Rezervat Natyror i Menaxhuar/ Park Natyror

Patok-Fushëkuqe-Ishëm

Emri i Zonës së Mbrojtur: Patok- Fushë Kuqe-Ishëm

Kategoria

Rezervat Natyrore i Menaxhuar/Park Natyrore Kategoria IV IUCN

Vendimi me të cilin është shpallur:

Nga viti 1962 dhe së fundmi me VKM nr. 995 date 03/11/2010

Sipërfaqja, vendndodhja-kordinatat:

Ka një sipërfaqe prej 5000.7 ha, ndodhet në Qarkun e Lezhës, Bashkia Kurbin, Njësia Administrative Fushë Kuqe, me kordinata: Gjerësi 41° 51’44” N, Gjatësi 19°23’14”E

Administrohet nga AdZM Qarku Lezhë

Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion:

Tiranë mbikalimi Patokut –Fushë Kuqe ish gabinat e plazhit Patokut

Tiranë Adriatik –Gryk derdhja e Lumit Ishëm, Godull

Lezhë mbikalimi Patokut –Fushë Kuqe ish gabinat e plazhit Patokut

Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës:

Kompleksi ligatinor i Patokut mbështet tek një klimë pothuajse ideale përsa i përket florës dhe faunës

Janë evidentuar më shumë se 358 specie bimësh të larta

Ka diversitet të larmishëm si pasojë e ekzistencës së diversitetit të habitateve: bregdeti, lagunat, kënetat, grykëderdhjet e lumenjëve Mat e Ishëm, Pylli i Fush kuqes, si dhe bimësia e kultivuar në zonën fushore

Shpend pranveror arrijnë deri 179 lloje.

Habitatet e rëndësishem janë Grykderdhja e lumit Mat dhe Ishëm, Laguna bregdetare Patoku vjetër, Gryka Patokut, Godulla

Monumente natyre:

Brenda zonës së Mbrojtur kemi dy monumente Natyre Ishulli Cabokut, Kordoni Litoral, të cilët ndodhen në perëndim të Lagunës seë Patokut

Objekte kulturore, fetare, historike brenda zonës:

Krahina ku përfshihet territori është shumë e pasur përsa i përket trashegimisë kulturore, traditave, folklorit, veshjeve popullore etj, përsa i përket festive tradicionale, duke qenë se popullsia e zonës përreth lagunës, i përket në masën më të madhe besimit katolik festohet tradicionalisht dita e Zojës së Keshillit të Mirë, pa folur për devotshmërin ndaj Kishës së Laçit, Shën Ndou që gjithsesi tejkalon dimensionin lokal.

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay