Nuk është vetëm betoni që ju duhet shqiptarëve Në aktivitetin e zhvilluar ditën e sotme për 94 vjetorin e Shërbimit Pyjor Shqiptar në Malin e Dajtit për investimin e Ministrisë së Mjedisit të rehabilitimit dhe gjelbërimit të zonës, i pyetur nga gazetarët Ministri Koka për zbatimin  e moratoriumit të pyjeve dhe menaxhimin e pyjeve nga pushteti vendor theksoi se ka ende bashki që nuk kanë filluar të zbatojnë ligjin…

Përkujtohet 94 vjetori i Shërbimit Pyjor Shqiptar

Përkujtohet 94 vjetori i Shërbimit Pyjor Shqiptar   Në  94 -vjetorin e Ditës së Shërbimit Pyjor  Shqiptar,  Ministri i Mjedisit Z. Lefer Koka inspektoi  pyllëzimin dhe rehabilitimin e një prej zonave të degraduara në Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit”. Pasi inspektoi nga afër investimin e realizuar nga Ministria e Mjedisit , Ministri Koka theksoi se sot është një ditë e vecantë në historinë e pylltarisë shipëtare duke nënvizuar se devotshmëria,…

Inkurajim për ruajtjen e natyrës ndërkufitare midis Shqipërisë dhe Malit të Zi

Inkurajim  për ruajtjen e natyrës ndërkufitare  midis Shqipërisë dhe Malit të Zi Podgorice, Mal i Zi, 5 Dhjetor 2016,  Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura e Shqipërisë dhe Ndërmarrja Publike e Parqeve Kombëtare në Malin të Zi, nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi sot në Podgoricë, duke vendosur sëbashku që të rrisin bashkëpunimin ndërkufitar për mbrojtjen e natyrës. Vetëm përdorimi i mençur e biodiversitetit do të garantojë ruajtjen e burimeve natyrore për…

Bashkëpunimi i fuqishëm për zonat e mbrojtura të Shqipërisë - koha për të festuar mbi arritjet dhe për të reflektuar mbi hapat e së ardhmes

Bashkëpunimi i fuqishëm për zonat e mbrojtura të Shqipërisë - koha për të festuar mbi arritjet dhe për të reflektuar mbi hapat e së ardhmes TIRANË, 25 Janar 2017 –Projekti pesëvjecar "Mbështetje institucionale për menaxhimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri" ka ardhur në fundin e tij, duke kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në progresin e bërë në fushën e mbrojtjes së natyrës në Shqipëri. Projekti – i zbatuar nga…

Së bashku punojmë për natyrën

SE BASHKU PUNOJME PER NATYREN Në mbyllje të vitit, partnerët që punojnë për përmirësimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura në Shqipëri u mblodhën së bashku për të diskutuar aktivitetet përgjatë 2 viteve të fundit. Që prej krijimit të saj në 2014, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) është mbështetur nga projekti i financuar nga BE, NaturAL dhe “Mbështetje institucionale për menaxhimin e zonave të mbrojtura” i financuar nga…

4 ministra të qeverisë shqiptarë bashkë për zhvillim të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura

Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura zhvilluan sot Forumin Koordinues “Rrjeti i Zonave të Mbrojtura: Modeli i ardhshëm i zhvillimit të qëndrueshëm – hapat e mëtejshëm për një menaxhim më të mirë”. Ky forum mblodhi në një panel 4 Ministra të  Qeverisë Shqiptarë, z. Edmond Panariti, Ministër i Bujqësisë, Zj. Eglantina Gjermeni, Ministër i Zhvillimit Urban dhe Zj. Milva Ekonomi, Ministër i Ekonomisë, si dhe përfaqësuesit…

Nis sot (BioNNA), Baza e të Dhënave Kombëtare të Biodiversitetit për Shqipërinë!

Nis sot (BioNNA), Baza e të Dhënave Kombëtare të  Biodiversitetit për Shqipërinë! TIRANË, 21 Tetor, – Të dhënat kombëtare për biodiversitetin janë tashmë të vlefshme përmes faqes së internetit “Rrjeti Kombëtar i Biodiversitetit të Shqipërisë” (BioNNA). Ky është një hap i rëndësishëm drejt përgatitjes së Shqipërisë për Natura 2000, duke siguruar që të dhënat e biodiversitetit të jenë të mbledhura sipas protokolleve standarde, të ruajtura ndër vite dhe në dispozicion…

Ministri Koka: Qendra informimit në Parkun Shebenik-Jabllanicë edhe qendër edukimi për fëmijët e zonës. Merita kryesore për mbrojtjen e këtij Parku dhe rivitalizimin e tij i shkon banorëve të zones

Ministri Koka: Qendra informimit në Parkun Shebenik-Jabllanicë edhe qendër edukimi për fëmijët e zonës. Merita kryesore për mbrojtjen e këtij Parku dhe rivitalizimin e tij i shkon banorëve të zones   Ministri I Mjedisit z. Lefter Koka ishte sot në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë për të inaguruar “Qendrën e Vizitorëve në Steblevë”. Fondi për ngritjen e kësaj qendre rreth 130.000 euro financuar nga qeveria italiane përmes Cooperazione Italiana. Ky projekt u…

Inagurohet Qendra e Vizitorëve, Velipojë

Inagurohet Qendra e Vizitorëve, Velipojë   Përfundon rikonstruksioni i Qendës së Vizitorëve, Peisazhi i Mbrojtur Lumi Buna-Velipojë. Të pranishëm në ceremoninë e përurimit ishin Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej, Z. Andrea Senatori, Drejtor i Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim/Cooperacione Italiane, Z. Boris Erg, Drejtori i Zyrës së Programit të IUCN të Evropës Juglindore, Z. Mauro Ghirotti, Kordinator Programi / MAECI, etj, si…

Turizmi i Qëndrueshëm në Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë – Një gur i çmuar për zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e natyrës

Turizmi i Qëndrueshëm në Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë – Një gur i çmuar për zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e natyrës Shkodër, 29 shtator 2016-Zonat e Mbrojtura kanë një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm – një factor kyç në përmirësimin e situatës social-ekonomike të komuniteteve vendore si dhe kontribuojnë për mbrojtjen e biodiversitetit. Ky është një ndër mesazhet e e Konferencës 2-ditore mbi “Zhvillimi i Turizmit…

Vjen për fëmijët revista “Hapat e Gjelbër”

Vjen për fëmijët revista “Hapat e Gjelbër” Edukimi mjedisor në Shqipëri vjen si domosdoshmëri e formimit të qytetarëve të rinj me atë pjesë të edukimit të munguar. Dikur i pranishëm me produkte periodike, sot thjesht i përqëndruar në nivelin e organizimeve pikësore. Për të sjellë traditën e revistave që nuk i kanë munguar fëmijëve të dikurshëm, revista “HAPAT E GJELBËR” do të vijë çdo tre muaj, për të informuar fëmijët…

AKZM dhe AdZM, vizitë pune në Çeki

AKZM dhe AdZM, vizitë pune në Çeki Një grup drejtuesish dhe punonjësish nga AKZM dhe AdZM-të e rretheve po zhvillojnë një vizitë pune në Çeki. Në tetor të vitit 2015, dy drejtuesit: të Agjencisë Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri (NAPA AL) dhe Agjencisë për Ruajtjen e Natyrës të Republikës Çeke (NCA CR), nënshkruan një Memorandum të Bashkëpunimit (MOC). Pas takimit të parë të mbajtur në Shqipëri, dy institucionet…

Dita Botërore e Mjedisit, Ministri Koka apel studentëve dhe qytetarëve për të ruajtur mjedisin

Dita Botërore e Mjedisit, Ministri Koka apel studentëve dhe qytetarëve për të ruajtur mjedisin Ministri Koka:  Dita Botërore e Mjedisit, iniciativë globale në mbrojtje të faunës së egër. Ministri Koka:  Shqipëria  angazhim për këtë nismë  me moratoriumin e gjuetisë e shumë nisma të tjera ligjore. Ministri Koka: Ndjeshmëri ndaj mjedisit u kërkohet të gjitha institucioneve si edhe qytetarëve  AKZM me studentët kontratë bazuar në ligjin e vullnetarizmit për monitorimin e…

Dita e Pelikanit Kaçurel në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta

Në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta u mbajt Dita e Pelikanit Kaçurel. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të programit rajonal për Menaxhimin e Ligatinave dhe Ruajtjen e Pelikanit Kaçurrel në Pellgun e Mesdheut. Kjo ditë organizohet për herë të dytë në Shqipëri dhe ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen dhe ruajtjen e këtij lloji me rëndësi globale. Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është shembulli i qartë i shtimit të faunës së egër,…

Parku Kombetar i Dajtit, nenshkruhet marrveshja e bashkepunimit mes AKZM dhe APR

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit (APR), nënshkruajnë një marrëveshje për lehtësimin dhe përmirësimin e kryerjes së funksioneve përkatëse të të dy Agjencive për menaxhim/konservim kundrejt praktikave të rekreacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekoturistik rajonal në Parkun Kombëtar të Dajtit (PKD) Qëllimi i kësaj Marrëveshje është përcaktimi i formave të bashkëpunimit dypalësh ne mënyrë që të sigurohet aksesi i qytetarëve dhe komuniteteve lokale…
Page 1 of 4

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay