Lajme Flash

Lajmet e fundit

Dita Botërore e Mjedisit, Ministri Koka apel studentëve dhe qytetarëve për të ruajtur mjedisin

Dita Botërore e Mjedisit, Ministri Koka apel studentëve dhe qytetarëve për të ruajtur mjedisin


Ministri Koka:  Dita Botërore e Mjedisit, iniciativë globale në mbrojtje të faunës së egër.


Ministri Koka:  Shqipëria  angazhim për këtë nismë  me moratoriumin e gjuetisë e shumë nisma të tjera ligjore.


Ministri Koka: Ndjeshmëri ndaj mjedisit u kërkohet të gjitha institucioneve si edhe qytetarëve

 AKZM me studentët kontratë bazuar në ligjin e vullnetarizmit për monitorimin e faunës së egër.

                    

Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, Ministri i Mjedisit, Z. Lefter Koka zhvilloi një takim me studentë që do të përfshihen vullnetarisht në monitorimin e florës dhe faunës së egër në vendin tonë.

Takimi u zhvillua në tendën e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura të vendosur në sheshin Nënë Tereza në kuadër të aktivitetit Terra Madre Balkanik.

Pasi u njoh me studentët e parë si vullnetarë,  ministri Koka  theksoi se Ministria e Mjedisit ka punuar nga njëra anë për plotësimin dhe rishikimin e kuadrit ligjor kombëtar në linjë me zhvillimet ndërkombëtare dhe Konventat e natyrës dhe nga ana tjetër për zbatimin në praktikë të kuadrit ligjor dhe monitorimin e faunës së egër. 

“Të gjithë vendet e globit në këtë ditë  kanë një sfidë të përbashkët, mbrojtjen e faunës së egër . Edhe Shqipëria  është pjesë e këtij angazhimi duke marrë marrë masa njëra nga të cilat vendosja e moratoriumit të gjuetisë tashmë edhe për pesë vite të tjera pas rezultateve të sukseshme të moratoriumit të parë.  Një tjetër sfidë e madhe janë edhe ndryshimet klimatike ku Shqipëria  tashmë ka marrë angazhimet e saj për të reduktuar emetimin e gazeve serrë. Ndonëse ne jemi një vend me një industri jo shumë të zhvilluar por nga ana tjetër jemi një vend që kemi relativisht ajër të ndotur mbi mesataran e BE, ndaj kërkohet një angazhim i përbashkët i bashkive në vend sidomos atyre që kanë më shumë zhvillim urban, me Ministrinë e Mjedisit dhe Minstrinë e Energjitikës për të pasur një lëndë djegëse sa më cilësore.

Një tjetër element shumë i rëndësishëm është edhe shtimi i sipërfaqeve të gjelbërta. Është një kontribut direkt për shëndetin e qytetarëve por nga ana tjetër ndikon ndjeshëm tek erozioni  gjithashtu nje fenomen i rëndësishëm në nivel global.  Ndaj qeveria shqiptare po kërkon të bëjë  shumë gjatë këtyre 3e viteve në fushën e mjedisit  por ajo që është e rëndësishme është edhe përfshirja në këtë nisme të përbashket edhe e qytetarëve shqiptarë , studenteve pra ndjeshmëria ndaj mjedisit të mos jetë vetëm tek institucionet shtetërore por edhe në tërësi. Jam i bindur se ne do të mundemi të gjithë së bashku të kthejmë vendin tonë të pasur me ujëra, të pasur rme vijë bregdetare, me sipërfaqe malore që të bëhen të vizitueshme dhe të ndikojnë pozitivisht në ekonominë e vendit.  U bëj  apel të gjithë qytetarëve shqiptarë që të japin kontributin e tyre për të ardhmen e vendit tonë” – përfundoi mesazhin e tij  ministri Koka.

Duke folur me studentët mbi projektin e monitorimit, Ministri Koka u shpreh se në bazë të ligjit të vullnetarizmit  studentët do të mund të kenë kontratë me Agjencinë Kombëtare Zonave të Mbrojtura (AKZM).

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay