Lajmet e fundit

Notice

There was a problem rendering your image gallery. Please make sure that the folder you are using in the Simple Image Gallery Pro plugin tags exists and contains valid image files. The plugin could not locate the folder: media/k2/galleries/333

Inagurohet Qendra e Vizitorëve, Velipojë

Inagurohet Qendra e Vizitorëve, Velipojë

 

Përfundon rikonstruksioni i Qendës së Vizitorëve, Peisazhi i Mbrojtur Lumi Buna-Velipojë. Të pranishëm në ceremoninë e përurimit ishin Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej, Z. Andrea Senatori, Drejtor i Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim/Cooperacione Italiane, Z. Boris Erg, Drejtori i Zyrës së Programit të IUCN të Evropës Juglindore, Z. Mauro Ghirotti, Kordinator Programi / MAECI, etj, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit. Rikonstruksioni i Qendrës së Vizitorëve Lumi Buna-Velipojë, kulla e vrojtimit si dhe të tjera elemente plotësuese të këtij Peisazhi të Mbrojtur janë realizuar nga Ministria e Mjedisit, AKZM, IUCN sipas projektit “Mbështetje Institucionale për menaxhimin e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri”, në një vlerë prej 80 000 euro, financuar nga Qeveria Italiane nëpërmjet Cooperacione Italiane. Po me mbështetjen e projektit të IUCN-së është realizuar dhe rikonstruksioni i Qendrës së Vizitorëve të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanic si dhe i zyrave të Administratës së Zonave të Mbrojtura, Elbasan, të cilat kanë kushtuar rreth 130 mijë euro.

“Sot, fillon një proces i ri për Zonat e Mbrojtura. Ngritja e Qendrave të Vizitorëve ka qenë një prioritet i shkruar, i cili do të realizohet në muajt e ardhshëm. Synimi ynë është që të jenë funksionale 10 Qendra vizitorësh në 10 zonat më të vizituara nga turistët”, deklaroi Zamir Dedej, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, AKZM.

Menaxherët e NAPA dhe RAPA do të sigurojnë mirëmbajtjen e kesaj qendre dhe përdorimin e duhur të saj ne te ardhmen, duke ndihmuar dhe informuar vizitorët park. Qendra do të jetë nje pike nisje për guidat turistike në Peisazhin e Mbrojtur te Velipojes, dhe për të promovuar një shumëllojshmëri të infrastrukturës së re turistike Brenda saj të tilla si ecje dhe shtigje bicikletash përgjatë lumit Buna si dhe kullën e vrojtimit te zogjve që mund të përdoret nga vizitorët si dhe për qellime shkencore.

Dr. Mauro Ghirotti, koordinator i programi, pranë Agjencisë italiane për Bashkëpunim dhe  Zhvillim tha: "Eshte shumë pozitive dhe motivuese teksa shikon se mbështetja jonë e vazhdueshme për të ruajtur trashëgiminë natyrore shqiptare, rezultatet e punës shkencore të kryera me institucionet kryesore shqiptare, italiane dhe ato ndërkombëtare në ndihmë të autoriteteve kombëtare për vendimmarrjen dhe hartimin e politikave, lidhur me menaxhimin e zonave të mbrojtura, materializohet në veprime konkrete për të ruajtur peisazhin e mbrojtur Lumi Buna-Velipojë ".

Zonat e mbrojtura kanë nje potencial të madh për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm; ato mund të përmirësojnë statusin socio-ekonomik të komuniteteve lokale dhe njekohesisht te kontribojnë në ruajtjen e biodiversitetit. "Në Shqipëri kemi dëshmuar një tendencë në rritje në zhvillimin e turizmit dhe rritjen e numrit të vizitorëve në zonat e mbrojtura. Kjo duhet të mbështetet me infrastructure per vizitoret dhe aftesi interpretuese te duhura të autoriteteve te zonave te mbrojtura ", tha z Boris Erg, Drejtor i Zyrës Rajonale IUCN për Europën Lindore dhe Azinë Qendrore. "IUCN është e angazhuar për të mbështetur autoritetet shqiptare në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në zonat e mbrojtura, duke përfshirë planifikimin e menaxhimit të vizitorëve, zhvillimin e infrastrukturës së turizmit te lehte e te kujdeshem, si dhe ngritjen e kapaciteteve për interpretimin dhe menaxhimin e vizitoreve", perfundoi z Erg.

Për rikonstruksionin e Qendrës së Vizitorëve në Peisazhin e Mbrojtur Lumi Buna-Velipojë punimet kanë nisur më 1 qershor dhe përfunduan më 28 shtator 2016. Qendra ka disa ambiente, si muzeu, ku gjendet një informacion i gjerë për vizitorët dhe nxënësit e shkollave, panele e piktura me tematika të ndryshme të zonës së mbrojtur. Kjo qendër mund të presë rreth 30 persona njëherësh. Numri i vizitorëve është rritur në krahasim me vitin e kaluar. Zonat e Mbrojtura që administrohen nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, Shkodër vitin e kaluar shënuan rreth 51 500 vizitorë, ndërdsa këtë vit rreth 59 mijë, një pjesë e mirë e të cilëve të huaj. Peisazhi i Mbrojtur Lumi Buna-Velipojë preferohet shumë nga turistë vendas dhe të huaj, si dhe nxënësit shkollave janë prezentë gjatë gjithë vitit, pasi për ta kjo zonë është një laboratorë natyre. Kjo zonë e mbrojtur është lehtësisht e vizitueshme, si dhe duke qenë zonë bregdetare vizitohet gjatë gjithë vitit, duke ofruar birdëhatching, ecje të lirë, shëtitje me biçikletë. Në zonën e mbrojtur lumi Buna/Velipojë përveç qendrës së vizitorëve janë bërë edhe investime të tjera:

a) Eshtë ndërtuar një kulle vrojtimi për shpendët në vendin e quajtur këneta e Gjerdafit me një lartësi 9 m.

b) Eshtë ndërtuar një belvedere në breg të lumit Buna me një pamje fantastike.

c) Janë identifikuar 7 shtate shtigje për biçikletat. Më pas është prodhuar dhe instaluar sinjalistika konform standardeve europiane janë vendosur 100 shtylla standard me 450 tabela përkatëse për secilin shteg.

d) Janë vendosur dy tabela informacioni njëra afër qendrës së informacionit e tjetra afër belvederes në breg të lumit Buna, ku pasyrojnë një informacion për zonën e mbrojtur.

e) Janë blerë disa pajisje të domosdoshme për monitorimin e florës dhe faunës në zonë.

Kush është AKZM:

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, e krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Vendimi. Nr. 102, datë 4.2.2015, ka për qëllim menaxhimin, mbrojtjen, zhvillimin, zgjerimin dhe funksionimin e sipërfaqeve të zonave të mbrojtura në vendin tonë, që përbëjnë sot rreth 16% të territorit të Shqipërisë. AKZM menaxhon rrjetin e zonave të mbrojtura dhe rrjetet e tjera natyrore si Natura2000 sipas planeve të menaxhimit të hartuara. AKZM monitoron dhe inventarizon florën dhe faunën në këto zona, si dhe një aspekt shumë i rëndësishëm është gjenerimi i të ardhurave nga shërbimet ndaj të tjerëve. AKZM do t’i përdorë këto të ardhura për të investuar në po këto zona. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka një staf prej 274 persona, nga të cilët 20 në zyrën qendrore dhe 254 në Administrata Rajonale të Zonave të Mbrojtura.

ëebsite i AKZM-së: akzm.gov.al

Projekti “Mbështetja institucionale për menaxhimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri”, IUCN

Shqipëria është një vend i pasur me diversitet biologjik dhe mbi një e treta e territorit të saj është e mbuluar me pyjet-vendbanimi i ujqerve, arinjve, rrëqebullit, derrit te egër dhe shumë llojeve të tjera te faunes se eger.

Megjithëse rrethuar nga pasuritë natyrore, shumë njerëz në Shqipëri luftojnë për të bërë me te miren per te veten e tyre. Një nga planet tashme të mire avancuara është shfrytezimi i parqeve kombëtare të vendit dhe zonave të tjera të mbrojtura ne mbeshtetje te nevojave te popullsise, si dhe te vete natyrës. Bashkepunimi Italian për Zhvillim është duke bashkëpunuar me Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) për të promovuar qasje të reja për menaxhimin e zonave të mbrojtura, për të treguar një gamë të gjerë të përfitimeve që komunitetet lokale dhe më gjerë do të mund të gëzojnë nga ekosistemet e mire ruajtura dhe mirë-funksionale. Projekti ka për qëllim të përfshijë në mënyrë aktive popullsinë lokale dhe influencimin e tyre ne të ardhmen zonave të mbrojtura të Velipojës dhe Shebenik-Jabllanicës, të trajnojë zyrtarët në menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe të rrisë ndërgjgjësimin për të ndihmuar qeveritë lokale dhe kombëtare për të shfrytëzuar më mirë potencialin natyror të këtyre zonave. Aktivitetet janë të mbështetura nga dy anëtarët e IUCN në Shqipëri: Instituti për Ruajtjen e Natyrës të Shqipërisë (INCA) dhe Shoqata per Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA).

ëebsite i projektit: ëëë.iucn.org/projectalbania

Broshura "Për një të ardhme të qëndrueshme"

https://ëëë.iucn.org/sites/dev/files/import/doënloads/albania_brochure_eng_31_05_2012_ëeb_1.pdf

Fotogaleri

{gallery}333{/gallery}

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay