Lajmet e fundit

Notice

There was a problem rendering your image gallery. Please make sure that the folder you are using in the Simple Image Gallery Pro plugin tags exists and contains valid image files. The plugin could not locate the folder: media/k2/galleries/324

AKZM dhe AdZM, vizitë pune në Çeki

AKZM dhe AdZM, vizitë pune në Çeki

Një grup drejtuesish dhe punonjësish nga AKZM dhe AdZM-të e rretheve po zhvillojnë një vizitë pune në Çeki. Në tetor të vitit 2015, dy drejtuesit: të Agjencisë Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri (NAPA AL) dhe Agjencisë për Ruajtjen e Natyrës të Republikës Çeke (NCA CR), nënshkruan një Memorandum të Bashkëpunimit (MOC). Pas takimit të parë të mbajtur në Shqipëri, dy institucionet vendosën për të zhvilluar dhe për të nënshkruar një Plan Veprimi, i cili do të shoqëronte marrveshjen.

Siç u përmend në marrveshje, AKZM dhe ARNÇ do të zhvillojnë procedura dhe projekte për shkëmbimin e rregullt të informacionit mbi ruajtjen e natyrës dhe mbrojtjen e peizazhit, komunikimin, edukimin dhe ndërgjegjësimin e publikut në fushat prioritare:

(A) Ngritja e sistemeve të përshtatshme të informacionit për përpunimin e të dhënave të biodiversitetit dhe menaxhimit;

(B) Shkëmbimi i të dhënave teknike dhe vënia e informacionit në dispozicion të publikut;

(C) Identifikimi izonave të rëndësishme, në bazë të Konventës së Bernit, rrjetit Emerald si dhe Naturës2000;

(D) Monitorimi, inventari, analiza e të dhënave dhe përpunimi;

(E) Menaxhimi i zonave të mbrojtura (ZM) duke përfshirë dokumente strategjike (planet e menaxhimit), zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm dhe përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore.

Të dy institucionet kanë rënë dakord për zhvillimin e projekteve të përbashkëta me interes për të dy vendet, organizimi i aktiviteteve të përbashkëta për të ndarë përvojën mes dy Agjencive, procesi i ndërtimit të kapaciteteve me qëllim rritjen e kapaciteteve njerëzore në institucionet shqiptare. Gjithashtu, do të bashkëpunojmë në zhvillimin e bazës së të dhënave për llojet dhe habitatet.

Fotogaleri

{gallery}324{/gallery}

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay