Lajme Flash

Biodiversiteti dhe habitatet

Biodiversiteti dhe habitatet

Biodiversiteti

Shqipëria shquhet për një diversitet biologjik e peizazhor të pasur. Në origjinë të këtij diversiteti qëndrojnë pozicioni gjeografik, faktore gjeologjike, pedologjike, hidrologjike, relievi dhe klima. Diversiteti i lartë i ekosistemeve dhe habitateve (ekosisteme detare, bregdetare, laguna e vende të lagëta, delta lumenjsh, duna ranore, liqene, lumenj, shkurreta medhetare, pyje gjethegjere, halore dhe të përzjerë, livadhe e kullota subalpine dhe alpine, ekosisteme të maleve të lartë), ofron një larmi të pasur llojesh bimore të pasur, kryesisht mesdhetare, e cila pasqyrohet më së miri dhe në rrjetin e zonave të mbrojtura të vendit.

Shqipëria me një sipërfaqe prej 28 748 km2, konsiderohet si një prej vendeve me larmi të lartë bimore me rreth 3976 taksa, prej të cilave rreth 110 lloje subendemike dhe rreth 27 taksone endemike, të përfshira në 180 familje,  900 gjini dhe  800 sp. balkanike.

Elementi floristik mesdhetar përbën rreth 24% të llojeve, prej të cilave 8% janë eurimesdhetare, 7% stenomesdhetare, 25% mesdhatre atllantike, 1,5% mesdhetare turaniane, 1,3% mesdhetare orofite, etj. Elementi floristik evropian zë rreth 18 %. Flora e Shqipërisë përmban bimë të terciarit (bime relike). Në këtë numër afro 350 lloje e varietete janë drurë e shkurre pyjore, 85% e të cilëve rriten e zhvillohen spontanisht në natyrë, kurse 15% janë të introduktuar (të sjell nga jashtë), për qëllime ekonomike e dekorative.

Shqipëria konsiderohet rrugë e rëndësishme e migracionit floristik në Ballkan. Rriten 27 lloje endemike bimoresëbashku me subendemizmat numri i tyre arrin në 110 lloje. Midis endemizave shqiptare dallohen paleoendemizmat ku përfshihen llojet me origjinë shumë të vjetër si Ëlfenia baldaccii, Forsythia europaea, Lunaria telekiana, Crepis bertisce, Petasites doerfleri, Sanguisorba albanica, Leucojum valentinum subsp. vlorense, Aster albanicus subsp. paparistoi, Genista hassertiana, Ajuga piskoi, Genista hassertiana, Astragalus autrani Bald, Cardus cronicus Boiss&Haldr subsp baldaccii  Kozmi., Hypericum haplophylloides Halesy&Bald,Viola ducagjini Ë.Becker&Kosanin, etj.

Si rezultat i faktorëve të relievit, klimës, tokës e bimësisë, në vendin tonë dallohen 4 zona fitoklimatike: zona e pyjeve dhe shkurreve mesdhetare, zona e dushkut, zona e ahut dhe e haloreve, dhe zona e kullotave alpine.

Në Librin e Kuq përfshihen 405 lloje bimore dhe  575 lloje faunistike sipas statusit të kërcënimit. Tre lloje pyjore kërcënohen se mund të zhduken: gështenja e kalit (Aesculus hippocastanum), tisi (Taxus baccata) dhe ylli i Alpeve (Leontopodium alpinum). Gështenja e kalit dhe Tisi konsiderohen bime relike të terciarit.

Bimësia në sistemin e dunave ranore, në grykëderdhjen e lumenjëve, të lagunave e të shkëmbinjëve  është e ruajtur në kushtet natyrore, por vihen re dhe shqetësime të saj nga zhvillimi i infrastrukturës, urbanizimit dhe turizmit, të cilët përfaqësojnë kërcënim të përhershëm dhe në rritje. 

Pyjet natyrore aluvionale të bregdetit përfaqësojnë pyje tipike higrofile të përhapura kryesisht në grykëderdhjet e lumenjve, mbi toka aluvionale kryesisht bazike, me nivel të lartë të ujrave nëntokësore dhe të përmbytura shpesh nga vërshimet apo shirat e rëmbyeshëm. Këta pyje përfaqësohen nga ekosisteme mjaft të larmishme me ndërthurjet me llojet e lianave dhe me elemente bazë ato kozmopolite evropiane higrofile si: verri i zi (Alnus glutinosa),  frashër i ujit (Fraxinus angustifolia), rrënja (Quercus robur), plep i bardhë (Populus alba), vidhi i vogël (Ulmus minor), etj.  Në mjediset shkëmbore takohet një shoqërim endemik i Crithmo-Limonietum anfracti,  prania e fshesës dredhëse (Limonium anfractum), Dittrichia viscosa, Carpobrotus edulis, etj. 

Pjesa më e madhe e pyjeve janë përqëndruar në zonat verilindore e juglindore të vendit. Në llojet fletore sipërfaqen më të madhe e zënë dushqet me 32% të sipërfaqes pyjore; ahu 17%, dhe fletore të tjerë 9%. Nga haloret sipërfaqen më të madhe e ka lloji pishë e zezë me 11% të sipërfaqes së pyjeve, madje bredhi dhe pishat mesdhetarë.

Në florën e Pyjeve mesdhetare përfshihen: pyjet me pishë të egër dhe dushkajat përherëblertë e gjysëmpërherëblertë, kryesisht: Pinus halepensis Miller, Piunus pinea L., Ulmus minor Miller., Quercus robur L., Fraxinus angustifolius Vohl., Populus alba L., Alnus glutinosa L., Gearte, etj, shkurret: Myrtus communis L, Erica lentiscus L., Philyyrea angustifolia, Juniperus oxycedrus L. subsp macrocarpa, Smilex aspera L., Hedera helix L., Clematis flamula L., Periploca graeca L., etj.

Flora e Dushkajave të përherëblerta përfaqësohet nga pyjet me ilqe (Quercus ilex L.), Pistacia lentiscus L., Pistacia terebinthus L., Rosa sempervirens L., Erica arborea L., Cistus incanus L., Arbutus unedo L., Spartium junceum L., etj. Flora e dushkajave gjysëm të përherëblerta nga llojet bulger (Quercus trojane Ëebb.), valanidhi (Quercus macrolepis Kotschy), pyjet me bulger, bungebute (Quercus pubescens Ëilld.),, qarr, mëllezë, shkozë, frashër, rrapishtet (Plantanus orientalis L.), dellinjë e kuqe (Junuperus oxycedrus L), Paliurus spinosa Christi-Miller., Coronilla emerus L., Spartium junceum L., Prunus spiniosa L., Colutea arborescens L., etj.

Flora e zonës së Dushkajave përfshin pyjet e dushkajave gjethërënëse dhe ato të gështenjave, ku takohen pyjet e bungës (Quercus petraea Mattuska-Liebl), pyjet e shparthit (Quercus frainetto Ten), pyjet me qarr (Quercus cerris L.) dhe pyjet e dushkajave të përziera, Fraxinus ornus L., Carpinus orientalis Miller., Juniperus oxycederus L., Lembotropis nigricans Greati., Crataegus ssp., etj..

Flora e zonës së Ahut pëmban pyjet me pishë të zezë (Pinus nigra Arnold), me ah (Fagus sylvatica L), me bredh (Abies alba Miller), me rrobull (Pinus leucodermis Antoine), Pinus mugo, Pinus peuce, Acer pseudoplantanus L., Sorbus aucuparia L., Populus tremula L., Quercus pubescens Ëilld., Carpinus orientalis Miller etj.

Flora shkurrore është e pasur dhe takohen: Carpinus betulus L., Juniperus communis, Cornus sanguinea, Daphne oleoides Schr., Daphne laureola L., Daphne blagayana Freyer., Astragalus creticus Lam., Daphne mezereum L., Corylus avellana L., Corylus colurna L.,Salix amplexicaulis Bory., etj. Vaccinnium myrtillus, Forsythia europaea Deg et Bald., Genista hassertiana K.Richer., Minuartia baldaccii Nattf., Narthecium scardicum, Siderites raheseri Bas et Malder., Saxifraga grisabachii Degen et Dorfler., Rubus idaeus L., etj.

Interesante është flora që rriten në luginat e gropat akullnajore, në rëpirat karbonatike etj, ku takohen bimë endemike e subendemike apo dhe ballkanike si: Ligusticum albanicum Jav., Lilium albanicum Griseb., Lunaria telekiana Jav., Cistus albanicum E.F.Earburg., etj..

Fauna përfaqësohet kryesisht nga elementi evroaziatik, por edhe nga elementet holarktik, mesdhetar si dhe endemizmat e subendemizmat ballkanike. Shqipëria përbën gjithashtu një biokoridorr të lëvizjeve faunistike nga veriu në jug të Evropës e më tej në Afrikën verirore e Azinë e Vogël dhe e ndërsjellta. Në ujrat e detit Adriatik, të Jonit dhe ato të brendshme gjendet një faunë e pasusr parruazoresh dhe rruazoresh, që nga celenteratet e deri te gjitarët e lartë.

Nga parruazoret takohen rreth 46 lloje ekinodermatesh, 115 lloje krustace dhe 520 lloje molusqesh bivalvore dhe gasteropode të ujrave detare, të ëmbëla dhe tokësore, nga 720 të pritshëm.

Numrohen afro 4000 lloje insektesh, nga 40000 lloje të pritshëm. Grupin më të madh e përbënë rendi i Lepidoptera me rreth 1700 lloje, rendi i flatramembranorëve me 850 lloje, të flatrafortëve 600 lloje dhe gjysemflatrafortëve 320 lloje. Fluturat përfshijnë rreth 142 lloje të lidhura me pyllin, të shpërndarë në 20 familje. Rreth 50 prej tyre njihen si dëmtues të pyjeve. Afro 10 prej tyre shpesh japin shpërthime të shumëzimit masiv; ndër to më shumë dëme shkatojnë: procesionaria e pishës (Thaumetopoea pityocampa), gjethpërdredhësi i dushkut (Lymantria dispar), etj. Flutura “special taxa” janë 104 lloje, një pjesë e të cilave të rrezikuara. Nga Fluturat takohet një lloj subendemik Pseudochazara cingovskii.

Iktiofauna përfshin 313 lloje e nënlloje, nga 350 lloje të pritshëm. Ujrave të ëmbla i përkasin 64 lloje, të ujrave detare 249 lloje dhe 4 lloje janë endemike. 

Amfibët dhe rrëshqanorët përfaqësojnë një herpetofaunë të pasur me 15 lloje amfibësh, nga 16 të pritshëm dhe 36 lloje rrëshqanorësh, nga 38 të pritshëm. Në pyje jetojnë një numër i konsiderueshëm amfibësh afro 10-12 lloje dhe 8-10 lloje rrëshqanorësh. Nga Amfibet lloji Rana epeirotica është lloj subendemik.

Shpendët përbëhen nga 323 lloje, nga 335 lloje të pritshëm. Përfaqësohen në 19 rende dhe 54 familje. Rreth 118 lloje shpendësh janë të përhershëm ose 46% e ornitofaunës, 72 lloje janë veronjës, 45 lloje janë dimëronjës, 22 lloje janë kalimtarë, 26 lloje janë rastesor dhe 22 lloje citohen nga literature. Nga shpendët rreth 62 lloje janë të lidhura tërësisht me jetën e pyllit, nga këta 42 lloje janë të përhershëm, 16 lloje veronjës, 2 lloje dimëronjës dhe 2 lloje kalimtar. Përsa i përket shpendëve, në zonat pyjore të larta gjenden 60 specie që jetojnë në pyll ose janë të lidhura me pyllin. Nga gjithë llojet e shpendëve 43 lloje janë të rrallë e që kërkojnë mbrojtje të veçantë. Në listën e shpendëve të përfshirë në Librin e Kuq është Pelikani kacurrel, Shqiponja e rosave, Skifterët e ndryshëm, pra shpendët grabitqarë të rendit Falconiformës, të  familjes së Ardeideve (Cafkat) etj.

Gjitarët përfaqësohen me 70 lloje, të pritshëm 84 lloje, afro 42% të mammalofaunës evropiane (200 lloje). Nga gjitarët 64 janë tokësorë dhe 5 detar. Rend i Lakuriqëve të natës (Chiroptera) ka 26 lloje. Rendi i bretësve (Rodentia) me 23 lloje. Rend i mishngrënësve (Carnivoral) me 13 lloje. Rendi Insektngrënësit (Insectivora) me 11 lloje. Nga 84 lloje të pritshëm të gjitarëve, afro 60 prej tyre janë të lidhur me jetën e pyllit, veçanërisht për 13 lloje gjitarësh, jeta e të cilëve është e lidhur tepër ngushtë me ekosistemin pyjor. I rëndësishëm paraqitet pylli edhe për 24 lloje të tjerë gjitarësh, të cilët konsiderohen banorë të tij, por që takohen edhe në habitate e mjedise të tjerë jashtë pyllit. Pylli është i rëndësishëm dhe për 23 lloje të tjerë gjitarësh të konsideruar si lloje shoqërues. Gjitarët e mëdhenj “special taxa” me rëndësi të veçantë janë ariu (Ursus arctos), rriqebulli (Lynx lynx), ujku (Canis lupus), dhija e egër (Rupicapra rupicapra), dhe kaprolli (Capreolus capreolus). Lepuri i gropës (Oryctolagus cuniculus) jeton vetëm në ishullin e Sazanit. Nga gjitarët 3 lloje janë cilësuar subendemike, Pitymys thomasi, Pitymys felteni dhe Talpa stankovici.

Lagunat bregdetare dhe liqenet e mëdhenj në brendësi të vendit përfaqësojnë zona të rëndësishme, veçanërisht për dimërimin e shpendëve migratorë, mesatarisht rreth 70 lloje shpendësh uji me një numër prej 180,000 individë, që kalojnë dimrin në to. Shqipëria është një pikë e rëndësishme e kryqëzimit të rrugëve migratore të shpendëve, lakuriqëve të natës dhe insekteve.

LARMIA BIOLOGJIKE E VENDIT TONË

 

Kategoritë taksonomike Numri i llojeve në Shqipëri Nr. i llojeve në Evropë
Alga    210 ca.2500
Algae mikroskopike (diatome) 1300 16.000
Kërpudha      800       
Likene 400 1200
Myshqe 530 10.000
Ferna 51 145
Bimë me Lule 976 13415
Molusqe Të panjohura 834
Insekte 40.000 4600 (14.000)
Decapode 115 150 (Adriatik)
Ekinodermate 94 46
Peshq 313 (350) 618 (Medsdheu)
Peshq detare 249      Të panjohura
Peshq të ujrave të ëmbla       64        Të panjohura
Amfibë           15 (16)             62
Reptilë 36 (38) 123
Shpendë 323 (335) 514
Gjitarë 70 (84)                         200

 

Lloje me rëndësi ruajtjeje për Evropën

Lloje të mbrojtura nga Konventa e Bernës (T-PVS (2002): 22-lloje bimore (17 bimë të larta dhe 4-alga dhe një lloj myshku.

Lloje të mbrojtura nga Direktiva e Habitateve (92/43/EEC): 16-lloje bimore (14 bimë të larta, dhe 2-lloje myshqesh.

Rreth 80 % e tyre janë jashtë Rrjetit të ZM në vendin tonë.

 

Vetëm 2-lloje bimore: Galanthus reginae-olgae (VU B2ab (iii,v) dhe Solenanthus albanicus (EN B1ab(v)+2ab(v). Janë të mbrojtura ndërkombëtarisht dhe vlerësohen si të rrezikuara nga IUCN. 5-lloje të tjera janë propozuar për t’u përfshirë në  kategorinë e Rrezikuar.

Së paku 72 kurrizore dhe 18 lloje invertebrore me rëndësi globale.
Për disa prej tyre (Pelicanus crispus, Phalacrocorax pygmeus, Salmo letnica dhe Acipenser sturio), janë të rrezikuara sipas IUCN-së.

Lloje bimore me rëndësi ruajtjeje Globale

Lloje bimore me rëndësi ruajtjeje Globale

Scientific name IUCN Statusi

1. Aesculus hippocastanum L.                                    NT                   Pranuar
2.Galanthus reginae-olgae Orph.& Pridgeon             VU B2ab(iii,v)Pranuar
3.Caldesia parnassiifolia (L.) Parl.                 LC                               Pranuar
4. Carex markgrafii Kük.                                VU D2                        Propozuar
5.Colchicum macedonicum Košanin              EN C1 C2(a i)             Propozuar
6.Festuca galicicae Horvat ex Markgr.-DannEN B1+B2ab(iii)         Propozuar
7.Ophrys bertolonii Moretti                            LC                               Pranuar
8.Ophrys insectifera L.                                    LC                               Pranuar
9.Marsilea quadrifolia L.                                LC                               Pranuar
10.Ramonda serbica Pancic                            LC                               Pranuar
11.Salvinia natans (L.) All.                             LC                               Pranuar
12.Stipa mayeri Martinovský                          EN B2ab(iii)                Propozuar
13.Tulipa albanica Kit Tan & Shuka              CR B2ac(i,iv)              Propozuar
14.Festucopsis serpentini (C.E. Hubb) Melderis LC                          Propozuar
15.Crocus scardicus Košanin                         LC                               Propozuar
16.Scilla albanica Turrill.                                NT                              Propozuar
17.Solenanthus albanicus Degen & Baldacci EN B1ab(v)+2ab(v)    Pranuar

 

 

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay