Lajmet e fundit

Censusi i shpendëve dimërues 2018, një hap drejt zhvillimit të turizmit elitar

Klosi: Censusi kombëtar i shpendëve 2018 shtrirje më të madhe gjeografike, 10- fishim kapacitetesh.

Nga laguna e Kune-Vainit ku ndodhej për të parë nga afër mbajtjen e censusit kombëtar të shpendëve dimëorë të ujit për vitin 2018, ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Z. Blendi Klosi shpalli aksionin kombëtar në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, për kontrollin dhe ndëshkimin e subjekteve që kapin, balsamosin apo ekspozojnë shpendë të rralla. 

“Nuk ka njeri që punon për mjedisin që nuk është ndier shumë keq kur shikojmë simbolin kombëtar të kapur në mënyrë ilegale, të balsamosur  në mënyrë ilegale, dhe po ashtu të ekspozuar në disa lokale apo qendra ku zhvillohet biznes, të simbolit kombëtar dhe të shumë kafshëve të rralla, është një thirrje e brendshme për të gjithë ne që nuk jemi aty ku duhet. Prandaj ne kemi marrë një aksion të madh publik për të kontrolluar dhe vendosur ligjshmërinë e cila është e qartë shpendët e rralla, kafshët e rralla, nuk lejohet të gjuhen nuk lejohet të balsamosen, nuk lejohet të mbahen në kundravajtje penale”- tha ministri Klosi gjatë takimit me ekspertë dhe përfaqësues të zonave të mbrojtura.

Duke inspektuar numërimin e shpendëve, Ministri Klosi vlerësoi mbajtjen e përvitshme të censusit kombëtar që gjatë këtij viti shënon rritje të kapaciteve dhe shtrirje me të gjerë në territor. “Përsa i përket censusit të shpendëve më vjen shumë mirë që kjo po ndodh është tashmë një aktivitet i përvitshëm, një aktivitet i cili nga vjet ka dyfishuar numrin e ekspertëve që janë përfshirë në këtë operacion, ka 10-fishuar numrin e specialistëve të agjencisë së zonave të mbrojtura, pra nga 5 sot janë 50 specialistë të zonave të mbrojtura që sot marrin pjesë në monitorimin e shpendëve në vendin tonë.” u shpreh minsitri Klosi duke theksuar edhe ndikimin pozitiv të moratoriumit të gjuetisë në shtimin e shpendëve gjatë viteve të fundit.

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit tha gjithashtu se kundrimi i shpendëve duhet të kthehet një burim të fortë turistik për zonat e mbrojtura  ndërsa u kërkoi të gjithë drejtorive rajonale të AKZM-së që të jenë pararojë  në aksionin e mbjelljes së 20 milionë e 200 mijë pemëve deri në vitin 2020. “Ne do të presim me shumë kërshëri përgjigjet që do të vijnë nga monitorimi që do të bëjnë ekspertët për numrin e shpendëve shtegtarë që kemi sot në Shqipëri, por për ne është shumë e rëndësishme që ky fenomen të kthehet në një burim të fortë turistik për këto zona, që një turizëm i munguar si ai kundrimit të shpendëve të bëhet një atraksion i vërtetë për këto zona të mbrojtura.”

Të pranishëm në numërimin e shpendëve, ekspertë të huaj nga Birdlife International përforcuan përparësitë e Shqipërisë në fushën e turizmit falë aseteve natyrore të ruajtura. “E shkuara juaj  historike ka sjellë si pasojë një ruajtje tjetër të mjedisit, ndryshe nga sa ka ndodhur në disa vende të tjera në Europën Perëndimore ku zhvillimi ishte më shumë hap pas hapi. Por në fund Europa Perëndimore ka humbur shumë nga natyra e egër, ndërsa në Shqipëri si pasojë e situatës së dikurshme, ju keni disa zona të cilat janë të ruajtura, janë më pranë gjendjes së tyre natyrore, dhe ju keni asete të mëdha. Keni një zhvillim ekonomiko-politik që mund ta shndërroni në një përfitim. Njerëzit do të donin të shikonin këto vende që nuk i gjejnë më në Europë. Është potenciali juaj turistik dhe së bashku me burimet natyrore  që keni,  ju duhet t’i balanconi.”-tha eksperti Borut Rubinic.

Censusi kombëtar i shpendëve shtegtarë dimrërorë të ujit këtë vit shtrihet në 20 ligatina në mbarë vendin nga 16 që ishin në vitin 2016. Censusi kombëtar mbahet në kuadër të censusit ndërkombëtar  që zhvillohet njëkohësisht në 143 vende nga e gjithë bota. 

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay