Lajme Flash

Lajmet e fundit

Turizmi i Qëndrueshëm në Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë – Një gur i çmuar për zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e natyrës

Turizmi i Qëndrueshëm në Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë – Një gur i çmuar për zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e natyrës

Shkodër, 29 shtator 2016-Zonat e Mbrojtura kanë një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm – një factor kyç në përmirësimin e situatës social-ekonomike të komuniteteve vendore si dhe kontribuojnë për mbrojtjen e biodiversitetit. Ky është një ndër mesazhet e e Konferencës 2-ditore mbi “Zhvillimi i Turizmit në Zonat e Mbrojtura” që zhvillohet në Shkodër në datat 29 - 30 shtator 2016, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) me mbështetjen e projektit të financuar nga BE-ja, NaturAL. Përfaqësues të qeverisë vendore, OJF-ve, komunitetit të biznesit që operon në zonat e mbrojtura, dhe pjesmarrës të tjerë kanë rënë dakord që zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në zonat e mbrojtura duhet të fillojë me plane menaxhimi te rregullta, infrastrukturën e turizmit dhe ngritjen e kapaciteteve për shërbime përkthimi dhe menaxhimin e vizitorëve nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet autoriteteve për zonat e mbrojtura, komuniteteve lokale, dhe operatorëve turistike.  Ky eveniment përbën një mundësi unike për operatorët turistikë në Shqipëri që të takohen me partnerët potencialë të te eko-turizmit vendor, për të mësuar më shumë rreth ofertave dhe kërkesave të tyre, si edhe për të vlerësuar mundësitë e investimeve potenciale në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit. Në ditën e parë të konferencës u hap panairi për turizmin i titulluar “Të njohim zonat e mbrojtura”, i cili u fokusua në praktikat më të mira të Sektorit Privat (me apo pa mbështetjen e projekteve dhe OJF-ve), ose të Administratës Rajonale për Zonat e Mbrojtura (ARZM). Iniciativat për turizmin dhe produktet që ofrojnë zonat e mbrojtura të Shqipërisë u prezantuan në panair dhe u promovuan potencialet për zhvillimin e qëndrueshëm social-ekonomik të këtyre zonave. Konferenca do të mbyllet në datën 30 Shtator me ceremoninë e hapjes së Qendrës për Vizitorët në Velipojë e cila nxjerr në pah një sinergji të rëndësishmë dhe koordinim ndërmjet donatorëve ndërkombëtarë. Duke synuar mbështetjen për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Zonën e Mbrojtur të Lumit Buna, promovimin e vlerave të Parkut dhe ofrimin e një hapësire për edukimin e të rinjve, qendra e vjetër e informacionit në Velipojë u rehabilitua nga projekti “Mbështetje Institucionale për Menaxhimin e Zonave të Mbrojtura” (MIMZM) i financuar nga Kopeacioni Italian për Zhvillim.  AKZM dhe menaxherët e Parkut do të marin përsipër mirëmbajtjen e qendrës dhe do të sigurojnë përdorimin sa më efikas të saj në të ardhmen.

SHËNIM:

Rreth projektit

Emri i plotë i projektit NaturAL është “Forcimi i Kapaciteteve Kombëtare për Ruajtjen e Natyrës – Përgatitja për Rrjetin Natura 2000”. Ai financohet nga Bashkimi Evropian dhe synon të ndalojë humbjen e biodiversitetit nëpërmjet përmirësimit të menaxhimit të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri. NaturAL zbatohet nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS), Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) dhe Shoqëria Botanike Italiane (SBI).

Projekti po mbështet zbatimin e të paktën pesë planeve ekzistuese të menaxhimit në zonat e mbrojtura në Shqipëri, të përzgjedhura si zona prioritare: Liqeni i Shkodrës; Korab-Koritnik; Divjaka-Karavasta; Mali i Tomorrit; dhe Bredhi i Hotovës-Dangëlli si dhe ndërhyrjen në 5 zona dytësore: Lumi Buna-Velipojë; Mali i Dajtit; Shebenik-Jabllanica; Vjosa – Narta; dhe Llogara.

www.natura.al

Mbi Agjencinë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim

Në 20 vitet e fundit, Shqipëria ka ndërmarë hapa të rëndësishëm përpara drejt stabilizimit social-ekonomik, konsolidimit të institucioneve demokratike dhe rritjes ekonomike në mënyrë progresive.  Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim e cila e ka ndjekur këtë rrugëtim synon të mbështesë procesin e Integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe të identifikojë prioritetet dhe strategjitë për abatimin e acquis communautaire, sikundër parashkohet në protokollin e ri të Zhvillimit Itali-Shqipëri 2014-2016. Për të forcuar bashkëpunimin social-ekonomik, Italia po adopton një qasje ndërsektoriale duke zbatuar projekte në shumë fusha. Zyra Italiane për Bashkëpunim zbaton marëveshje dypalëshe dhe shumëpalëshe duke ofruar mbështetje edhe për projektet e organizatave jo fitimprurëse dhe bashkëpunimin e decentralizuar.

www.italcoopalbania.org

Rreth IUCN, Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës

IUCN është një bashkim unik i qeverisë dhe organizatave të shoqërisë civile. Ajo u ofron organizatave private, publike dhe jo-qeveritare njohuritë dhe mjetet e nevojshme që bëjnë të mundur zhvillimin njerëzor, zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e natyrës në mënyrë harmonike. E themeluar në vitin 1948, IUCN është tashmë rrjeti më i madh dhe i shumëllojshëm mjedisor me 1,300 organizata anëtare dhe rreth 15,000 ekspertë. Eshtë lider në fushën e të dhënave, procesimit dhe analizave të tyre. Anëtarët e tij bëjnë të mundur që IUCN të përmbushë rolin si inkubator i besueshëm i praktikave më të mira të mjeteve dhe standarteve ndërkombëtare. IUCN siguron një hapësirë neutrale ku akorët e shumëllojshëm përfshirë qeveritë, OJF-të, shkencëtarët, biznesin, komunitetet vendore, organizatat dhe të tjerë që punojnë së bashku për të gjetur zgjidhje për sfidat e mjedisit që sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm. Puna me shumë partnerë i mundëson IUCN një numër të konsiderueshëm projektesh në mbarë botën. Duke kombinuar arritjet më të fundit të shkencës me njohuritë tradicionale të komuniteteve vendore këto projekte bëjnë të mundur rikuperimin e mjediseve të dëmtuara, rimëkëmbjen e ekosistemeve dhe mirëqënien e njerëzve.

www.iucn.org

https://twitter.com/IUCN/

Rreth Shoqërisë Botanike Italiane (SBI)

Shoqata Botanike Italiane (SBI) është një organizatë jo-fitimprurëse e themeluar në Firence më 1888, origjina e së cilës ka qenë Shoqëria Botanikë e Firences, shoqata më e vjetër botanike  në botë. SBI ka qenë përgjegjëse për Ministrinë Italiane të Mjedisit që prej 1996 përmes projektit “BioItaly” që parapërgatiti krijimin e Rrjetit Kombëtar Natura 2000, i cili identifikoi speciet e listuara në Habitatet Evropiane dhe Direktivën e Shpendëve si dhe zonat e rëndësisë së veçantë dhe Zonat e Mbrojtura në nivel kombëtar. Në 2013 (SBI) u caktua nga Ministria Italiane e Mjedisit për të analizuar situatën e habitateve Natura 2000 në Itali. SBI po koordinon një ekip ekspertësh (botanistësh, zoologësh dhe GIS) prej institutioneve kryesore italiane shkencore dhe universitetet.

www.societabotanicaitaliana.it

Rreth Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) dhe Agjencive Rajonale të Zonave të Mbrojtura

E themeluar në 2015, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura është përgjegjëse për menaxhimin, mbrojtjen, zhvillimin, zgjerimin dhe funksionimin e sipërfaqeve të zonave të mbrojtura në vendin tonë, që përbëjnë sot rreth 16% të territorit të Shqipërisë. AKZM dhe AdZM kanë detura dhe përgjegjësi sipas legjislacionit mjedisor dhe Ministrisë përgjegjëse për zonat e mbrojtura dhe më kryesoret janë:

 (a) menaxhimi i zonave të mbrojtura dhe habitateve sipas ligjeve kombëtare dhe konventave e marrëveshjeve ndërkombëtare; 

(b) promovimi dhe shpërndarja e informacionit, edukimi për mjedisin dhe rritja e ndërgjegjësimit për zonat e mbrojtura

(c) zhvillimi i qëndrueshëm i aktivitetit ekonomik brenda zonave të mbrojtura.

akzm.gov.al

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay