Rezervë Strikte Natyrore

Kardhiq

Emri i Zonës së Mbrojtur:    Rezervat strikt natyror/ Rezervat shkencor “ Kardhiq”

Kategoria:  I

Vendimi me të cilin është shpallur: VKM nr. 102 date 15.01.1996

Sipërfaqja, vendndodhja - kordinatat:

Sipërfaqja e pergjithshme e zonës është 1800 ha

Eshtë i vendosur në zonën veri - perëndimore të rrethit të Gjirokastrës, në një largësi prej 22 km larg tij.

 Kordinatat:

a.Në veri: Përroi i Piksit (44 15 838.61   44 42 129.87)

b.Në Lindje: Përroi i Qafë Mollës (44 18 376.85   44 41 829.74)

c.Në Jug: Maja Kershait (1782.8m) (44 20 254.80  44 87 696.53)

d.Në Perëndim:  Qafa e Skërficës (812.0m) (44 15 392.70  44 37 319.22).

Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion: Për të shkuar në destinacion përshkohet rruga nacionale Ura e Kardhiqit – Prongji - Zhulat

Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës:

Flora përfaqësohet nga: Bredhi i bardhë, panja emalit, krekëza, frashëri, dushqet, rrobulli e pisha e zezë etj

Fauna përfaqësohet nga: derri i egër, dhia e egër, lepuri i egër, ujku, dhelpra, thëllëza e malit etj.

Monumente natyre:

Kanioni i Piksit

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay