Lajmet e fundit

Bashkëpunimi i fuqishëm për zonat e mbrojtura të Shqipërisë - koha për të festuar mbi arritjet dhe për të reflektuar mbi hapat e së ardhmes

Bashkëpunimi i fuqishëm për zonat e mbrojtura të Shqipërisë - koha për të festuar mbi arritjet dhe për të reflektuar mbi hapat e së ardhmes

TIRANË, 25 Janar 2017 –Projekti pesëvjecar "Mbështetje institucionale për menaxhimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri" ka ardhur në fundin e tij, duke kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në progresin e bërë në fushën e mbrojtjes së natyrës në Shqipëri. Projekti – i zbatuar nga Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit (MM) dhe Agjencia Kombëtare për Zonat e Mbrojtura (AKZM), i financuar nga Agjencia Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (AICS) - ndihmoi në formimin e një kuadri të ri kombëtar institucional për zonat e mbrojtura, në inicimin e ndryshimeve legjislative dhe forcimin  e menaxhimit të zonave të mbrojtura me efektivitet.

“Ne kemi bërë një punë e madhe deri më tani në forcimin e sistemit të zonave të mbrojtura të Shqipërisë, dhe partneriteti ynë me MM, IUCN dhe AICS ishte i rëndësishëm në këtë drejtim", tha Z. Zamir Dedej, Drejtor i Agjencisë Kombëtare për Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë. "Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë sinergji dhe të eksplorojnë potencialin e gjenerimit të të ardhurave- të zonave të mbrojtura, pa kompromentuar ruajtjen e tyre", përfundoi ai.

Projekti ishte i rëendësishëm në forcimin e politikave për zonat e mbrojtura përmes integrimit të standarteve ndërkombëtare  në proceset e planifikimit dhe menaxhimit të zonave te mbrojtura. Dy zona pilote, Peisazhi i Mbrojtur i Lumit Buna dhe Territoreve Ligatinore përreth tij  dhe Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë (PK) janë përzgjedhur për rëndësinë e shërbimeve të ekosistemit që ato ofrojnë për komunitetet lokale. Planet e tyre të menaxhimit janë hartuar dhe përpunuar sipas Udhëzimeve për Planifikimin e Menaxhimit të  IUCN ËCPA (Komisioni Botëror mbi Zonat e Mbrojtura ), përmes proceseve te konsultimit ku për herë të parë në Shqipëri ka pasur një shkallë kaq të gjerë pjesëmarrjeje aktive të aktorëve locale.

"Autoritetet kanë nevojë për shumë mbështetje që të arrijnë të sigurojnë krijimin dhe menanxhimin e sistemit kombëtar të zonave të mbrojtura, të sigurojnë krijimin dhe menaxhimin e sistemit kombëtar të zonave të mbrojtura.  Ajo që kemi parë gjatë pesë viteve të fundit është një hap i madh përpara në përmirësimin e kuadrit institucional dhe menaxhimit me efektivitet të zonave të mbrojtura në Shqipëri. IUCN mbetet e angazhuar për ofrimin e këshillave të nevojshme për autoritetet dhe komunitetet për të shfrytëzuar potencialin e plotë të sistemit të zonave të mbrojtura të Shqipërisë ", tha z Boris Erg, Drejtor i Zyrës Rajonale IUCN për Europën Lindore dhe Azinë Qendrore.

Disa nga kontributet më të dukshëm të  projektit në menaxhimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri janë:

- Procedura e standardizuar për planifikimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura dhe dy plane menaxhimi të  përgatitura në përputhje të plotë me standartet ndërkombëtare për zonat e mbrojtura

- Rinovimi i faciliteteve të zonave të mbrojtura dhe hapja e dy qendrave për vizitorët, si dhe ndërtimi i infrastrukturës së vizitorëve dhe ndertimi i shtigjeve  të ecjes dhe çiklizmit për të çuar përpara zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në zonat e mbrojtura,

- Sigurimi i instrumenteve dhe metodologjive për planifikimin e menaxhimit dhe monitorimit në zonat e mbrojtura dhe një bazë të dhënash kombëtare të biodiversitetit (BioNNA) për të lehtësuar punën e autoriteteve,

- Disa fushata ndërgjegjësimi dhe programe arsimore që synojnë për të ngritur njohuritë e komuniteteve lokale mbi parqet dhe vlerat e tyre,

- Aplikimi Online për zonat e mbrojtura në Shqipëri, nisur si një mjet i rëndësishëm promovues, me të dhënat e për të dy zonat pilote të projektit.

Italia tradicionalisht e sheh Shqipërinë si një partner të vlefshëm në rajon, dhe do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e saj të qëndrueshëm. Përmes projektit NatyrAL, si dhe përmes iniciativave të tjera të reja, ne do të cojme më tej arritjet dhe do të zgjerojmë  punën tonë tashmë  në dhjetë zona të mbrojtura, ndërsa hedhim bazat  për ngritjen e rrjetit kombëtar Natura2000 ", tha Z. Nino Merola, Drejtor i Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Shqipëri.

<Fund>

Për më shumë informacion:

Deniz Xhoga, Agjencia Kombëtare për Zonat e Mbrojtura,

E: Deniz.Xhoga@akzm.gov.al  

Aleksandra Nikodinovic, IUCN ECARO,

E: aleksandra.nikodinovic@iucn.org

Shënime për Botuesit :

Informacion rreth projektit:

Titulli: Mbështetja institucionale për menaxhimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri

Shqipëria është një vend i pasur me diversitet biologjik dhe mbi një e treta e territorit të saj është e mbuluar me pyjet-vendbanimi i ujqerve, arinjve, rrëqebullit, derrit te egër dhe shumë llojeve të tjera te faunes se eger.

Megjithëse rrethuar nga pasuritë natyrore, shumë njerëz në Shqipëri luftojnë për të bërë me te miren per te veten e tyre. Një nga planet tashme të mire avancuara është shfrytezimi I  parqeve kombëtare të vendit dhe zonave të tjera të mbrojtura ne mbeshtetje te nevojave te popullsise, si dhe te vete natyrës. Bashkepunimi Italian për Zhvillim është duke bashkëpunuar me Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) për të promovuar qasje të reja për menaxhimin e zonave të mbrojtura, për të treguar një gamë të gjerë të përfitimeve që komunitetet lokale dhe më gjerë do të mund të gëzojnë nga ekosistemet e mire ruajtura dhe mirë-funksionale . Projekti ka për qëllim të përfshijë në mënyrë aktive popullsinë lokale dhe influencimin e tyre ne të ardhmen zonave te mbrojtura te  Velipojës dhe Shebenik-Jabllanicës, te trajnoje zyrtaret  në menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe te rrise ndergjgjesimin për të ndihmuar qeveritë lokale dhe kombëtare për të shfrytëzuar më mirë potencialin natyror të këtyre zonave. Aktivitetet janë të mbështetura nga dy anëtarët e IUCN në Shqipëri: Instituti për Ruajtjen e Natyrës të Shqipërisë (INCA) dhe Shoqata per Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA).

website i projektit: www.iucn.org/projectalbania

Broshura "Për një të ardhme të qëndrueshme"

https://www.iucn.org/sites/dev/files/import/downloads/albania_brochure_eng_31_05_2012_web_1.pdf

Rreth Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS)

Në njëzet vitet e fundit, Shqipëria ka ndërmarrë një rrugë të rëndësishëm drejt stabilizimit politik dhe ekonomik, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe rritje progresive ekonomike. Bazuar ne  këtë zhvillim politik dhe ekonomik, Kooperacioni Italian ka riformuluar programin e saj, duke synuar në këtë mënyrë kryesisht të mbështesi procesin e integrimit të Shqipërisë ne BE si dhe identifikimin e prioriteteve dhe strategjive për miratimin dhe zbatimin e acquis communautaire, sikurse thuhet në Protokollin e Ri te bashkepunimit dhe Zhvillimit  Italo-Shqiptare, 2014-2016. Për të nxitur zhvillimin social dhe ekonomik, Italia miraton një qasje multi-sektorial, zbatimin e projekteve që prekin disa fusha të ndërhyrjes. Bashkëpunimi italian aplikon si marevshjet dypalshe ashtu edhe ato shume palshe , mbështet në të njëjtën kohë projektet e OJQ-ve  dhe bashkëpunimin e decentralizuar. Agjencia italiane për Bashkëpunimin dhe  Zhvillim (AICS) siguron koordinimin e përgjithshëm, menaxhimin, monitorimin dhe raportimin e projektit. Ofron mbështetje teknike për aktivitetet dhe promovon koordinimin dhe sinergjitë me partnerët institucionalë dhe ndërkombëtarë shqiptare në këtë fushë.

www.italcoopalbania.org

Rreth IUCN

IUCN është një Union anëtarësimi unike i përbërë si nga organizata  qeveritare ashtu edhe ato të shoqërisë civile. Ajo ofron i organizatave publike, private dhe jo-qeveritare njohuritë dhe mjetet që mundësojnë ne te njejten kohe progresin njerezor, zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e natyrës. Krijuar në vitin 1948, IUCN tani është rrjeti mjedisor më i madh dhe më i shumellojshem ne bote botë, i cili mbledh njohurite burimet , burimet e 1300 organizatave anëtare dhe 15.000 ekspertë. Ai  është një ofrues kryesor i të dhënave të ruajtjes, vlerësimit dhe analiza. Anëtarësimi i saj i gjerë mundëson IUCN për të mbushur rolin e inkubatorit dhe besuar e praktikave më të mira, mjetet dhe standardet ndërkombëtare. IUCN ofron një hapësirë ​​neutrale ku aktorë të ndryshëm, duke përfshirë qeveritë, OJQ-të, shkencëtarët, bizneset, komunitetet lokale, organizatat popujve indigjenë dhe të tjerët mund të punojnë së bashku për të krijuar dhe zbatuar zgjidhje për sfidat e mjedisit dhe për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm. Duke punuar me shumë partnerë dhe përkrahës, IUCN zbaton një portofol të madh dhe të ndryshme të projekteve të konservimit në të gjithë botën. Duke kombinuar shkencën e fundit me njohuritë tradicionale të komuniteteve lokale, këto projekte të punojnë për të rikthyer humbjen e habitatit, rivendosjen e ekosistemeve dhe për të përmirësuar mirëqenien e njerëzve. Si një partner i projektit të Natyrës IUCN ofron mbështetje teknike në lidhje me zonat e mbrojtura, ngritjen e kapaciteteve, shikimit dhe komunikimit.

www.iucn.org

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay