Lajme Flash

Park Kombëtar

Parku Kombëtar i Thethit

 

  1. Park Kombëtar

1.1.Shpallet me VKM 96 date 21.11.1966

1.2(Kategoria II)

1.3 Sipërfaqja e P.K. Theth është 2630 ha.

1.4 Koordinatat Në Veri:

  1. Kuota 2035.0 m (4396670.31L/4701978.22V), vijon me majën e Arapit (2217.2 m), qafa e Pejës, kuotat 1974.0 m, 2045.0 m, maja e Alisë (2471.0 m), kuota 2247.0 m, maja e Valbonës (1965.0 m)-(4402229.91L/4697825.22V);
  2. Në Lindje: Maja e Valbonës (1965.0 m)-(4402229.91L/4697825.22V), qafa e Valbonës, kuotat 1909.0 m, 2111.0 m, maja e Boshit (2414.5 m), kuota 2220.0 m, maja e Kuj Zhariellovës (1713.0 m), përgjatë Përroit Shehu i Dedulës, kuota 575 m (4400193.92L/4692875.65V);
  3. Në Jug: Kuota 575 m (4400193.92L/4692875.65V), maja e Zorzit (1663.0 m), kuotat 1463.0 m, 1498.0 m, maja e Shtegut (1675.0 m)-(4396736.10L/4695709.71V);
  4. Në Perëndim: Maja e Shtegut (1675.0 m)-(4396736.10L/4695709.71V), qafa e Shtegut të Dhënëve, kuotat 2104.0 m, 2284.0 m, gropat e Radohimës, kuota 2454.0 m, maja e Radohimës (2568.3 m), kuota 2035.0 m (4396670.31L/4701978.22V).

1.5 Rruget qe te çojne ne P.K.Theth jane :

Shkoder-Mes-Prekal-Kir-Shosh-Breg Lumi-Theth

Shkoder-Koplik-Bogë-Theth.

1.6 Flora dhe Fauna

Parku është ndërkufitarë me vlerat të larta të biodiversitetit në lidhje me habitatet, llojet bimore e shtazore. Takohen pyje të ahut, pishës, rrobullit, bredhit, livadhe alpine, mjaft përrenj e lumenjë malor, liqene akullnajore, etj. Park i pasur në endemizma e subendemizma si Gentiana luthea,Wulfenia baldaccii,viola dukagjinica,Lilium albanicum etj. Takohen dhe gjitarë të mëdhenj e të mbrojtur si ariu (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), rrëqebulli (Felis lynx), dhia e egër (Rupicapra rupicapra), kaprolli (Capreolus capreolus), derri egër (Sus scrofa), ndërsa nga shpendët prania e gjelit të egër (Tatrao urogallus) dhe shqiponjës (Aquila chrysaetos). Në ujrat e freskëta e të pastër të lumit të Thethit dhe Shalës takohet lloji globalisht i kërcënuar (Lutra lutra). Parku, përveç vlerave të mëdha shkencore, didaktike, peizazhore etj, mbart potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit, veçanërisht atë alpin dhe kulturor.

1.7 Monumentet e natyrës qe ndodhen  brenda P.K.Theth :

 a) Kanioni i Grunasit, Ujevara e Grunasit,Shpella e Thethit (Gumnarit), Burimet e Okolit, Burimet e Shtarzes, Pragu i Kapreit, Cirku i Bukur i Gropës se Jezercës, Liqeni i Jezercës, Pisha Flamur e Qafë Pejës, Shpella e Majës se Arapit, Shpella e Kataraktit.

1.8 Objektet Kulturore dhe Fetare brenda zonës.

Shkolla 9-vjeçare, Kisha e Thethit, Kulla e Ngujimit, Kulla e Sadri Lukës, Mulliri i Kolajve, Kulla e Praçajve.

1.9 Objekte ne Shërbim te komunitetit

Qendra Shëndetësore.

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay