Lajme Flash

Lajmet e fundit

Përkujtohet 94 vjetori i Shërbimit Pyjor Shqiptar

Përkujtohet 94 vjetori i Shërbimit Pyjor Shqiptar

 

Në  94 -vjetorin e Ditës së Shërbimit Pyjor  Shqiptar,  Ministri i Mjedisit Z. Lefer Koka inspektoi  pyllëzimin dhe rehabilitimin e një prej zonave të degraduara në Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit”.

Pasi inspektoi nga afër investimin e realizuar nga Ministria e Mjedisit , Ministri Koka theksoi se sot është një ditë e vecantë në historinë e pylltarisë shipëtare duke nënvizuar se devotshmëria, puna dhe pasioni i qindra inxhinierëve e punonjësve të pyjeve është busull e politikës së Ministrisë së Mjedisit për një zhvillim të qëndrueshëm të pyjeve.

“Sot është dita të kujtojmë veçanërisht pionerët e parë të këtij Shërbimi për kontributin e tyre të cmuar dhe të padiskutueshëm.   Respekt dhe mirënjohje ndaj specialistëve të pyjeve në 94 vite për gjithçka që bënë dhe trashëguan brez pas brezi, edhe në kohët më të vështira që ka kaluar vendi ynë.” – tha Ministri Koka

Ai solli në vëmendje pionerët e pyjeve duke kujtuar kështu inxhinierin e parë të pyjeve në Shqipëri inxhinierin e parë të pyjeve Mete Shahu nga Korca, shkolluar në Turqi,

Më tej Ministri Koka u ndal te pushteti vendor: - “Nuk mund të rri pa ju kujtuar të zgjedhurve vendorë të marrin pjesë në këtë aksion të madh. Ka ende Bashki që nuk kanë marrë përgjegjësitë ligjore, që ju takojnë për menaxhimin e pyjeve”

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte dhe z. Leonidha Peri, Dekan i Fakultetit të Shkencave të Pyjeve, Universiteti Bujqësor i Tiranës. “Jam shumë i kënaqur që përkujtojmë këtë ditë me prioritetet e nismat konkrete. Universiteti ynë ashtu si Ministria ka një objektiv parësor , t’i rikthejmë pyjet vendit tonë”:- u shpreh ai

Ministria e Mjedisit vazhdon bashkëpunimin e saj të ngushtë  me botën akademike në fushën e pyjeve, me qëllim përfshirjen e tyre në të gjitha vendimmarrjet në cështjet mjedisore

Investimi në Parkun Kombëtar të Dajtit ka sjellë rehabilitimin e ish -gurores me sipërfaqe totale prej 18 hektarë. Pas rehabilitimit të tokës, është realizuar edhe pyllëzimi me mbi 2000 mijë copë fidanë të llojit pishë e zezë, akacie, blir. Investimi bën të mundur eleminimin e ndikimeve negative të shkaktuara nga aktiviteti në të shkuarën i guroreve në Parkun Kombëtar të Dajtit, i shpallur zonë e mbrojtur.

27 Janar u shpall si “Dita e shërbimit pyjor shqiptar”, në kujtim të ditës së 27 Janarit të vitit 1923 kur u miratua “Ligji i parë shqiptar i pyjeve dhe kullosave”. Në historikun e pylltarisë shënohet krijimi për herë të parë I Ministrisë së Pyjeve, në vitin 1951  ndërsa në 1959 do të hapej  Fakulteti i Pyjeve, pranë Institutit të Lartë Bujqësor ku u diplomuan me  mijëra specialistë të ekonomisë pyjore.

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay