Lajme Flash

Park Kombëtar

Parku Kombëtar i Llogarasë

  1. Emri i Zonës së Mbrojtur: Parku Kombëtar Llogara
  1. Kategoria: E dytë
  2. VKM nr.96, datë 21.11.1966
  3. Sipërfaqja, vendndodhja-kordinatat: Ndodhet në Qarkun e Vlorës dhe në rrethin e Vlorës. Sipëfaqja aktuale është 1010 ha.

Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:

  1. Në Veri: Kuota 487.0 m (43788304.59L/4455899.28V), ndjek Përroin e Bucelave,

             kuotën 1942.7 m, majën e Qores (2018.2 m) (4381428.53L/4454556.69V);

  1. Në Lindje: Majën e Qores (2018.2 m) (4381428.53L/4454556.69V), ndjek rrugën

             këmbësore, qafën e Llogarasë (1025 m) (4380181.59L/4452708.39V);

  1. Në Jug: Qafën e Llogarasë (1025 m) (4380181.59L/4452708.39V), kuotën 1218.0

m, majën e Thanasit (1352.8 m), rrugën këmbësore, kuotën 1415.o m, majën e Gjipalit (1446.0 m) (4477219.04L/4453829.80V);

  1. Në Perëndim: Majën e Gjipalit (1446.0 m) (4477219.04L/4453829.80V), ndjek

kurrizin, kuotën 487.0 m ((43788304.59L/4455899.28V).

  1. Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion:

Duke ndjekur rrugën automobilistike Vlorë – Orikum-Dukat-Llogara (rruga nacionale Vlorë- Sarandë).

  1. Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës: Zona ka biodiversitet të lartë dhe të rëndësishëm në Mesdhe: livadhe alpine e subalpine, pyll pishe (Pinus nigra) dhe rrobulli (Pinus leucodermis), bredhit të Maqedonisë (Abies borisii-regis), dushkut (Quercus coccifera), makie tipike mesdhetare, bimësi tipike e shkëmbinjve, etj. Është Zonë me një florë e faunë shumë te pasur detare dhe tokesore. Zonë ku tokohen lloje endemike e subendemike si dhe shumë lloje të rallw e te kërcënuar (Taxus bacata, Ceratonia siliqua etj.). Zonë me potenciale te mëdha per zhvillimin e turizmit dhe ekoturizmit. 
  2. Monumente natyre:

Pisha flamur: Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihet është rruga automobilistike Vlorë- Dukat- Llogara deri para se të dalësh në qafën e Llogorasë.

  1. Objekte në shërbim të komunitetit: Zyrë informacioni për turistët 

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay