AKTIVITETE

Kongresi i I i Ranger-save

Kongresi i I i Ranger-save   Në kuadër të festimeve të Ditës Botërore të Rangers – ave, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Shoqata e Parqeve Kombëtarë të Shqipërisë, me mbështetjen e projektit NaturAL, të financuar nga Bashkimi Evropian, koordinuar nga Agjencia Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në partneritet me Unionin Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës (IUCN) dhe Shoqatën e Botanistëve Italianë (SBI), kanë organizuar një sërë aktivitetesh në…

Dita Botërore e Mjedisit, 5 qershor aktivitete nga AdZM-të

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, 5 qershor u zhvilluan një sërë aktivitetesh nga AdZM-të e Qarqeve, të cilat konsistojnë në pastrime të territoreve të Zonave të Mbrojtura nga nxënësit e zonës dhe orë mësimore mbi natyrën në shkollat brenda zonave të mbrojtura. Prespë Më 5 qershor AdZM Korçë në bashkëpunim me Bashkinë Pustec, organizoi aksionin “Për një Park të pastër, në një mjedis të pastër”, i cili konsistoi…

“Shtëpia e Gjelbër” i jep AKZM-së një Qendër Vizitorësh në Drilon

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, 5 qershor, Shoqata Jofitimprurëse “Shtëpia e Gjelbër” i jep në përdorim dhe pa asnjë detyrim një Qendër Vizitorësh në Drilon, Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura, Korçë. Për këtë arsye dy drejtuesit, Nënkryetari i Shoqatës “Shtëpia e Gjelbër, Enkelejd Karanxha dhe Drejtori i AdZM, Korçë, Mihallaq Qirjo lidhin një marrëveshje. Kush shkon për të vizituar Pogradecin është e pamundur të mos bëjë një…

Çeljet faza e dytë të Projektit “Rezervati Ndërkufitar i Biosferës Prespë”

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, 5 qershor në Qendrën e Vizitorëve të Prespës, Njësia Bashkiake Pustec, Qarku Korçë, zhvillohet ceremonia e çeljes së fazës së dytë të Projektit “Rezervati Ndërkufitar i Biosferës Prespë”. Në këtë ceremoni marrin pjesë Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, AKZM, Zamir Dedej, drejtori i AdZM, Korçë, Mihallaq Qirjo, Presidenti i Institutit për Mbrojtjen e Natyrës, INCA-s Gent Kromidha, si partner lokal…

Ministri Koka përuron investime në Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit” në Ditën Europiane të Parqeve

Ministri Koka: Parqet dhe zonat e mbrojtura burime të rëndësishme ekonomike për vendin Në Ditën Europiane të Parqeve, Ministri i Mjedisit z.Lefter Koka ishte në Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit”.ku  inauguroi disa investime të rëndësishme në zhvillimin e zonave të mbrojtura. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ku ishin të pranishëm edhe  përfaqësues të Delegacionit Europian,  Ministri Koka theksoi rëndësinë e parqeve në jetën e qytetarëve. “Në këtë Ditë…

WWF përshëndet miratimin e Ligjit "Për zonat e mbrojtura" nga Kuvendi i Shqipërisë

Ligji i ri, kontribut për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional për mbrojtjen e natyrës në Shqipëri TIRANË - Gjatë seancës plenare të datës 4 maj 2017, Parlamenti i Shqipërisë miratoi ligjin “Për Zonat e Mbrojtura”. WWF Adria dëshiron të përgëzojë Agjencinë Kombëtare për Zonat e Mbrojtura për punën  e shkëlqyer në draftimin e këtij ligji , i cili reflekton standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së natyrës.  Ligji “Për zonat e mbrojtura”, synon…

Miratohet në seancë plenare projektligji “Për Zonat e Mbrojtura”

Në seancën plenare të ditës së sotme u miratua projektligji “Për Zonat e Mbrojtura”   Qëllimi i projektligjit “Për Zonat e Mbrojtura”, është që të përmirësojë kuadrin ligjor aktual të Zonave të Mbrojtura si një domosdoshmëri ndaj rritjes së kërkesave të menaxhimit dhe mbrojtjes së këtyre territoreve, si dhe ndryshimit të legjislacionit europian në këtë fushë. Ligji “Për zonat e mbrojtura”, synon përmirësimin e disa elementeve dhe problematikave të vërejtura…

