Aktivitete

Festa e Verës në Prespë

Në Prespë po mbahet Festa e Verës, prodhim tradicional i kësaj Zone të Mbrojtur. Pjesëmarrës: stafi i AKZM-së drejtuar nga Z.Zamir Dedej, stafi i AdZM, Korçë, drejtuar nga Mihallaq Qirjo dhe të tjerë të pranishëm. Në festë mori pjesë dhe grupi folklorik i Prespës. Eshtë në vizionin e AKZM-së pjesëmarrja në festat lokale me qëllim ndërgjegjësimin e komunitetit lokal për mbrojtjen e këtyre zonave.

Ministria e Mjedisit dhe AKZM prezanton "Programin Strategjik të Zonave të Mbrojtura për 2016-2020”

U prezantua sot “Programi strategjik i Zonave të Mbrojtura për 2016-2020” i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM). Të pranishëm në këtë prezantim ishin Ministri i Mjedisit Z.Lefter Koka, Kryetari i Komisionit Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese dhe Mjedisit, Z. Eduart Shalsi, përfaqësues së delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, përfaqësues të trupit diplomatik dhe donatorë të huaj në fushën e mjedisit.Në fjalën e tij, Ministri Koka shprehu kënaqësinë që vetëm…

Misioni i Qeverisë gjermane takon Z. Zamir Dedej, Drejtor i AKZM-së, dhe stafin e agjencisë

Misioni i Qeverisë gjermane kryesuar nga Z.Dirk Schattschneider, përfaqësues i Ministrisë gjermane të Ekonomisë në kuadër të takimeve që po zhvillon me Qeverinë Shqiptare, pati një takim me përfaqësues të stafit të AKZM-së kryesuar nga Drejtori i këtij institucioni, Z.Zamir Dedej. Në këtë takim Drejtori Dedej prezantoi punën e bërë deri tani nga stafi i AKZM-së, objektivat dhe vizionin e agjencisë. Delegacioni i Qeverisë gjermane zhvilloi pyetje të ndryshme lidhur…

Nis puna për pastrimin e mbetjeve në brigjet e liqenit Kukës-Fierzë

Në kuadër të veprimtarive për basenin e Drinit dhe në vijim të realizimit të veprimtarive konkrete e sensibilizuese me nismën e AKZM dhe AdZM, Kukës në bashkëpunim me shoqatën "Mbrojtja e Mjedisit" Kukës dhe Bashkinë Kukës, me mbështetjen e The Drin Core Grup (DSC), Global Water Partnership Mediterranean (GWP-Med), UNDP, GEF project “Enabling Transboundary Cooperation and Integrated Water Resources Management in the Extended Drin River Basin” më dt.16.11.2015 filloi puna…

Takim mbi Planin e Menaxhimit të Parkut Kombëtar të Alpeve, Projekti ECRAN

Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura si dhe grupet e interesit zhvilluan një takim për hartimin e Planit të Menaxhimit të Parkut Kombëtar të Alpeve, i cili u mbajt në datën 10 nëntor dhe do të vazhdoj deri më 12 nëntor 2 015. Shqipëria është palë përfituese në Projektin ECRAN të financuar nga BE nëpërmjet instrumentit TAIEX.  Një nga detyrat e ECRAN është dhe përgatitja e një…

Ministria e Mjedisit

MINISTRIA E MJEDISIT, LAJME

7 Vjetori i shpalljes, “Park Kombëtar”

Banorët e zonës Shebenik-Jabllanic festuan 7 vjetorin e shpalljes, “Park Kombëtar” me vendim qeverie. Kjo festë u kurorëzua me lajmin që ju dha banorëve Ministri i Financave, Shkelqim Cani, i cili ju premtoi shtrimin e rrugës nga Librazhdi deri Shupenz. Gjatë aktivitetit folën Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtiura, Zamir Dedej, Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura, Fatmir Brazhda, si dhe kandidati i PS-së për kryetar bashkie,…

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay