Parku Kombëtar Detar "Karaburun-Sazan"
- 1.Emri i Zonës së Mbrojtur: Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan
2. Kategoria: E dytë
- Vendimi me të cilin është shpallur: Është shpallur PKD më 28 prill 2010 me Vendim të Këshillit të Ministrave.
- Sipërfaqja, vendndodhja-kordinatat:PKD ka sipërfaqe 12428 ha. Mbulon zonën detare përgjatë vijës bregdetare të gadishullit të Karaburunit (Nis në kepin e Shën Vasilit deri në derdhjen e përroit të qerashesë) dhe ishullit të Sazanit, 1 milje detare (1852m) nga vija bregdetare. Parku Kombëtar Detar ndodhet në Qarkun e Vlorës dhe në rrethin e Vlorës.
Sipërfaqja e përgjithshme e “Parkut Kombëtar” Karaburun-Sazan është e ndarë, si më poshtë:
Pjesa detare pranë gadishullit të Karaburunit ka sipërfaqe 9 848.95 (nëntë mijë e tetëqind e dyzet e tetë pikë nëntëdhjetë e pesë) ha, me kufijtë e e dixhitalizuar si mëposhtë:
a. Veri:Pika 1 (në det), me largësi 1 milje detare (1852m) nga kepi i Gjuhëzës, me koordinata 4353018.48 V e 4478005.72 L, deri te pika 2 (në det), me largësi 1 milje detare (1852m) nga kepi i Shën Vasilit, me koordinata 4363780.19 V e 4477378.71 L;
b. Lindje:Pika 2 (në det), me largësi 1 milje detare (1852m) nga kepi i Shën Vasilit, me koordinata 4363780.19 V e 4477378.71L dhe më pas vijon përgjatë vijës bregdetare nga kepi i Shën Vasilit, kepi i Dhim Kushtës, kepi dhe gjiri i Shën Janit, kepi i Gjuhëzës, ndjek vijën bregdetare perëndimore të malit të Karaburunit, bregun e Gjinarës, faqen e Bishtit të Malit, Rrëzën e Kanalit, faqen e Langadhës deri te pika 3, me koordinata 4379221.15 V e 4449696.28 L;
c. Jug: Pika 3, me koordinata 4379221.15 V e 4449696.28 L, deri te pika 4 (në det), me largësi 1 milje detare (1852m) nga faqja e Langadhës, me koordinata 4378104.94 e 4448193.75 L;
ç. Perëndim: Pika 4 (në det), me largësi 1 milje detare (1852m) nga faqja e Langadhës, me koordinata 4378104.94 e 4448193.75 L dhe ndjek izobatin deri te pika 1 (në det), me largësi 1 milje detare (1852m) nga kepi i Gjuhëzës, me koordinata 4353018.48 V e 4478005.72 L.
Pjesa detare pranë ishullit të Sazanit ka sipërfaqe 2 721.87 (dy mijë e shtatëqind e njëzet e një pikë tetëdhjetë e shtatë) ha, me kufijtë e mëposhtëm:
Pika 1, me koordinata 4354004.14 V e 4487718.40 L;
Pika 2, me koordinata 4355536.33 V e 4486707.03 L;
Pika 3, me koordinata 4351587.21 V e 4485140.06 L;
Pika 4, me koordinata 4357134.42 V e 4486668.09 L;
Pika 5, me koordinata 4355142.57 V e 4486658.75 L
4. Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion: duke ndjekur rrugën detare me anije apo varkë nga porti i Vlorës dhe nga Marina Orikum.
5. Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës: Kjo zonë konsiderohet me larmi të pasur peizazhesh nënujore, habitatesh për rritjen e shumë organizmave bimore e shtazore nënujore, duke filluar me algat detare, sfungjerët, knidarët, molusqet, krustacet, lëkurëgjëmborët, koralin e kuq, reptilët, gjitarët, për Fokën e Mesdheut, dhe lloje globalisht të rrezikuara në shkallë kritike, si disa lloje peshqish, peshkaqenësh, breshkash deti, delfinësh dhe Foka e Mesdheut (Monachus monachus). Karakteristik për këtë zonë jane edhe livadhet nënujore të posidonias(Posidonia oceanica), dhe shkëmbinjtë koralor.
6. Monumente natyre:
Shpella dheGjiri iGramës:Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihetështëVlorë-Llogara-Gramë; Vlorë – Delta epalasës-Gramë(Foto nefolderinPD Karaburun-sazan)
Shpella e Haxhi Alisë (Iliriane): Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihet është rruga detare me anije dhe varkë nga porti i Vlorës, Qendra e Peshkimit Radhimë dhe Moli i Jahteve Orikum, për në kepin e Gjuhëzës.
Barrierakoraloree Grykës së Djallit: Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihet është rruga detare me anije apo varkë nga Vlora për në ishullin e Sazanit. Mund të vizitohet vetëm nga vizitorë të specializuar dhe zhytës, perderisa ndodhet brenda zonës qëndrore të parkut detar.
Faleza e Sazanit: Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihet është rruga detare me anije nga porti i Vlorës për në ishullin e Sazanit.