AKZM dhe NaturAL, së bashku në “Panairin Mesdhetar të Turizmit 2017”

AKZM dhe NaturAL, së bashku në “Panairin Mesdhetar të Turizmit 2017” Më dt: 8-9 prill gjatë “Panairit Mesdhetar i turizmit 2017” u zhvillua një workshop, ku mori pjesë dhe stafi i AKZM-së drejtuar nga kreu i këtij institucioni Z. Zamir Dedej. Ndërkohë pjesëmarrja e AKZM-së gjatë dy ditëve të panairit si pjesë e stendës së AIC ishte e plotë. “Zyra e Agjencisë Italiane, Tiranë për Zhvillim dhe Bashkëpunim" (AICS Tiranë)…

Prezantohen rezultatet e Censusit Kombëtar të Shpendëve Dimërues

Prezantohen rezultatet e Censusit Kombëtar të Shpendëve Dimërues Ministri Koka: Censusi i Shpendëve dimërues  konfirmon efektet e shkëlqyera të Moratoriumit të Gjuetisë. Ministri Koka: U njoha dje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi vendimin e moratoriumit. Nuk dua t’i dekurajoj gjuetarët por dua sot t’u them që ne jemi tashmë të hapur, të ulemi me ta për të diskutuar pikërisht këto rezultate të Censusit dhe për të…

Shqipëria promovon një strehë të re për lakuriqët e natës, tunelet dhe bunkerët e braktisur

Bunkeri i kohës së komunizmit, sot Bunk’Art,  hap dyert për ekspozitën unike të lakuriqëve të natës “Bunkerët: Streha e Jetës së Egër”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Jetës së Egër e cila festohet në mbarë botën në 3 Mars. Ekspozita mundësohet nga Projekti i financuar nga BE-ja NaturAL, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, AKZM dhe Bunk’Art. Ajo ka si qëllim të ndërgjegjësojë vendimmarrësit dhe të gjithë qytetarët për…

3 Mars, Dita Ndërkombëtare e Jetës së Egër, aktivitete në 8 qarqe

Me rastin e 3 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Jetës së Egër, nga data 27 Shkurt deri më 4 Mars AKZM dhe Projekti NaturAL do të organizojnë aktivitetin me temë "Vizito Zonat e Mbrojtura - Streha e Jetës së Egër" në qytetet Tiranë, Shkodër, Fier, Kukës, Dibër, Berat, Gjirokastër dhe Vlorë. Aktiviteti do të kulmojë më Tiranë më dt 3 Mars, me hapjen e ekspozitës me fotografi të Lakuriqëve të Natës në…

Uniforma për Rangers-at dhe specialistët e AKZM, AdZM-ve

Shpërndahen uniformat e reja për Ranger-sat dhe specialistët e AdZM-ve dhe AKZM-së. Uniformat me simbolet e tyre do të bëjnë që komuniteti dhe çdo qytetarë t’i identifikojë menjëherë Rangers-at kur t’i shohë në terren, njësoj si identifikon sot policin, apo ushtarakun. Trupa e Rangers-ave shqiptarë është shpërndarë në të gjitha Zonat e Mbrojtura, në 12 qarqet e vendit. Ata janë mbrojtësit e parë të natyrës, si dhe janë në kontakt…

Koka: Nuk është vetëm betoni që ju duhet shqiptarëve

Koka: Nuk është vetëm betoni që ju duhet shqiptarëve Në aktivitetin e zhvilluar ditën e sotme për 94 vjetorin e Shërbimit Pyjor Shqiptar në Malin e Dajtit për investimin e Ministrisë së Mjedisit të rehabilitimit dhe gjelbërimit të zonës, i pyetur nga gazetarët Ministri Koka për zbatimin  e moratoriumit të pyjeve dhe menaxhimin e pyjeve nga pushteti vendor theksoi se ka ende bashki që nuk kanë filluar të zbatojnë ligjin…

Përkujtohet 94 vjetori i Shërbimit Pyjor Shqiptar

Përkujtohet 94 vjetori i Shërbimit Pyjor Shqiptar   Në  94 -vjetorin e Ditës së Shërbimit Pyjor  Shqiptar,  Ministri i Mjedisit Z. Lefer Koka inspektoi  pyllëzimin dhe rehabilitimin e një prej zonave të degraduara në Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit”. Pasi inspektoi nga afër investimin e realizuar nga Ministria e Mjedisit , Ministri Koka theksoi se sot është një ditë e vecantë në historinë e pylltarisë shipëtare duke nënvizuar se devotshmëria,…

Inkurajim për ruajtjen e natyrës ndërkufitare midis Shqipërisë dhe Malit të Zi

Inkurajim  për ruajtjen e natyrës ndërkufitare  midis Shqipërisë dhe Malit të Zi Podgorice, Mal i Zi, 5 Dhjetor 2016,  Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura e Shqipërisë dhe Ndërmarrja Publike e Parqeve Kombëtare në Malin të Zi, nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi sot në Podgoricë, duke vendosur sëbashku që të rrisin bashkëpunimin ndërkufitar për mbrojtjen e natyrës. Vetëm përdorimi i mençur e biodiversitetit do të garantojë ruajtjen e burimeve natyrore për…

Bashkëpunimi i fuqishëm për zonat e mbrojtura të Shqipërisë - koha për të festuar mbi arritjet dhe për të reflektuar mbi hapat e së ardhmes

Bashkëpunimi i fuqishëm për zonat e mbrojtura të Shqipërisë - koha për të festuar mbi arritjet dhe për të reflektuar mbi hapat e së ardhmes TIRANË, 25 Janar 2017 –Projekti pesëvjecar "Mbështetje institucionale për menaxhimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri" ka ardhur në fundin e tij, duke kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në progresin e bërë në fushën e mbrojtjes së natyrës në Shqipëri. Projekti – i zbatuar nga…

Së bashku punojmë për natyrën

SE BASHKU PUNOJME PER NATYREN Në mbyllje të vitit, partnerët që punojnë për përmirësimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura në Shqipëri u mblodhën së bashku për të diskutuar aktivitetet përgjatë 2 viteve të fundit. Që prej krijimit të saj në 2014, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) është mbështetur nga projekti i financuar nga BE, NaturAL dhe “Mbështetje institucionale për menaxhimin e zonave të mbrojtura” i financuar nga…

4 ministra të qeverisë shqiptarë bashkë për zhvillim të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura

Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura zhvilluan sot Forumin Koordinues “Rrjeti i Zonave të Mbrojtura: Modeli i ardhshëm i zhvillimit të qëndrueshëm – hapat e mëtejshëm për një menaxhim më të mirë”. Ky forum mblodhi në një panel 4 Ministra të  Qeverisë Shqiptarë, z. Edmond Panariti, Ministër i Bujqësisë, Zj. Eglantina Gjermeni, Ministër i Zhvillimit Urban dhe Zj. Milva Ekonomi, Ministër i Ekonomisë, si dhe përfaqësuesit…

Nis sot (BioNNA), Baza e të Dhënave Kombëtare të Biodiversitetit për Shqipërinë!

Nis sot (BioNNA), Baza e të Dhënave Kombëtare të  Biodiversitetit për Shqipërinë! TIRANË, 21 Tetor, – Të dhënat kombëtare për biodiversitetin janë tashmë të vlefshme përmes faqes së internetit “Rrjeti Kombëtar i Biodiversitetit të Shqipërisë” (BioNNA). Ky është një hap i rëndësishëm drejt përgatitjes së Shqipërisë për Natura 2000, duke siguruar që të dhënat e biodiversitetit të jenë të mbledhura sipas protokolleve standarde, të ruajtura ndër vite dhe në dispozicion…

Ministri Koka: Qendra informimit në Parkun Shebenik-Jabllanicë edhe qendër edukimi për fëmijët e zonës. Merita kryesore për mbrojtjen e këtij Parku dhe rivitalizimin e tij i shkon banorëve të zones

Ministri Koka: Qendra informimit në Parkun Shebenik-Jabllanicë edhe qendër edukimi për fëmijët e zonës. Merita kryesore për mbrojtjen e këtij Parku dhe rivitalizimin e tij i shkon banorëve të zones   Ministri I Mjedisit z. Lefter Koka ishte sot në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë për të inaguruar “Qendrën e Vizitorëve në Steblevë”. Fondi për ngritjen e kësaj qendre rreth 130.000 euro financuar nga qeveria italiane përmes Cooperazione Italiana. Ky projekt u…
Page 1 of 4

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay