Lajme Flash

Rezervë Strikte Natyrore

Lumi i Gashit

Emri i Zonës së Mbrojtur: Lumi i Gashit

  1. Kategoria

Rezervë Strikte Natyrore kategoria I-rë IUCN

  1. Vendimi me të cilin është shpallur

VKM Nr.102, datw 15.01.1996

  1. Sipërfaqja, vendndodhja-kordinatat

Ka një sipërfaqe prej 3000 ha, dhe është e vendosur në verilindje të Alpeve Shqiptare: N 42 ° 29 '2', E 20 ° 03 '31 " në Qarkun e Kukësit rrethi i Tropojës larg zonës së banuar.

  1. Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion

Me rrugë automobilistike, B. Curri-Dragobi- Qerem- Markovce-Torkuz –doberdol 45 km, nga këtu rrugë këmbësore- LumiGashit. Dhe shtegu tjetër rrugë këmbësore, Tropojë e vjetër –Degaj-Kanali i Gashit-Brodoshnicë-Qafa e Livadhit-Kusheticw-Doberdol- Lumi Gashit.

  1. Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës

Rreth 1/3 e sipërfaqes së ZM lumi i Gashi është e mbuluar me pyje të virgjëra ahu dhe pjesa tjetër është e mbuluar me pyje të përziera ahu dhe halorë, si Pinus heldreichii, Abies Alba   Pinus sylvestris, Pinus peuce. Vertikaliteti dhe prania e rrjedhave ujore  ka krijuar kushte të favorshme për zhvillimin e florës barishtore. Llojet më të përhapura ndër to janë Ranunculus platanifolius, Cardamine enneaphyllos, Actaea spicata, Geum coccineum, Cephalantera rubra, Digitalis grandiflora, Viola aethiolica, Viola tricolor. Përveç kësaj, këtu gjenden edhe specie bimore të listuara në librin e kuq që ja rrisin vlerat zonës si; Atropa Belladonna, Lilium albanicum, Convallaria majalis dhe Lunaria telekiana kjo e fundit bimë endemike. L. telekiana është një specie shumë e rrallë dhe e rrezikuar e cila rrit vlerat e biodiversitetit në  pjesën e Lumit Gashit.

Përsa i përket faunës kjo zonë krijon kushte shumë të favorshme për rritjen dhe përhapjen e shumë llojeve të kafshëve dhe shpendëve.

Llojet kryesore të kafshëve që gjenden në ZM "Lumi i Gashit" janë; ariu i murrmë (Arsus arctos), dhia e egër (Rupicapra rupicapra), kaprolli (Capreolus capreolus) macja  e egër (Felis silvestris), ujku (Canis lupus), derri i egër, lepuri, dhelpra. Kurse shpendë mund të permendim; gjeli i egër (Tetrea urogallus), shqipja e ballkanit (Circus pygargus), zhgaba (Gyps fulvus), thëllëza e malit, (Alectoris graeca) etj. Është propozuar për të qenë pjesë e trashëgimnisë natyrore botërore.

  1. Monumente natyre

Në afërsi të zonës ndodhen liqejtë akullnajorë të Dobërdolit dhe Sylbicës.

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay