Park Kombëtar

Parku Kombëtar Qafë Shtamë

Emri i Zonës së Mbrojtur: Parku Kombëtar "Qafë Shtamë"

1. Të dhëna të përgjithshme

Kategoria: II

VKM  102 Datë 15.01.1996

Sipërfaqja: 2000 Ha ,1738 Ha Fond Pyjor Ndodhet 20 km larg qytetit të Krujës

2. Kufijtë e zonës mbrojtur : Veriu – Shkëmbi I Pinkese kuota 1680 m, maja e  Liqenit 1723 m. -Lindje  – Kurrizi i Malit të Kuq, Qafe Shtame 1510 m -Jug , Qafa e Larit 1228 m, Qaf-Perëndim –  Rruga automobilistike Nuoje – Shkretë – Bruz

3. Koordinatat  gjeografike: A- X = 44 02  300  Y = 45 99 425       D- X  = 44 09 275  Y = 45 98 010

                                               B- X = 44 05  275  Y= 46 02 250        C- X  = 44 04 400  Y= 45 98 030  

Lartësia  nga niveli i detit.: Min =  703 m, Mes.  =  1360 m, Max. = 1723 m.

4. Rruga Nacionale\; Krujë-Burrel (Mat)

Ka 12 km rrugë këmbësore që lidhin fshatin Shkretë me Qaf-Tenën e Cudhinin

Rrjeti rrugor këmbësor: Ka 12 km rruge këmbësore që lidhin Shkretën me Qafë Tenën e Cudhirin si dhe lidhin kampin me Kroin e Madh.

5. Përfaqësuesit specifik të florës: Janë përhapur 9-të lloje drurësh: Pisha e zezë (Pinus nigra) Ahu (Fagus silvatica), Pseudotsuga (Pseudotsuga Duglasi), Panja (Acer obtusatum), Bunga (Quercus petrrea, Qarri (Quercus cerris), Vërri i zi (Alnus glutinosa), Gështenja (Castanea Sativa), Arra (Juglans rregia) etj.

Kati shkurror: Janë përhapur 8 lloje shkurresh: Shkozë (Carpinus betulus L) Dëllinja e zezë (Juniperus communis) Mëlleza (Ostrya carpinofolia scop) Frashëri i zi (Fraxsinus excelsior), Shtogu (Sambuxus nigra), Boshtra (Phoryphia europeae) Gjineshtra, (Gentisa cinctone), Lajthia (Cirrylus avellana)                                                        

Gjitarët: Ndodhen 8 lloje gjitarësh: Ariu (Ursus arctos) Dhelpra (Vulpes vulpes), Lepuri i eger (Lepus europeae), Macja e eger (Felis silvestri), Kunadhja (Martes foina), Ketri (Sciurus vulgaris) Baldosa (Meles meles), Miu i pyllit (Adopemus silvaticus) Shpendët: Ndodhen 5 lloje kryesore: Shqiponja leve (Acuila chrysaetus) Huta (Buteo buteo), Tusha e malit (Turdus visovorus), Thëllënza e malit ( Alertorius graeca), Mëllenja e zezë (Turdus merula)

6. Monumente Natyre: Këtu ndodhen 2 MN 

Biomonumenti Masivi i Pishës së Zezë Qaf-Shtamë 700 Ha

MN Gjeomonumenti “Kroi i Nënës Mbretëreshë”

7. Objekte Shërbimi:  Këtu ndodhen dy ish kampe pushimi në një distancë 2.5 km. Janë funksional 4 Bar –Restorante dhe 2 Hotele.

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay