Lajmet e fundit

Shqipëria promovon një strehë të re për lakuriqët e natës, tunelet dhe bunkerët e braktisur

Bunkeri i kohës së komunizmit, sot Bunk’Art,  hap dyert për ekspozitën unike të lakuriqëve të natës “Bunkerët: Streha e Jetës së Egër”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Jetës së Egër e cila festohet në mbarë botën në 3 Mars.

Ekspozita mundësohet nga Projekti i financuar nga BE-ja NaturAL, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, AKZM dhe Bunk’Art. Ajo ka si qëllim të ndërgjegjësojë vendimmarrësit dhe të gjithë qytetarët për mbrojtjen e jetës së egër. “Vëmendje e veçantë i kushtohet lakuriqëve, këtyre gjitarëve insektngrënës, të cilët janë  shumë të rëndësishëm për ekosistemet dhe ekonominë. Kështu bunkerët marrin dhe një vlerë tjetër, si vende po kaq të rëndësishme edhe për mbrojtjen e natyrës”- shpjegoi Z. Çelik Rruplli përfaqësues i Bunk’Art.

Ekspozita “Bunkerët: Streha e Jetës së Egër”, e cila u përurua zyrtarisht sot, do të qëndrojë hapur për vizitorët në mjediset e Bunk’Art përgjatë gjithë vitit 2017. Ndërsa vizitojnë ekspozitën, vizitorët do të mësojnë për llojet e lakuriqëve që gjenden në Shqipëri. “Jemi shumë të kënaqur të dëshmojmë se prezenca e jetës së egër në Shqipëri po rrit ofertën turistike dhe po shton atraksione të reja turistike. Përpjekjet tona dhe kontributi i partnerëve kanë mundësuar krijimin e databazës së faunës së egër në Shqipëri që do të përmirësojë menaxhimin e habitateve të jetës së egër dhe do të mbrojë këto specie,” theksoi  Adriana Petri përfaqësuese e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. 

Si rezultat i një seri vrojtimesh mbi lakuriqët, të kryera me mbështetjen e projektit NaturAL dhe disa projekteve të financuara nga BE, u rregjistruan 32 specie lakuriqësh – një numër shumë i lartë duke konsideruar se 54 specie janë rregjistruar në të gjithë Evropën. 18 nga këto 32 specie të rregjistruara në vendin tonë ku mund të përmendim Lakuriqin e natës hundpatkua i vogël ose Lakuiqi i natës veshëmiu i madh  të vrojtuar në në bunkere. Z. Ervis Loçe, ekspert i lakuriqëve dhe kurator i ekspozitës u shpreh se Shqipëria është banesa e Lakuriqit të natës veshgjatë të Ballkanit, specie endemike e lakuriqëve për Ballkanin Perëndimor.

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay