Lajme Flash

Rezervat Natyror i Menaxhuar/ Park Natyror

Korab Kortnik

Emri i Zonës së Mbrojtur: "Korab-Koritnik"

Kategoria:  Rezervat Natyror i Menaxhuar / Park Natyror (IV)

Vendimi me të cilin është shpallur:

V.K.M nr.898 date,21.12.2011

Sipërfaqja, vendodhja, kordinatat:

20663.4 ha 

Ka një sipërfaqe prej  55.550.2ha . Nga kjo sipërfaqe 34,886.8 ndodhen në territorin e qarkut Kukës dhe  20,663.4, në territorin e qarkut Dibër. Parku është pjesë edhe e zonës ndërkufitare me Parkun Kombëtar të Mavrovës (Maqedoni) dhe nëpërmjet një bio-korridori lidhet me Parkun Kombëtar të Sharrit (Kosovë).

Peshkopi

V 445578.15l 4659256.82v

L 4463004.61l 4668805.51v

J 4463238.36l 4605429.25v

P 4459468.97l 46033467.39v

Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion: Rruga nacionale. 

Nga Kukësi në drejtim ZM Korab-Kortinik mund të shkohet në disa drejtime, me rrugë auto, Kukës-Shishtavec 32 km, Kukës-Grykë-Çajë 37km, Kukës-Kolesjan-Kroi i bardhë 35km, Kukës- Zapod 17km. Nga Dibra; Peshkopi -Kala e Dodës –Radomirë , Kala e Dodës- Sorokol.

Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës:

Rriten rreth 46 specie të rëndësishme bimore të futura në listën e Specieve të Rrezikuara të Vendeve të Rëndësishme Bimore të Shqipërisë si  Asyneuma comosiforme, Cirsium boujartii, Melampyrum heracleoticum, Moltkia doerfleri, Oxytropis corabensis, Oxytropis prenja., Phyteuma pseudorbicularis, Fritillaria macedonica, Crocus scardicus,  Asperulla scutellaris, Pinus heldereichi var. leucodermis, Ramonda serbica,  Ranunculus degenii, Ranunculus wettsteinii, Scrophularia bosniaca, Silene macrantha, Valeriana berliscea, Viola elegantula, Viola kosaninii, janë në listën e kuqe të specieve të rrezikuara me rëndësi globale

Grupi i vertebrorëve në zonën e Korabit përfaqesohet në tërësi nga 205 lloje. Grupi më frekuent është ai i shpendëve me 135 lloje, i ndjekur nga grupi i gjitarëve me 30 lloje. Më pas vijojnë peshqit me 15 lloje, reptilët me 14 lloje dhe së fundi amfibët me 11 lloje. Ndër këta vertebrorë të paktën 74 lloje hyjnë në kategorinë e specieve të kërcënuara në shkallë kombëtare. Këtu bëjnë pjese 14 lloje reptilësh, 11 amfibë, 39 shpendë dhe 10 gjitarë.

Përveç tyre zona e Korabit strehon dhe 11 lloje të cilat janë globalisht të kërcënuara përfshirë 1 lloj peshku, 2 amfibë, 3 reptilë dhe 6 gjitarë.

Monumente natyre:

Shpella e Qytezëz Bellovë,

Burimi Termal i Llixhave,

Burimet e Bellovës,

Buroviku i Begjunecit,

Rrapi i Kerçishtit,

Krasta e Pocestit,

Guri Kërçinit,

Pasqyrat e Gramës,

Karsti Malit të Bardhë,

Shlinasi Vrejt,

Gropa (fusha) Panairit,

Burimi Kërçinit,

Ujëvara Pocestit,

Uji ftohtë Vleshë,

Liqeni i Zi Radomirë,

Kroi Mbretit,

Rafshi Korabit,

Bjeshka e zonjave Gramë

 

Objekte kulturore, fetare, historike brenda zonës: Vakufi i Çangës, Kroi i Kishës, në malin e Gjallicës, Teqja e Sheh Ismailit në fshatin Buzmadhe. Zona dallohet jo vetëm për vlerat e spikatura natyrore por edhe për vlera unike të kulturës, historisë, veshjeve, banesave karakteristike, traditave e zakoneve që ruhen e transmetohen ende edhe sot në ditë festash e gëzimesh, nëpërmjet valleve, këngëve  dasmave, riteve e lojrave popullore. Në ZM Korab Koritnik, (Zona e Gorës)  mund të njihesh me traditën sportit të mundjes, të skive garave me kuaj. Zhvillimi i këtyre sporteve kthehet shpeshherë në festë popullore. Ka një traditë të pasur në festimin  e Ditës së verës, Ditës së Shëngjergjit, Ditës së  Gjallicës dhe të qethmeve,( qethja e dhenve).

  1. Objekte në shërbim të komunitetit:

Hotel Bar Skiatori, Shishtavec, Hotel Bar Restorant, Basha Novosej, Kampingu Novosej. 

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay