Lajmet e fundit

Kongresi i I i Ranger-save

Kongresi i I i Ranger-save

 

Në kuadër të festimeve të Ditës Botërore të Rangers – ave, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Shoqata e Parqeve Kombëtarë të Shqipërisë, me mbështetjen e projektit NaturAL, të financuar nga Bashkimi Evropian, koordinuar nga Agjencia Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në partneritet me Unionin Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës (IUCN) dhe Shoqatën e Botanistëve Italianë (SBI), kanë organizuar një sërë aktivitetesh në të gjitha qarqet e vendit dhe kulmuan në Tiranë më dt 31 korrik me Kongresin e Parë të Ranger-save, mbajtur në Muzeun Historik Kombëtar.

 “Shumë Ranger-sa nuk janë këtu sot, pasi janë të angazhuar në fikjen e zjarreve dhe unë dua t’i falenderoj sot, megjithatë presim shumë, të shfaqeni, të takoheni me komunitetin, të jeni aty në çdo ngjarje të zonës tuaj”- tha Zamir Dedej Drejtori i Përgjithshëm i AKZM-së.

Ndërsa drejtuesja e projektit NaturAL Caterina Carugati gjatë fjalës së saj tha: Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian, NaturAl do të vazhdojë të mbështesë zonat e mbrojtura në Shqipëri, duke investuar në forcimin e aftesive teknike dhe menaxheriale, përmirësimin e njohurive të stafit të zonave të mbrojtura si dhe ne investime infrastrukturore, të cilat do të bëjnë të mundur përgatitjen e Shqipërisë drejt Rrjetit Natura 2000. 

Që nga krijimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në vitin 2015, Shqipëria ka një trup prej 108 Ranger-sa, të cilët punojnë direkt në ruajtjen e vlerave të natyrore të Zonave të Mbrojtura në vend.

Kjo trupë kompletohet nga një numër (rreth 50) specialist monitorimi, të cilët punojnë në monitorimin dhe ruajtjen e specieve të egra dhe vlerave të biodiversitetit. AKZM mbështetet nga Projekti NaturAL dhe po punon fort në ngritjen e kapaciteteve dhe sigurimin e pajisjeve dhe infrastrukturës së nevojshme, më mënyrë që renxhërsat të plotësojnë detyrimet e tyre. Sigurimi i automjeteve, pajisjeve të terrenit, uniformat, etj e kanë përmirësuar dukshëm punën e renxhërsave.

Shoqata Kombëtare e Parqeve të Shqipërisë është një shoqatë jo fitimprurëse, e ngritur për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të mbështetur punën kritike të stafit të zonave të mbrojtura në ruajtjen e trashëgimisë sonë natyrore dhe kulturore. Roli i AKZM-së është fuqizimi i stafit të zonave të mbrojtura, veçanërisht i renxhërsave duke mbështetur përpjekjet e tyre dhe ofrimin e trajnimeve në ngritjen e kapaciteteve dhe programeve të shkëmbimit për anëtarët e saj në mënyrë që të sigurohet një roje parku i trajnuar mirë dhe i pajisur siç duhet për të menaxhuar natyrat e egra më të çmuara të vendit tonë.

Pjesëmarrësit në këtë takim siguruan bashkëveprim të plotë dhe ndanë përvojat e tyre mbi rolin e rëndësishëm të Rangers-ave dhe mundësitë e ardhshme për mbështetjen e rolit të tyre dhe përmirësimin e kapaciteteve të tyre nëpërmjet përmirësimit të bashkëpunimit.

.

Dita Botërore e Rangers – ave, 31 Korrik – përkujton dhe vlerëson punën e palodhur dhe rolin e rëndësishëm te rangers – ave në mbarë botën për mbrojtjen e vlerave të spikatura të trashëgimisë natyrore dhe kulturore. Për herë të parë kjo ditë është festuar 10 vite me parë, në vitin 2007. Kjo ditë është një rast unik për të mbështetur punën jetike të Rangers – ave, të cilët shpesh janë të ekspozuar ndaj kushteve të rrezikshme mjedisore apo ndaj kafshëve të egra, dhe rrezikojnë jetën e tyre duke u përballur me personat që zhvillojnë aktivitete të paligjshme, si prerja e drurëve, peshkimi apo gjuetia e paligjshme.

Në Shqipëri, festimet për këtë ditë u zhvilluan gjatë gjithë javës 23 – 31 Korrik në të 12 AdZM-të nën moton “Unë dua të jem një Ranger”, duke i përqëndruar aktivitetet kryesisht tek fëmijët, pjesë e shkollave verore, si dhe me komunitetin që jeton përreth Zonave të Mbrojtura. Përmes aktiviteteve të zhvilluara synohet afrimi dhe edukimi i tyre me dashurinë për natyrën dhe rëndësinë e ruajtjes së saj. Edukimi i brezave është investimi më i madh që mund të bëhet për një vend dhe në këtë linjë aktivitetet me në fokus fëmijët janë të një rëndësie të madhe për Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Aktivitetet gjatë kësaj jave (23 – 31 Korrik 2017), kanë në fokus Rangers-at si një strukturë shumë e rëndësishme e mbrojtjes së natyrës shqiptare. Rangers-at janë punonjës të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, të cilët patrullojnë në terren për evidentimin e aktiviteteve të paligjshme dhe shërbejnë si guida në park për promovimin e vlerave më të spikatura të Zonave të Mbrojtura.

Të gjitha administratat rajonale të zonave te mbrojtura sipas programit të përcaktuar zhvilluan aktivitete me fëmijët duke ju treguar atyre sesi vepron një ranger në situata të ndryshme për të mbrojtur natyrën, duke i sjellë në terrenin ku rangers-at punojnë çdo ditë. Nga ana tjetër aktivitetet janë përqëndruar gjithashtu edhe në bisedat dhe diskutimet me komunitetin e zonës rreth përfitimeve që kanë ata duke jetuar afër Zonave të Mbrojtura dhe rolin e Rangers-ave në mbrojtjen e natyrës. 

 

 

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay