Lajmet e fundit

Inkurajim për ruajtjen e natyrës ndërkufitare midis Shqipërisë dhe Malit të Zi

Inkurajim  për ruajtjen e natyrës ndërkufitare  midis Shqipërisë dhe Malit të Zi

Podgorice, Mal i Zi, 5 Dhjetor 2016,  Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura e Shqipërisë dhe Ndërmarrja Publike e Parqeve Kombëtare në Malin të Zi, nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi sot në Podgoricë, duke vendosur sëbashku që të rrisin bashkëpunimin ndërkufitar për mbrojtjen e natyrës. Vetëm përdorimi i mençur e biodiversitetit do të garantojë ruajtjen e burimeve natyrore për të mirën e njerëzve në të dyja vendet.

"Vetë ky projekt dhe eventi i  sotëm  janë shembuj të shkëlqyer të njëmirebashkepunimi  mes organizatave partneret, donatorëve  dhe institucioneve. Mbështetja e  këtij projekti për hartimin e planit të Menaxhimit për PK te Liqenit të Shkodrës ishte tepër i rëndësishëm - plani që përcakton drejtimet e zhvillimit kësaj zone në pesë vitet e ardhshme ishte miratuar së fundmi nga Qeveria. Me mbështetjen e ekspertëve  ne kemi  përpunuar një dokument cilesor  për të drejtuar punën tonë brenda kuadrit  të përcaktuar ", ka thënë Azra Vukovic, drejtore e Ndërmarrjes Publike të  Parqeve Kombëtare në Mal të Zi. "Me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri, ne biem dakord për të ndarë informacione dhe të planifikojmë aktivitete të përbashkëta të cilat do të përmirësojnë menaxhimin e zonës së mbrojtur dhe zvogëlojnë aktivitetet e paligjshme dhe do te kene si rrezultat  promovimin e vlerave unike natyrore te ketyre zonave duke bërë të mundur zhvillimin ekonomik të komuniteteve lokale ", përfundoi ajo.

Drejtori i Pergjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Z. Zamir Dedej, nënvizoj momentin shumë pozitv lidhur me bashkëpunimin e institutcioneve përgjegjëse për zonat e mbrojtura në të dy vendet. “Edhe në të shkuarën ka pasur disa përpjekje për të rritur dhe zbatuar bashkepunimin mes dy vendeve ne fushen e mjedisit. Ne mendojme se tashme eshte koha te konkretizojmë këto marrëveshje me sa më shume programe pune te perbashketa, duke perfshire aktoret me te rendesishem ne zone, duke synuar ne rritjen e rrezultateve te bashkepunimit  per ruajtjen e natyres se Liqenit te Shkodres/Skadar dhe lumit Buna/Bojana, si edhe ne zonat malore”

Ekspertët që punojnë për ruajtjen e natyrës në të dy vendet  duhet të gjejnë lehtësisht një gjuhë të përbashkët, si ata të ndajnë objektivat dhe vizionet. "Bashkëpunimi ndërkufitar nënkupton bashkëpunimin mes njerëzve për të përfituar nga trashëgimia natyrore, dhe IUCN është anagazhuar për të mbështetur përpjekjet që do të nxisin ruajtjen dhe menaxhimin ndërkufitar të liqenit të Shkodrës, si dhe zona të tjera të mbrojtura të përbashkëta. Ne jemi të përkushtuar për të parë autoritetet, komunitetet dhe shoqërinë civile të të dy vendeve që të kontribuojnë për këtë qëllim ", tha zoti Boris Erg, Drejtor i Zyrës Rajonale IUCN për Europën Lindore dhe Azinë Qendrore.

INCA, si një Organizatë Mjedisore e Shoqërisë Civile të Shqipërisë, kontribuon dhe beson që Liqeni Ndërkufitar i Shkodrës, do të bëhet një destinacion i rëndësishëm kombëtar dhe ndërkombëtar për konservimin e biodiversitetit, peizazhit dhe të mjediseve tokësore, bregliqenore dhe ujore, kur ndërveprimi i njerëzve me natyrën të konsiderohet identitet dhe trashëgimi natyrore dhe kulturore, pasi  ruajtja e integritetit të këtij bashkëveprimi ndërkufitar është jetike për konservimin e liqenit, të vlerave natyrore, kulturore dhe ekoturistike, duke mbështetur dhe inkurajuar mirëintegrimit të tij si një ekonsistem që siguron mirëqënie për banorët në të dy anët e kufiri dhepër brezat e ardhshëm, theksoi Drejtori Ekzekutiv i INCA-s, Z. Nihat Dragoti.

Për shkak të diversitetit të lartë të habitateve dhe specieve, Liqeni i Shkodrës është përcaktuar si një zonë e mbrojtur në të dy vendet si në Shqipëri ashtu edhe në Mal të Zi, është njohur gjithashtu ndërkombëtarisht si një vend Ramsar dhe Emerald, si dhe një zonë e rëndësishme për zogjtë dhe bimët. Zyra Rajonale e IUCN për Evropën Lindore dhe Azinë Qëndrore (IUCN ECARO) në partneritet me Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), Green Home në Malin e Zi dhe autoritetet për zonat e mbrojtura dhe ruajtjen e natyrës, u angazhuan për të punuar së bashku drejt një menaxhimi efektiv të biodiversitetit të këtij liqenit, përmes Projektit "Mbështetje afatgjatë për menaxhimin e qëndrueshëm ndërkufitar të Liqenit të Shkodrës", financuar nga CEPF që përfundoi sot në Podgoricë. Përveç marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar, arritjet kryesore të partnerëve të projektit përfshijnë hartimin e planit të dytë të Menaxhimit të Parkut Kombëtar të Liqenit të Shkodrës 2016-2020 duke ndjekur praktikat më të mira dhe standartet e IUCN-së, një propozim për një zonim të ri të menaxhimit për liqenin e Shkodrës, Rezervë e Menxhuar Natyrore, që mbulon pjesën shqiptare të rajonit, dhe një Manual lidhur me aspektet ligjore të mbrojtjes së Liqenit të Shkodrës. Ngritja e kapaciteteve për planifikimin e menaxhimit, dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërkufitar, ka qënë pika më e fortë e këtij projekti. Të gjitha këto rezultate kanë kontribuar në zbatimin e ligjit, rritjen e pjesëmarrjes së organizatave të shoqërisë civile në monitorimin dhe menaxhimin e zonës së mbrojtur, dhe edukimin e të rinjve mbi vlerat dhe rëndësinë e natyrës.

Shënim për botuesit:

Projekti

Projekti “Mbështetje për menaxhimin e qëndrueshëm e afatgjate të Liqenit ndërkufitar të Shkodrës” është një projekt 3 vjeçar i IUCN që synon të nxisë menaxhimin efektiv të biodiversitetit të liqenit të Shkodrës nëpërmjet përmirësimit të praktikave dhe kapaciteteve për menaxhimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri dhe Mal të Zi.

www.iucn.org/skadarlake

IUCN

IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës) është organizata mjedisore më e vjetër dhe më e madhe në botë, me më shumë se 1200 qeveri dhe OJQ anëtare dhe rreth 11’000 ekspertë vullnetare në mbi 160 vende. Zyra e IUCN-së për Evropën mbulon kontinentin Evropian, Rusinë dhe Azinë qendrore dhe vendet e Bashkimit Evropian përtej detit. Zyra e IUCN për Evropën Juglindore (IUCN SEE) nxit përmirësimin e qeverisjes së burimeve natyrore dhe biodiveristetit dhe mbështet nismat për ruajtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e ekosistemeve për mirëqenien e njerëzve. Duke punuar bashkërisht me anëtaret e IUCN dhe Komisionet ajo harton politikat rajonale dhe mbështet dy iniciativa kryesore: Nismën e Harkut Dinarik dhe Brezin e Gjelbër të Evropës.

www.iucn.org/southeasterneurope

INCA

Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) është një OJQ e krijuar në korrik 2000, me qendër në Tirane por që punon në të gjithë vendin dhe në rajon nëpërmjet organizatave partnere. Qëllimi kryesor i INCA është lehtësimi i ngritjes së kapaciteteve profesionale nëpërmjet trajnimeve dhe proceseve me pjesëmarrje, ruajtja e natyrës dhe mbrojtja e florës dhe faunës në Shqipëri, mbështetja e zhvillimit rural. Ajo fokusohet në vlerësimin e biodiversitetit, zonat e mbrojtura dhe menaxhimin e baseneve të lumenjve dhe zbaton projekte në Shqipëri dhe në kontekst ndërkufitar. INCA është anëtar i IUCN dhe Forumit Global të Ujit (GËP) dhe përfaqëson ËËF në Shqipëri. Që prej prillit 2013 INCA drejton Rrjetin për Rruajtjen e Natyrës në Shqipëri.

http://ww.inca-al.org/

Green Home

Shoqata Green Home është themeluar nga studente të shkencave biologjike në vitin 2000, si një Shoqate Jo Qeveritare, jofitimprurëse e Jo politike. Shoqata lindi nga nevoja për pjesëmarrje e një numri të madh qytetaresh në ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe marrja e një roli më aktiv në zhvillimin e shoqërisë civile nëpërmjet respektimit të biodiversitetit dhe përpjekjeve për zhvillimin e qëndrueshëm. Green Home është e dedikuar ndaj ruajtjes dhe përmirësimit të mjedisit që nxit një të ardhme të qëndrueshme dhe çon në përmirësimin e kushteve sociale e ekonomike të komuniteteve në nivel kombëtar. Për këtë qellim, ajo është e angazhuar të punoje me një game të gjere aktoresh për të mbështetur partneritetet dhe punuar së bashku për të garantuar një të ardhme të qëndrueshme dhe një njohje të gjere mbare botërore si Shteti Ekologjik i Malit të Zi.

http://www.greenhome.co.me/

Fondi i Partneritetit për Ekosistemet Kritike (Critical Ecosystem Partnership Fund)

Fondi i Partneritet për Ekosistemet Kritike është një nisme e përbashkët e Agjencisë Franceze të Zhvillimit, Conservation International, Bashkimit evropian, Fondit Global për Mjedisin, qeverise Japoneze, Fondacionit MacArthur dhe Bankës Botërore. Qëllimi themelor është të garantoje pjesëmarrjen e shoqërisë civile në ruajtjen e biodiversitetit.

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay