Park Kombëtar

Parku Kombëtar "Bredhi i Hotovës-Dangëlli"

Emri i Zonës së Mbrojtur: Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangëlli”

  1. Kategoria:  II
  2. Vendimi me të cilin është shpallur: VKM nr. 1631 date 17.12.2008
  3. Sipërfaqja, vendndodhja - kordinatat:

       - Sipërfaqja e përgjithshme e Parkut është 34,361.05 ha nga te cilat:

        Në rrethin e Permetit 33,165.3 ha

        Në rrethin e Kolonjës 1,195.8 ha

         - Eshtë i vendosur në jug – lindje të Shqipërisë, në afërsi të qytetit të Përmetit, në lindje të lumit Vjosa.

         - Kordinatat:

a.   Në Veri: Kuota (1511 m), (44 75 590   44 47 340)

b.   Në Lindje: Kuota (1350 m), (44 54 890  44 57 690)

c.    Në Jug: Kuota (250 m),  ( 44 52 200    44 51 150 )

d.    Në Perëndim:  Kuota (192 m), (44 61 150    44 43 910)

  1. Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion: Parku përshkohet nga 2 rrugë kryesore që janë:

    -Piskovë – Frashër  dhe  Petran - Gostivishtë

  1. Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës:

        -Flora përfaqesohet nga: Bredhi i Maqedonisë, shparthi, qarri, panja, shkoza e bardhë, frashëri, dëllinja, marreja etj.

         -Fauna përfaqesohet nga: ariu i murrmë, kaprolli, derri i egër, lepuri I egër, ujku, dhelpra, ketri, shqiponja e malit, bufi, etj.

  1. Monumente natyre:

         -Pylli i Rapushës

         -Bokërrimat e Dangellisë

         -Gështenja e Teqesë, Frashër

         -Bredhi i Kokojkës

         -Kanioni i Kamenckës

        -Kanioni i Borockës ( Guri i Bletës)

       - Ujrat termale të Benjës

       -Kanioni i Langaricës

       -Shpella e Pëllumbave

       -Bredhi i Petranit

       -Arra e Llukanit Frashër

  1. Objekte kulturore, fetare, historike brenda zonës:

        -Teqea Frashër

        -Teqea e Alipostivanit

       - Kisha e Ogrenit

       - Kisha e Bënjës

      - Kisha e Kosinës 

  1. Objekte në shërbim të komunitetit:

      - Ujrat termale të Bënjës.

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay