Lajmet e fundit

Notice

There was a problem rendering your image gallery. Please make sure that the folder you are using in the Simple Image Gallery Pro plugin tags exists and contains valid image files. The plugin could not locate the folder: media/k2/galleries/310

Parku Kombetar i Dajtit, nenshkruhet marrveshja e bashkepunimit mes AKZM dhe APR

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit (APR), nënshkruajnë një marrëveshje për lehtësimin dhe përmirësimin e kryerjes së funksioneve përkatëse të të dy Agjencive për menaxhim/konservim kundrejt praktikave të rekreacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekoturistik rajonal në Parkun Kombëtar të Dajtit (PKD)

Qëllimi i kësaj Marrëveshje është përcaktimi i formave të bashkëpunimit dypalësh ne mënyrë që të sigurohet aksesi i qytetarëve dhe komuniteteve lokale tek burimet natyrore dhe zonat e mbrojtura pranë tyre, për rekreacion, pa kompromentuar politikat e ruajtjes e mbrojtjes së mjedisit. FORMAT E BASHKËPUNIMIT (Faza I-rë):

APR mbështet AKZM në detyrën e saj të mbrojtjes dhe konservimit të biodiversitetit të zonës rekreative Dajt (me fokus tek tarraca “Ballkoni” dhe gryka mes dy kreshtave të malit) si dhe pellgut të Bovillës; në të njëjtën kohë APR është e interesuar që këto zona rekreative të vihen nën funksion të popullatës dhe grup moshave të ndryshme;

2. Realizimi i një kontrolli/patrullimi të përbashkët APR me AKZM, nëpërmjet trupës së përbashkët të rojeve (Tirana Park Rangers);

3. Në zonën rekreative të ballkonit të Malit të Dajtit, të nxiten, administrohen dhe mbështeten aktivitetet edukatike mjedisore dhe aktive, rekreative dhe çlodhëse si më poshtë:

  • Krijimi dhe administrimi (sistemim, pastrim, tabelat sinjalistike) të zonës së Barbeque (poshtë luginës në buzë të tarracës së Dajtit në pjesën qëndrore, pranë stacionit të fundit të teleferikut)
  • Krijimi dhe administrimi i zonës së ashtuquajtur shëtitore, midis zonës së mësipërme dhe grykës së dy kreshtave të malit të Dajtit (shëtitore pedonale në terren ekzistues dhe rrugë këmbësore të krijuara, sinjalistikë, mirëmbajtje)
  • Krijimi dhe administrimi i tre shtigjeve këmbësore (rrugëtim vajtje-ardhje 1 –veriu, rrugë vajtje-ardhje 2 -Qafa e Qershisë, rrugë vajtje-ardhje 3-jugore).
  • Krijimi dhe administrimi i lëvizjeve me biçikleta në tre drejtime dhe të një cikli rrethor (krijimin dhe mirëmbajtjen e rrugës së biçikletave dhe sinjalistika);
  • Krijimi dhe administrimi i një parkimi për të eliminuar qëndrimet pa sistem dhe të dëmshme për mirëmbajtjen e Parkut dhe aktiviteteve në të;
  • Mirëmbajta e vegjetacionit dhe plotësimi i zonave të zhveshura e erozivë, sipas këshillimeve dhe udhëzimeve të AKZM-së.
  • Krijimi dhe administrimi i një piste të hipizmit.
  • Ngritja dhe administrimi i një pike të informacionit INFO-POINT dhe soditëse rekreative (Ballkoni i Dajtit).
  • Hartimin e një Master Plani për Parkun Kombëtar të Dajtit, duke marrë parasysh edhe kërkesat dhe nevojat rekreative të kësaj zone;
  • Studimi dhe angazhimi për krijimin e një parku rekreativ te Bovillës, si pjesë e parqeve  rekreative të territorit të Bashkisë Tiranë;
  • Projektimi dhe zbatimi i nje plani të menaxhimit të pellgut të Bovillës, me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për një zonë rekreative.
  • Krijimit dhe administrimit të infrastrukturës rrugore të shtigjeve të këmbësorëve dhe të biçikletave, në territorin e zonës së mbrojtur rekreative të Bovillës;
  • Angazhimi për Pistën e Fluturimeve (Zona e Sporteve Ajrore - Fluturimeve me Paragliding) të standarteve për Gara Ndërkombëtare (në Ballkonin e Dajtit) në bashkëpunim me Federatën e Aeronautikës Shqiptare.
  • Nxitje, promovim dhe mbështetje e aktiviteteve edukative ambientaliste dhe rekreative të shoqatave dhe aktivistëve brenda territorit të Parkut Kombëtar të Dajtit.
  • Promovim i gjithanshëm i Parkut Kombëtar të Dajtit përmes platformës Tirana Ime Outdoor.

Marrëveshja mbështetet nga Ministria e Mjedisit, Bashkia Tiranë dhe PNUD.

Fotogaleri

{gallery}310{/gallery}

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay