Lajme Flash

Rezervat Natyror i Menaxhuar/ Park Natyror

Rrëzomë

  1. Emri i Zonës së Mbrojtur: Rezervat Natyror i Menaxhuar, Rrëzoma
  2. Kategoria: e IV
  3. Vendimi me të cilin është shpallur: VKM nr.102, date 15.01.1996
  4. Sipërfaqja, vendndodhja-kordinatat: Ndodhet në Qarkun e Vlorës dhe në rrethin e Delvinës. Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:
  1. Në Veri: Pika e takimit me Rezervatin Natyror Strikt të Mbrojtur “Kardhiqi” (4416263.79L/4436792.63V), ndjek rrugën këmbësore, kuotën 1457.8 m, kurrizin anes pyllit, kuotat 640.0 m, 1026.0 m, 1286.0 m, rruga këmbësore deri te pika me koordinata (4419802.23L/4435482.74V);
  2. Në Lindje: Pika me koordinata (4419802.23L/4435482.74V), ndjek rrugën këmbësore, kuotat 1287.0 m, 1518.0 m, 1492.0 m,1554.0 m, maja Makrigimit (1601.3 m), maja Kamenikut (1037.0 m) (4422595.60L/4429967.20V);
  3. Në Jug: Maja Kamenikut (1037.0 m) (4422595.60L/4429967.20V), kalon pranë fshatit Varfaj, maja Palohorit (1380.0 m),m maja Buresit (1450.0 m), maja Juvistës (1302.0 m), qafa Vergojit (4416086.73L/4431505.70V);
  4. Në Perëndim: Qafa Vergojit (4416086.73L/4431505.70V), kuotat 266.0 m, 553.0 m, 786.0 m, 1117.0 m, 1561.1 m deri te pika e takimit me Rezervatin Natyror Strikt të Mbrojtur “Kardhiqi” (4416263.79L/4436792.63V).
  1. Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion: Duke ndjekur rrugën automobilistike Delvinë-Rrëzomë.
  2. Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës:Formacioni më me vlerë i këtij territori mbetet i Ostryo-Carpinion. E veçanta e këtij formacioni është prezenca e individëve të Ostrya carpinifolia, Cornus mas, Carpinus orientalis e Corylus avellana në dimensione të pa takuara në gjithë Shqipërinë, duke i dhënë territorit vlera të mëdha shkencore, sidomos nga pikpamja fitosociologjike e dinamike. Në kufirin e sipërm të vegjetacionit pyjor takohen formacionet monokulture, pothuajse virgjër të Abies borisii-regis, mjaft të bukur edhe nga pikpamja peizazhiste.
  3. Monumente natyre:

Krasti Bashaj: Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihet: Duke ndjekur rrugën automobilistike Delvinë-Vergo dhe rrugën rurale Vergo – Qafa e Skërficës.

Mollëza e Rrëzomës: Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihet: Duke ndjekur rrugën automobilistike Delvinë - Varfaj – Bushec dhe rrugën këmbësore Bushec – Qafa e Lajthisë – Gjinesh.

Pylli i Bushecit: Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihet: Duke ndjekur rrugën automobilistike Delvinë – Varfaj – Bushec.

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay