ZM dhe turizmi

Zonat e mbrojtura dhe turizmi

Rruga vermoshParqet natyrore kombëtare mund të kthehen në një rrugë të efektshme për të krijuar të ardhura të mira ekonomike nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm, përveçse kthehen dhe në element të fortë integrimi për vendet e Ballkanit. Vlerësimi i situates aktuale dhe mundesite qe kane ZM ne funksion te turizmit, eshte hera e pare qe po zhvillohet nga AKZM dhe njekohesishtpo kryhet vlerësimi i përfitimeve për këto zona. Shqipëria ka marrë angazhimet më të mëdha për zonat e mbrojtura, megjithatë ka problematikat e saj, sepse jemi ende me administrimin më shumë jonormal të zonave të mbrojtura. Në 10 vitet e fundit, sipërfaqja e zonave të mbrojtura është trefishuar, çka është tregues i mirë. Por në kuadër të angazhimeve që kemi ndaj BE, ku standardi kërkon që 20% e vendit duhet të jetë zonë e mbrojtur, ka shumë punë për të bërë, sepse kemi sot 16% të territorit zona të mbrojtura dhe këto janë disbalanca”. Shqipëria ka 15 parqe kombëtare: Thethi, Valbona, Vermoshi, liqeni i Prespës, i shpallur edhe zonë Ramsar, Bredhi i Drenovës, park shumë interesant edhe për traditat, mali i Tomorit me rreth 24 mijë hektarë pyje dhe vend pelegrinazhi masiv; Parku Detar Karaburun-Sazan, i pari i këtij lloji tek ne si zonë e mbrojtur detare, me shumë arkeologji ujore të pazbuluara ende; Llogaraja dhe Butrinti, që mbeten elita e parqeve tona për arkeologjinë, Divjaka, Dajti, Qafë Shtama, Lura, Shebeniku. Ndërsa standardi europian parashikon që çdo vend të ketë 20% sipërfaqe zona të mbrojtura, në Shqipëri, edhe pse 10 vitet e fundit kjo sipërfaqe është trefishuar, 15 parqet kombëtare mbulojnë vetëm 16% të territorit me 460 mijë hektarë, ose 4600 kilometra katrorë. Në rajon, modelet më të mira vijnë nga Sllovenia dhe Kroacia, ku parqet kombëtare janë pararoja e zhvillimit natyror me shumë pyje dhe ishuj, të njohur në botë, me fluks të madh për turistët, ku përfitimet ekonomike kanë zhvilluar zonat e banuara. Ndryshe nga rajoni, Shqipëria nuk ka ende një studim mbi peshën që ka turizmi malor nga zonat e mbrojtura në ekonominë lokale dhe të vendit dhe as statistika. 

Në Shqipëri, ne synojmë që të zhvillojmë katër çështje kryesore që lidhen me rritjen e zhvillimit të turizmit në parqet kombëtare: kujdesin ndaj ndryshimeve klimatike, çështje e madhe globale, që përfshin dhe zonat e mbrojtura; integrimi i vendit në BE, që kërkon plotësimin e standardeve për parqet natyrore; vlerësimi nga përfitimet ekonomike prej tyre, tregues i futur nga WWF, që bën bashkë gjithë aktorët në zonat e mbrojtura. Zhvillimi i sektorit të natyrës ecën paralelisht me ekonominë e vendit dhe modelet vijnë nga Sllovenia, që mbetet pararojë dhe model i mirë dhe Kroacia, ku parqet kombëtare janë kthyer në pararojën e zhvillimit natyror, me shumë pyje e ishuj, që me kujdes janë një atraksion i madh për turistët. “Vendet fqinje kanë statistika, zonat e mbrojtura funksionojnë si ndërmarrje më vete, me buxhet vjetor, ku dhe të ardhurat nga vizitorët përkthehen në paketa zhvillimi. Tek ne organizimi i zonave të mbrojtura nuk mund të jetë më eksperimentale, as zona me menaxhime të pangjashme me të tjerat, ku nuk dihet cili është përgjegjësi, menaxhuesi, kontrolluesi për aktivitetet e paligjshme, për vizitorët, etj. Nëse këto nuk rishikohen, Shqipëria rrezikon të ketë zona të mbrojtura”, me kapacitete turistike. 

Parqet natyrore, jane pika të forta të zhvillimit të qëndrueshëm turistik. Bashkepunimi dhe berja pjese e banoreve te zonave respektive eshte e rendesishme. Asnjë zonë nuk mbrohet pa pjesën integrale të banorëve, që i kanë menaxhuar ndër shekuj dhe sot duhen inkurajuar edhe si pjesë e traditave kulturore. “Zhvillimi i zonave synon traditën dhe jo modernitetin e ku pa harxhuar, banorët përfshihen dhe fitojnë nga menaxhimi i parqeve duke arritur një zhvillim të qëndrueshëm. AKZM do te zbatojë pikërisht një metodologji, që përfshin numër të madh banorësh si bletërritës, biznese turistike, blegtorë, fermerë, artizanë për të kryer analizën e përfitimeve. Banorët e kanë kuptuar se mirëqenia e tyre bazohet në zhvillimin e zonave të mbrojtura, ndaj janë mjaft të angazhuar. Ata e kanë kuptuar tashmë se jo prerja e pyjeve, por mbrojtja e tyre u rrit të ardhurat nëpërmjet organizimit të turizmit. Dhe sot modele pozitive ne kemi Parkun e Valbonës, një ndër parqet që ka ecur më shpejt në drejtim të infrastrukturës. Theth, Sazan, Divjakë, Prespë, po ecin mire ne kete drejtim.

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay