Lajme Flash

ZM dhe strategjia e zhvillimit

STRATEGJIA E ZHVILLIMIT E ZM

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura

Programi Strategjik afatshkurtër dhe afatmesëm

2015-2020

Hyrje

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar një sistem përfaqësues të zonave të mbrojtura (ZM), që shtrihet në pothuajse 16% të territorit të vendit. Baza e sistemit të zonave të mbrojtura konsiston kryesisht në 15 parqe kombëtare, disa rezervate natyrore të menaxhuara e pejzazhe të mbrojtura, në të cilat strehohen vlerat më të mëdha natyrore dhe biodiversitetit në vend. Përveç kategorive kryesore, ka filluar të jetë prezent edhe kategoria e Parqeve Natyrorë Rajonal (PNR) që lidhet me inisiativat dhe vendimet e organeve vendore.

Tabela përmbledhëse e sistemit të zonave të mbrojtura jepet ne tabelën më poshtë:

Kategorite e Zonave te Mbrojtura Pershkrimi i kategorisë Numri Sip.ha %
Rezervat Strikt Natyror/Rezervat Shkencor (IUCN Kat. I) Territore jo më të vogla se 50 ha, me vlera natyrore të veçanta qe nuk lejohet asnje nderhyrje 2 4,800.00 1.04
Park Kombëtar(IUCN Kat. II) Territoret e gjera, zakonisht jo më të vogla se 1000 ha, unike për nga vlerat kombëtare dhe ndërkombëtare, ku ne disa pjese te tij lejohet turizmi dhe rekreacioni 15 210,501.40 45.76
Monument Natyre(IUCN Kat. III) Formacioni natyror (përfshirë edhe dru të veçantë), me sipërfaqe deri 50 ha, formacioni i veçantë gjeologjik/gjeomorfologjik, një habitat i një lloji të rrallë e të kërcënuar ose me rëndësi e vlerë të veçantë shkencore 750 3,470.00 0.75
Rezervat Natyror i Menaxhuar/Park Natyror(IUCN Kat. IV) Territoret që përfaqësojnë bioqendra dhe biokorridore me rëndësi rajonale e vendore ose zonat me bimë, kafshë, veçanërisht të mbrojtura 22 127,180.10 27.64
Peizazh i Mbrojtur(IUCN Kat. V) Territoret më të mëdha se 1000 ha, me peizazh harmonik e të formuar mirë, me reliev të zhvilluar karakteristik, me larmi ekosistemesh, detare ose tokësore, etj. 5 95,864.40 20.84
Zonë e Mbrojtur e Burimeve Natyrore të Menaxhuara(IUCN Kat. VI) Zonat që përfshijnë territore të gjëra e, relativisht, të izoluara dhe të pabanuara, ku hyhet me vështirësi ose rajone që janë ende pak të populluara 4 18,245.00 3.97
Parqet Natyrore Rajonale*(IUCN Kat. IV e V) Mjedise që janë nën adminstrimin e pushtetit vendor e që kanë vlera natyrore, të tilla si pyje, kullota, rezervuarë, ligatina etj., me rëndësi per komunitetet lokale 4 51,383  
Shuma   798 460,060.90 100%

* Zonat janë aprovuar nga Keshilli i Qarkut por planet e tyre të menaxhimit nuk janë aprovuar nga Ministria e Mjedisit, prandaj këto zona nuk jane ende pjese e sistemit te ZM-ve

Në kuadër të sipërfaqes së zonave të mbrojtura Ministria po punon që deri në fund të vitit 2016 me shpalljen e disa zonave të tjera të rëndësishme dhe parqeve të tjera rajonal sipërfaqja totale të shkoj më shumë se 18% të territorit të vendit.

Para vendimit për ngritjene Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM), menaxhimi i tyreishte përgjegjësi e Ministrisë së Mjedisit, që përfshihej në detyrat e drejtorive të shërbimit pyjor në rrethe. Për shumë prej këtyre zonave të mbrojtura tashmë janë hartuar planet për menaxhimin, por pak prej aktiviteteve të programuara prej këtyre planeve janë zbatuar ose nuk ka pasur mundësi të zbatohet, si për arsye financiare ashtu edhe numrin e stafit të angazhuar. Deri në momentin e shpalljes së Agjensise kanë qënë të punësuar rreth 150 punonjës në të gjithë vendin por që nuk kanë qënë plotësisht në dispozicion të këtij sektori pasi prioriteti i jepej aktivitete që lidheshin me pyjet.

Problematika

Megjithë punën dhe progresin e shënuar në këtë drejtim, kryesisht kjo e lidhur me rritjen e sipërfaqeve të ZM-ve, një seri çeshtjesh dhe mangësish mbeten për tu adresuar si:

  1. krijimi, funksionimi jo i duhur i administratave të zonave të mbrojtura, mungesa e personelit të nevojshëm në zonë dhe kapacitetet e tyre;
  2. cilësia dhe zbatueshmëria e planeve të manaxhimit për ZM-te;
  3. mungesen e mjeteve dhe te burimeve financiare për zbatimin e detyrave të vëna;
  4. zbatimin dhe promovimin e praktikave lokale/tradicionale të përdorimit e planifikimit të territorit, dhe të zhvillimit të eko-turizmit miqësor me mjedisin;
  5. vleresimin dhe ruajtjen e bimeve dhe kafsheve te rrezikuara brënda dhe jashte sistemit te zonave te mbrojtura por qe do të jenë pjese e rrjetit Natyra 2000 (si kërkesë e anëtarësimit në BE).

Gjithashtu zonat e mbrojtura asnjëhere nuk arriten në këto 20 vitet e ekonomise se tregut te integrohen si duhet ne politikat kombetare dhe lokale, per tu bere pjese e zhvillimit ekonomik te rajoneve dhe te vendit.

Dobësitë, mangësitë, mundësitë e reformimit, problematikat dhe zgjidhjet janë diskutuar me përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit, me ekspertë vendas e të huaj, kryesisht kjo gjatë vitit 2014-2015. Gjithë palët kanë rënë dakort se proçesi i ristrukturimit, përmirësimit, fuqizimit dhe realizimit të një administrate efikase të zonave të mbrojtura në Shqipëri kërkon përfshirjen në mënyrë vërtet aktive të palëve të shumta të interesuara, administratave, institucioneve, OJF-ve dhe të publikut. Kjo do të jetë filozofia e punës në të ardhmen.

Vizioni

Zonat e Mbrojtura në Shqipëri kthehen në territore për mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrës e biodiversitetit, duke promovuar vlerat e tyre të shumllojshme (turistike/rekreative, kulturore, gastronomike, estetike, pejsazhistike, shëndetësore, shpirtërore, etj.), në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm me ndikim pozitiv të komuniteteve lokale dhe rritjes së mirëqënies së tyre.

Qellimi dhe objektivat kryesore

Qellimi kryesor i punës së AKZM do të jetë përmirësimi i menaxhimittë zonave të mbrojtura sipas kërkesave dhe standarteve ndërkombëtare dhe eksperiencës së vendeve Europiane, duke ruajtur dhe përdoruar në mënyrë të qëndrueshme burimet natyrore në to.

Objektivat kryesorë të programit janë:

  • për dy vitet e ardhshme sistemi i zonave të mbrojtura të menaxhohet dhe administrohet nga stafi i AKZM dhe Administratës Rajonale të ZM-ve (AdZM);
  • te ngrihet dhe zbatohet një sistem menaxhimi i qëndrueshëmfinanciar për zonat e mbrojtura, përfshirë edhe aprovimin e një fondi të veçantë për to, me kontributin e të ardhurave nga zonat, donatorët dhe buxhetit të institucionit;
  • në katër vitet e ardhëshme zonat e mbrojtura dhe vlerat e tyre janë të njohura dhe të promovuar në mënyrë adeguate në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar;
  • futja e elementëve të rinj që lidhen me komunikimin, ndërgjegjësimin dhe edukimin për të ndryshuar perceptimin dhe rolin e këtyre zonave për ruajtjen e natyrvs dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Drejtimet kryesore te programit

Mbi bazën e objektivave kryesore, aktivitetet e programi strategjik për periudhen 5 vjeçare do të ketë tre shtylla kryesore ku do të mbështetet puna e AKZM-së.

  1. Menaxhimi  efektiv dhe qeverisja eZonave të Mbrojtura

Do të jetë shtylla kryesore dhe më e rëndësishme, për të qënë edhe treguesi i punës dhe rezultateve tëAKZM. Në këtë kontekst hapi i parë lidhet me stafin që do të punojë në këtë institucion, si në qëndër edhe në rrethe, por suksesi i punës do të lidhet me praninë e tyre në zonën e mbrojtur ku do të caktohen. Një administratë epërkushtuar, e motivuar,punonjës të trajnuar dhe staf i pajisur në mënyrë adeguate, do të jenëçelsi për të arritur një menaxhim efektiv dhe qeverisje të zonave të mbrojtura. Draftimii nje ligji te ri për ZM-të dhe plotësimi i paketës ligjore, do të mbështesë menaxhimin efektiv dhe do tëgarantoje fuqizimin e zbatimin e ligjishmërisë nga ana e stafit të “Rangers-ve” (rojet mjedisore). Nga ana tjetër nëpërmjet investimeve me buxhetin e shtetit dhe me mbështetjen e donatorëve mendohet që në dy vitet e ardhshme të ngrihet dhe përmirsohet infrastruktura e nevojshme dhe inventari i paisjeve dukekrijuar kushte më të mira për punë.

Vlerësimi i përgjithshëm i sistemit të zonave të mbrojtura, veçanërisht për pjesën që lidhet me përshtatjen e kategorive të IUCN-së që janë zbatuar në vend si edhe kontributin dhe efektiviteti i këtyre zonave në drejtim të mbrojtjes së natyrës, do të japë ndihmesë në shpërndarjen e burimeve njerëzore dhe financiare në këto zona.

Ngritja e kapaciteteve dhe trajnimet në të gjitha nivelet e administratës së ZM-ve, është kërkesë e domosdoshme për menaxhimin e tyre të suksesshëm, si në drejtim të menaxhimit të zonave sipas standarteve ndërkombëtare dhe pritshmërisëqë ato kanë ashtu edhe në transmetimin për publikun e gjërë të principeve për ruajtjen, mbrojtjen dhe qëndrueshmërinë. Plani për rritjen e kapaciteteve dhe trainimeve do të targetojë çdo anëtar të stafit të administratës së ZM-ve me qëllim që ato tëjenë nëgjëndje të zbatojnë detyrat e tyre me standarte të larta, duke përdorur përqasje moderne në fushën e tyre të ekspertizës.
  1. Financimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura

Që stafi i AKZM-së dhe AdZM-së të punojë për menaxhimin efektiv të ZM-ve, ai ka nevojë për tu mbështetur me burime të përshtatshme financiare, që lejojnëaktivitetet menaxhuese dhe mirëmbajtjen e paisjeve dhe infrastrukturëssë nevojshme. Kjo do të fillojë me inventarizimin e aseteve infrastrukturore (ndërtesa, investime të kryera, mjete, paisje, etj.) dhe vlerësimin e efektivitetit të tyre në mbështetje të menaxhimit të zonave. Gjetja e mekanizmave për gjenerimin e të ardhurave dhe aktivitetet/rrugët për ti shpenzuar/zbatuar në zonat e mbrojtura do të jetë një prioritet i vazhdueshëm.Ky proçes do të lidhet me mbështetjen e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm në territoret e zonave sipas kërkesave të legjislacionit dhe standarteve ndërkombëtare. Një tjetër prioritet do të jetë edhe sigurimi i një koordinimi më të mirë dhe më me efektivitetme donatorët për të rritur efektivitetin e sinergjinë e ndërhyrjeve. Komunikimi i vazhdueshëm dhe bashkëpunimi me institucionet e huaj/donatorët do të rrisë mbështetjen financiare për zonat e mbrojtura. Qellimi final do të jetë ngritja e një fond i veçantë për Zonat e Mbrojtura si një mundësi më e mirë për të rritur mbështetjen për mirëmenaxhimin e tyre.

  1. Komunikimi dhe rritja e ndërgjegjësimit

Në proçesin e mbrojtjes së natyrës në vend do të ishte me rëndësi të madhe që zonat e mbrojtura janë të njohura dhe të vlerësuara nga publiku i gjërë dhe nga grupet e interesuara. Aktivitete në këtë drejtim do të fokusohen si në vizibilitetin e AKZM-së, si institucioni përgjegjës për menaxhimin e ZM-ve, ashtu edhe në promovimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit për Sistemin e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri, duke e bërë më të qartë dhe prezent konceptin e zonës së mbrojtur dhe çfarë ato përfaqësojnë. Do të merren shumë inisiativa që lidhen me mediat vizive e shkruar, takime, promovime, etj. Proçesi do të pasurohet me elementë edukativ duke rritur funksionin dhe ndikimin e zonave të mbrojtura. AKZM do të zhvillojë një faqe të re interneti me elementë të rinj dhe do ketë prezencë të vazhdueshme në rrjetet sociale. Do të shfrytëzohen festat dhe mundësitë lokale për të promovuar vlerat e zonës dhe pjesmarrjen e publikut, por edhe bashkepunimin me sistemin e shkollave nëpër rrethe.


PLANI I DETAJUAR I PUNËS PËR ZONAT E MBROJTURA

Nr. Përshkrimi masave që do meren në zbërthim të objektivit Përcaktimi i treguesve për vlerësimin dhe realizimin e çdo mase Institucionet/personat përgjegjës Afati përfundimtar
  1. Menaxhimi dhe mirëadministrimi i ZM-ve
  Plotësimi dhe rritja e numrit të stafit në AKZM me dhe ndarja e zonave të mbulimit brënda çdo Qarku
  • Emerimi i punonjesve te AKZM-se dhe Administratës në Qarqe
  • Miratimi i kontratave të punës
  • Ndarja e territoreve të mbulimit në ter´ritrin e Qarkut
  • Plotësimi i stafit me punonjës të rinj në bazë të shtimit të sipërfaqes së zonave të mbrotura

Ministria e Mjedisit

Drejtori i Pergjithshem

E vazhdueshme
  Hartimi i akteve ligjore si edhe rishikimi i ligjit bazë bashkë me aktet e tjera nënligjore që lidhen me funksionimin e administratës 
  • Hartimi i rregullores se funksionimit
  • Pershkrimit i vendeve te punes ne administrate
  • Hartimi i nje ligji te ri per ZM-te dhe dergimi i tij per aprovim
  • Pergatitja e nje pakete me te gjithe vendimet e qeverise te nevojshme

Drejtori i Pergjithshem Juristi ne AKZM Ministria e Mjedisit

Eksperte te jashtem

Prill 2016
  Paisja me mjete dhe paisje për pjesën më të madhe të administrates se zonave te mbrojtura me buxhetin e shtetit dhe kontributin e donatorëve
  • Paisja me mjete të lëvizshme (makina dhe motorra) për të gjitha Qarqet.
  • Paisje me kompjutera (me një mesatare 3 për çdo qark) dhe paisje për zyrat.
  • Përgatitja e uniforma për tëgjithë AdZM-të e vendit

Ministria e Mjedisit

Drejtori i Pergjithshem

Drejtoret e AdZM-ve

Projekte e donatorët

Dhjetor 2016
  Rivendosja ne funksionim e godinave/zyrave ne zonat e mbrojtura
  • Venia në funksionim i të gjithe zyrave të Qarqeve, dhe godinave që do të trashëgohen nga DSHP-të
  • Rehabilitim i qëndrave te informacionit egzistuese (PK Dajt, Velipoje, Valbone, etj.)
  • Ngritja e qendrave te reja te informmacionit (Prespë, Theth, Divjakë, Librazhd, Llogora, etj.)

AKZM

Drejtorët e AdZM-ve

Projekte e donatorë

Dhjetor 2016
  Inventarizimi dhe identifikimi i aktiviteteve te ligjshme dhe te paligjshme në territoret e zonave te mbrojtura, problemeve madhore qe lidhen me mirefunksionimin e çdo zone dhe raportet me aktoret e tjera ne zone (peshkatare, restorante, sherbime, organe vendore, etj.) Raporti final per secilen zone te mbrojtur me çeshtjet te kerkuara

AKZM

Drejtorët e AdZM-ve

Mars 2016
  Aprovimi dhe rishikimi i planeve të menaxhimit të hartuar, duke analizuar problematikat që përmbajnë
  • Aprovimi i të gjithë planeve të hartuar qe nuk janë bërë (PKD Karaburun-Sazan, PK Divjakë-Karavasta, etj.)
  • Përfundimi dhe aprovimi i planeve që janë në proçes (PK Shebenik-Jabllanicë, PM Bunë-Velipojë)
  • Hartimi dhe aprovimi i planeve të reja (PK i Alpeve, RNM e Porto Palermos)
  • Rishikimi i Planeve që kanë mbaruar afatin (PK Dajt, PK Llogora, RNM e Karaburunit, PM Vjosë-Nartë)
  • Vleresimi i mangesive per planet e menaxhimit te hartuara 4 vitet e fundit
  • Hartimi i planeve te veprimit per 3 vitet e ardhshme

AKZM

Drejtoret e AdZM-ve

Janar 2017
  Monitorimi dhe kontrollii siperfaqeve te zonave te mbrojtura si edhe identifikimi i rasteve ku nuk zbatohet ligji
  • Ngritja e sistemit të monitorimit dhe patrullimit në vendet e rëndësishme te kalimit
  • Grumbullimi i informacioneve nga institucionet dhe grupet e tjera te interesit
  • Hartimi i raporteve mujore me gjetjet dhe sugjerimet e mundshme
  • Monitorime të vazhdueshme të punës së AdZM-ve në terren

AKZM

Drejtoret e AdZM-ve

E vazhdueshme
  Mbështetja e aktiviteve ekonomike të qëndrueshme dhe tradicionale brënda zonave të mbrojtura
  • Koordinimi i punës me projektet që zbatohen në zonat e mbrojtura kryesisht në fushën e turizmit
  • Mbeshtetja e turizmit gjatë gjithe periudhës së vitit
  • Zhvillimi i nje aplikacioni për turizmin në zonat e mbrojtura
  • Rritja e aktivitetve rekreative të qëndrueshme dhe nxitja e aktiviteteve të reja

AKZM

AdZM

E vazhdueshme
  Riformatimi i Komitetet e Menaxhimit për çdo zonë të mbrojtur me tendecë për fuqizimin dhe decentralizimin e tyre
  • Rishikimi i te gjithe vendimeve te meparshme te Komiteteve te Menaxhit per ZM-te
  • Venia ne zbatim te takimeve  te rregullta per keto struktura

AKZM

Ministria e Mjedisit

Maj 2016
  Marrëveshje bashkëpunimi me institucionet shtetërore që jane pjesë e menaxhimit të zonave (inspektoriati, AKM-në, drejtori te pergjithshme te menaxhimit te burimeve natyrore, agjensi kombetare, zyra rajonale, etj.)
  • Identifikimi i aktoreve kryesore ne zonat e mbrojtura qe ndikojne ne menaxhimin e burimeve;
  • Vendosje e marredhenieve te bashkepunimit mbi baza te qendrueshme dhe zgjidhja e konflikteve

AKZM

Administrata e ZM-ve

Qershor 2016
 
  1. Menaxhimi financiar i zonave të mbrojtura
  Inventarizimi dhe auditimi i vlerave të pranishme në ZM-të dhe vënia në funksionim e ndërtesavë në zona
  • Marrja ne dorezim dhe plotesimi i dokumentacionit per ndertesat ne ZM-te
  • Lidhja e kontratave te dritave dhe ujit per te gjitha dhe regjistrimi i tyre ne hipoteke
  • Marrja e te gjithe godinave/ndertimeve te lena ne harese per tu kthyer ne qendra funksionale

AdZM dhe AKZM

Ministria e Mjedisit

Janar 2016
  Ndryshimi i menaxhimit financiar të Agjencisë me ndryshimet në ligj
  • Ndryshimi i ligjit për menaxhimin e të ardhurave nga zonat e mbrojtura
  • Aprovimi i tij dhe aprovimi i udhëzimit të përbashkët për përdorim
  • Vënia në zbatim

AKZM

Ministria e Mjedisit

Ministria e Financave

Maj 2016
  Studimi dhe zbatimi i nje plani te ri për menaxhimin financiar për disa zona (PK Dajt, PK Divjakë-Karavasta, PK Llogora), ne varesi edhe te fillimit te projektit te UNDP-se
  • Raporti final per territorin e zoneve te mbrojtura me opsionet e mundshme per gjenerimin e te ardhurave
  • Zbatimi ne tre zona te mbrojtura pilot i mekanizmave financiar te gjenerimit te te ardhurave

AKZM dhe AdZM

Eksperte te huaj

Shtator 2017
  Studimi dhe zbatimi i koncepteve per gjenerimin e te ardhurave dhe shtimin e stafit ne zonat e mbrojtura Raporti final per territorin e zoneve te mbrojtura

AKZM

Eksperte te huaj

Dhjetor 2016
  Rritja e buxhetit te Agjensise per kostot operative te funksionimit te aministrates se zonave te mbrojtura
  • Perllogaritja e kostove minimale per kontrollin e zonat e mbrojtura
  • Studimi i nevojave infrastrukturore per mirefunksionimin e agjensise

Drejtori i Pergjithshem

Eksperte te huaj e vendas

Janar 2015
  Konkretizimi i mundësise për të krijuar një fond të veçantë për zonat e mbrojtura, me kontributin e të ardhurave nga aktivitetet në zonat e mbrojtura por edhe të donatoreve
  • Ngritja e një tryeze pune me donatoret për rregullimin dhe rritjen e efiçencës së financimit të huaj për ZM-të
  • Takim pune në muajin Nëntor 2015 për koordinimin e projekteve dhe rritjen e efiçencës
  • Takime me perfaqësues të Ministrise së Financave për krijimin e një fondi brënda struktures buxhetore

Drejtori i Pergjithshem

Eksperte te huaj

Donatoret (UNDP, WB, SIDA, GIZ, KfW, DGCS, IUCN, WWF)

Mars 2017
  1. Vleresimi i sipërfaqeve të zonave të mbrojtura në vend
  Vlerësimi i situatës për sipërfaqet e zonave të mbrojtura dhe të zonimit brënda tyre
  • Krijimi i grupit të punës me përfaqësues nga të gjithë institucionet
  • Identifikimi i problematikave dhe prezantimi i zgjidhjeve
  • Përgatitja e akteve nënligjorë për aprovimin e tyre

AKZM dhe AdZM

Ministria e Mjedisit

Org. ShoqërisëCivile

Janar 2016
  Propozimi per krijimin e zonave të reja të mbrojtura (Porto Palermos, Parku i Alpeve, etj.)dhe heqja e atyre të panevojshme ose nën presionin e zhvillimit
  • Paraqitja e projekt propozimit ne KM me te gjithe dokumentat e plotesuar
  • Plotesimi i dokumentacionit per shpalljen e parkut te madh të Alpeve
  • Shpallja dhe inagurimi i zonave të reja
  • Identifikimi i territoreve dhe zonave për tu hequr nga sistemi i zoave të mbrojtura

Drejtori i Pergjithshem

AKZM

Org. Shoqërisë Civile

Maj 2016
  Shpalljen e Parqeve Natyrore Rajonale (PNR) nje risi pozitive ne zonat e mbrojtura me perfshirjen e organive vendore 
  • Studimi e pergatitja e nje manuali udhezues per proçedurat e shpalljes se nje PNR
  • Organizimi i nje konference/workshopi me perfaqesuesit e Qarqeve per modelimin e procedurave te ketyre zonave.
  • Pergatitja e dokumentacionit per shpalljen e kater zonave te reja

Drejtori i Pergjithshem

AKZM

Org. Shoqërisë CivileOrganet vendore

Në vazhdim
  Studimi i kerkesave/standarteve ligjore dhe siperfaqeve aktuale te zonave te mbrojtura Raporti final per territorin e zoneve te mbrojtura

AKZM

Eksperte vendas & huaj

Qershor 2016
  Studimi i zbatimit te principeve dhe kerkesave per kategorite dhe qeverisjen e ZM-ve. Raporti final per territorin e zoneve te mbrojtura

AKZM

Eksperte vendas & huaj

Dhjetor 2016
 
  1. Ngritja e kapaciteteve të stafit dhe komunikimi
  Planifikimi i trajnimeve të stafit në grupe, me parimet e funksonimit të zonave të mbrojtuara dhe detyrat e stafit
  • Përgatitja e nje manuali trajnimi dhe/ose një shkolle për stafin e zonave të mbrojtura
  • Organizimi i trajnimeve të rregullta në vit
  • Testimi i punonjësve të trajnuar

Drejtori i Pergjithshem

AKZM dhe Administrata

OSHC

Per çdo vit
  Shkembimi i rregullt i informacionit dhe eksperiencave brenda stafit
  • Organizimi i takimeve tremujore me të gjithe drejtuesit e stafit të AdZM-ve
  • Organizimi i takimeve gjashtëmujore me të gjithë stafin e punonjësve
  • Organizimi i vizitave të shkëmbimit të eksperiencave pozitive në punë

Drejtori i Pergjithshem

AKZM dhe AdZM

Per çdo vit
  Përgatitja dhe shpërndarja e modeleve për grumbullimin e të dhënave në terren dhe hedhjen e tyre në sisteme database
  • Pergatitja e skedave të marrjes sëë të dhenave individuale
  • Organizimi i trajnimeve në terren për grumbullimin e informacionit
  • Hedhja e te dhenave në database rajonal dhe pastaj qëndror

AKZM dhe AdZM-të

OSHC

Dhjetor 2015
  Përfshirja në proçesin e mësimdhënies dhe mësimnxenies të edukimit për natyrën
  • Firmosja e marrëveshjeve me Drejtoritë Arsimor në Qarqe për vizitat e organizuara të shkollave
  • Përgatitja e paketave edukative për nxenesit e shkollave 9-vjeçare
  • Organizimi i orëve të hapura dhe vizita të rregullta me nxënesit e shkollave

AKZM dhe AdZM

OSHC

Qershor 2016
  Rritja e elementeve të komunikimit me publikun dhe mediat
  • Hapja e nje faqeje te re për AKZM-në dhe prezencë e çdo AdZM ne rrjetet sociale me elemente aktiv për zonat e mbrojtura
  • Vendosja e logove identifikuese për secilin nga zonat e mbrojtura kryesore të vendit
  • Organizimi i vizitave të gazetareve në zonat e mbrojtura të panjohura për publikun
  • Organizimi i festave lokale dhe ditët e shënuara mjedisore për të promovuar zonat e mbrojtura

Drejtori i Pergjithshem

AKZM dhe AdZM

Ministria e Mjedisit

OSHC

Per çdo vit
           


Për objektivat afatgjatë

Në termat afat gjatë Agjensia do të kërkoj të luaj një rol në zhvillimin e politikave dhe strategjive për ruajtjen e mbrojtjen e natyrës në përgjithësi. Fillimi i proçesit për rrjetin Natura2000 do të kërkojë një përqsje të ndryshme për ruajtjen e habitateve dhe specieve. Kjo do të lidhet edhe me rritjen e numrit te punonjësve dhe kualifikimin e tyre. Do të jetë një prioritet afatgjatë edhe kërkesa për zbatimin e ligjit, kontrollin dhe ndalimine aktiviteve të paligjshme. Nga ana tjetër koncepti “Ranger” ose “Roje Mjedisore” do të lidhet me shumë funksione që duhet të kryej një punonjës i tillë si edukimi, menaxhimi, guida natyrore, turizmi, etj., prandaj përfshirja në këtë kontigjent i personave me arsimin e duhur, integritetin moral, dashurinë dhe pasionin e punës, shpirt sakrifice, janë domosdoshmëri me objektivin afatgjatë që pas 4 viteve të ardhshme të formohet një trupë adminsitrate me kërkesat e kohës.

Administrata e zonave të mbrojtura që në vitin 2015 po krijohet në bazë të ndarjeve administrative (Qarqeve), por në proçesin e zbatimit të programit të punës do të fillojë të konsiderohet mbi bazë të territoreve të zonave të mbrojtura. Binomi ZM-administratë duhet të bëhet çelsi i suksesit për proçeset e të ardhmes. Nga ana tjetër sistemi i Agjensisë bën të mundur planifikimin financiare dhe të punës për zonat e mbrojtura, por nga ana tjetër nuk duhet të pengojë proçesin e mëvetësisë dhe organizimit të zonës së mbrojtur mbi bazën e kapaciteteve lokale dhe mbështetjes së aktorëve lokale (organet vendore, shoqëria civile, bizneset private, grupet e interesit, etj.).

Duke pasur parasysh vështirësitë dhe mangësitë e pritshme në staf dhe buxhet e AdZM-ve, do të fillojë puna për hartimin e një programi të veçantë për vullnetarizmin, bazuar në eksperiencat e vendeve Europiane. Kjo do të bëj të mundur përfshirjen e sa më shumë personave në ruajtjen e zonave, dhe mund te krijoj një trup mbështetëse me atë të administratës.

Zamir DEDEJ

Drejtor i Përgjithshëm

 

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay