Lajmet e fundit

“Shtëpia e Gjelbër” i jep AKZM-së një Qendër Vizitorësh në Drilon

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, 5 qershor, Shoqata Jofitimprurëse “Shtëpia e Gjelbër” i jep në përdorim dhe pa asnjë detyrim një Qendër Vizitorësh në Drilon, Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura, Korçë. Për këtë arsye dy drejtuesit, Nënkryetari i Shoqatës “Shtëpia e Gjelbër, Enkelejd Karanxha dhe Drejtori i AdZM, Korçë, Mihallaq Qirjo lidhin një marrëveshje.

Kush shkon për të vizituar Pogradecin është e pamundur të mos bëjë një shëtitje në Drilon. Ligatina e Drilonit është Monument Natyre si dhe pjesë e Peisazhit të Mbrojtur Liqeni i Pogradecit.

Gjatë vitit të kaluar Liqeni i Pogradecit numëroi rreth 360 mijë turistë një pjesë e mirë e të cilëve kanë qenë dhe vizitorë të Monumentit të Natyrës, Drilon.

“Në Peisazhin e Mbrojtur Liqeni i Pogradecit ne së bashku me shoqërinë civile po synojmë që të vendosim në funksion të komunitetit dhe vizitorëve ato infrastruktura të lehta, që shoqatat jo fitimprurëse lokale i disponojnë dhe me pak përpjekje mund t’i rivendosim në funksion”, tha Drejtori i AKZM, Zamir Dedej. 

Këtë sezon veror turistëve të Drilonit do t’i vijë në ndihmë një Qendër Vizitorësh. Një Shoqatë Jo Fitimprurëse do t’ja japë në përdorim Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura, Korçë, pa asnjë lloj detyrimi.

Kjo Qendër Vizitorësh është prej druri dhe ka një sipërfaqe prej 32 metra katror. Kjo qendër do të jetë në funksion të turistëve dhe vizitorëve mjedisor duke ofruar informacion, duke u pajisur kështu me guida turistike, fletpalosje, broshura. Turistëve vendas dhe të huaj do ju sigurohet një informacioni nevojshmëm, këshilla dhe orientime turistike për qytetin e Pogradecit dhe më gjerë.  

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay