Lajme Flash

ZMBM

Bjeshka e Oroshit

Emri i Zonës së Mbrojtur:  “Bjeshka Oroshit”

 Është e kategorisë Vl:  Zonë e Mbrojtur e Resurseve të Menaxhuara

Bjeshka e Oroshit është shpallur Zonë e Mbrojtur me V.K.M. Nr. 102 datë 15.01.1996.

1. Sipërfaqja, vendndodhja-kordinatat

Bashkia Mirditë, Qarku Lezhë

ZM ka një sipërfaqe  prej 4691.2 ha(sipërfaqe me pyje, inproduktive (boshe) dhe kullota), ndodhet në Njesin Administrative Orosh, Bashkia Mirditë dhe administrohet nga AdZM ZM, Qarku Lezhës.

Kufijtë natyral me: 

Ne veri: Lumi Fan i Vogël, M.Konaj, shkallë Konaj (Njesia Administrative Fan)

             X 41º53’17’’                                          Y 20º 08’ 52’’

Në lindje: Maja Zezë, Maja Gurit Kuq (Nj. A. Orosh)

X   41º 50’ 59’’                                        Y 20º 11’ 34’’                                                         

Në jugë: Fshatrat Merkurth dhe Kurbnesh (Nj. A. Selitë)

X 41º47’ 53’’                                         Y 20º 06’ 34’’

Në përendim: Maja gurit Kalbet (Nj. A. Selitë) M.Gurit Shqipës, Qaf Qiri (Nj. A. Orosh).

X 41º51’ 28’’                                         Y 20º 06’ 32’’

 

  1. Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion

Për të arritur ne ZM “Bjeshka Oroshit” shkohet nëpërmjët këtij rrjeti rrugor:

-          Rruga Kombit- Reps-Bulsharë- Ndershenë-Nenshejt

-          Rruga Kombit –Reps- Mashterkor- Grykë Orosh- Nenshejt

-          Rruga Kombit – Klos(Fan)- Shengjin- Shkallë Konaj- Fushë Lugje

  1. Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës

Flora e ZM “Bjeshka Oroshit” përfaqësohet më keto llojë kryesore:

Ahu (Fagus silvatica), pisha e zezë(Pinus nigra), Robulli (Pinus heldreichii), Bredhi i bardhe (Abies alba), Dellinja e zeze (Juniperus communis), Delinja e kuqe (Juniperus oxycedrus). 

Ne zonën e ulet (në afërsi të lumit Fani Vogël ne lagjën Vilëz) takohet Bunga(Quercus petrea), Qarri (Quercus  cerris), shkoza e bardhe (Carpinus betulus), Frasheri fletengushte(Fraxinus angustifolia), Boshtra (Forsythia europaea e rrallë që shtrihet buzë lumit Fani Vogël deri në lartësin 800 m).

Edhe flora barishtore është mjatë e pasur me graminace, trumëz, lisën, thundërmushke, mente e shumë barishte të shumë llojshmë.

Fauna përfaqësohët me keto lloje më kryesorë:

Gjitaret: Ariu (Ursus arctos), Ujku (Canis lupus), Dhelpëra (Vulpes vulpes), Iriqi (Erinaceus concolor), Urithi(Talpa), Lepuri i murmë (Lepus capensis), etj

 Shpendet  Shqiponja(Aquila chrysaetos), Skifteri kthetrazi (Alectoris graeca), Thëllënza e malit ( Qyqja(Cuculus canorus), Turtulli (Streptopelia turtur), Qukapiku i vogël (Dentrocopos minor), Bishtëlekundësi (Motocilla), Mëllenja (Turdus merula), Grifsha (Garrullus glandarius), korbi (Corvus corax) etj.

Amfibet: Bretkosa përrenjve (Rana graeca), Bretkosa barkverdhë (Bombina variegate) Thithlopa (Bufo bufo), etj.

Reptilet: Nepërka (Vipera ammodytes), Zhapiu i gjelbër (Lecerta viridis), Hardhuca e barit (Podarcis taurica), Hardhuca e murit(Podarcis muralis), etj.

 

  1. Monumente natyre

Nuk ka monument natyre brenda teritorit të ZM.

  1. Objekte kulturore, fetare, historike brenda zonës

-          Në teritorin e Zonës Mbrojtur mund të përmendim disa vende dhe rrenoja objektesh të kultit, si Kishat e Shelbumit, Shengjergjit, Petkut, “mbi Malin e Shenjtit ka qenë vendosur Kuvendi Benediktin dhe nje kishë (pa çati dhe dysheme por vetëm tokën) kushtuar Shen Gjon Pagezuesit martir” shenime: sipas ish Abatit  të Oroshit imzot Prend Doçi. Të gjitha keto objekte fetare kanë qenë të vendosura ne një largesi 200-1000 ml larg nga njera tjetra.

-          “Mali i Shenjtit ne Bjeshket e Oroshit është kryetempulli i krishterimit në Miditë, një nga qendrat benediktine kishtare me të famshme të vendit dhe me gjerë”, marre nga libri Toka e Kadetraleve me autor sudiuesin Ndue Dedaj.

-          Ka vendë të tjëra me toponime të veçanta dhe histori nga me të ndryshmet, siç janë Shkalla Shenjtit, Shpella e Akullit, Baremuzhak, Sharkëz, Qaf Qerep, Maja Shelbumit etj, që tregohen nga banorët e zonës përreth.

-          Vlen të përmendën vende të veçanta atraktive që mund të vizitohen, si Qafa Qirit, Guri Kuq, Frashi, Mulli, Livadhet e Oroshit, Fushe Lugje me Liqenin Artificial, Hurdha Kolecit, Varianti i Tushit, Maja Kamerdhisë etj.

-          Brenda territorit të Zonës Mbrojtur shtrihet fshati Nenshejt dhe lagjia Vilëz që kanë një shtrirje dhe bukuri të vacantë.

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay