Dita Botërore e Mjedisit, 5 qershor aktivitete nga AdZM-të
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, 5 qershor u zhvilluan një sërë aktivitetesh nga AdZM-të e Qarqeve, të cilat konsistojnë në pastrime të territoreve të Zonave të Mbrojtura nga nxënësit e zonës dhe orë mësimore mbi natyrën në shkollat brenda zonave të mbrojtura.
Prespë
Më 5 qershor AdZM Korçë në bashkëpunim me Bashkinë Pustec, organizoi aksionin “Për një Park të pastër, në një mjedis të pastër”, i cili konsistoi në pastrimin e depozitave septike në fshatin Zharoshkë. Nxënësit e shkollave do të angazhohen në pastrimin e brigjeve të Liqenit të Prespës nga mbetjet plastike
Krumë
Më datë 5.06.2017 në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit u zhvilluan aktivitete me nxënës të shkollës 9- vjeçare të qytetit të Krumës, Bashkia Has.
Aktivitetet u organizua në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit dhe do të mbështeten nga organizata mjedisore "Mbrotja e Mjedisit". Do të jenë të ftuar përfaqësues të pushtetit vendor, prindër, dhe OJF vendore.
Veprimtaritë u hapen me një prezantim informues për Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, axhendën e aktiviteteve dhe u vazhdua me vizatime për natyrën, eskursion te monumenti i natyrës "Vrella e Krumës", për njohjen e vlerave të këtij monumenti por edhe një prezantim informues për rrjetin e Zonave të Mbrojtura në qarkun e Kukësit.
Më pas u vazhdua me prezantimin e punimeve të nxënësve dhe shpalljen e fituesit, për punimin më të mirë.
Lezhë
Në rezervatin natyror të menaxhuar Kune-Vain u zhvillua orë edukimi mjedisor "Vlerat pozitive dhe resurset mjedisore në zonën e mbrojtur Kune-Vain me rastin e ditës ndërkombëtare të mjedisit" me nxënësit e shkollave 9 vjeçare Ishull Shëngjin. Aktiviteti u organizua nga stafi i AdZM Qarku Lezhë. Aktiviteti mbështetet nga Drejtoritë e shkollave dhe Njësitë Adminstrative, Shëngjin.
Gjirokastër
Stafi i administratës organzoi pastrimin e mjedisit ne Ujrat Termale të Bënjës, në Parkun Kombëtar "Bredhi i Hotovës - Dangelli".
Elbasan
Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit 5 Qershor u zhvillua një aktivitet për pastrimin e territorit të qendrës së banuar dhe rreth shkollës me nxënësit e shkollës së bashkuar "Shefqet Dosku" Dorëz, meqënëse kjo shkollë ndodhet brënda Parkut Kombëtar "Shebenik-Jabllanicë".
Qaf Shtamë
Me datë 05.06.2017 u organizua në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare Cudhi-Kamt
aksionin për pastrimin e PK."Qaf-Shtamë".
Fotogaleri
http://akzm.gov.al/index.php?option=com_k2&view=item&id=388:dita-boterore-e-mjedisit-5-qershor&Itemid=477&lang=en#sigProIddb7239b5ad