Rezervat Natyror i Menaxhuar/ Park Natyror

Kune-Vain-Tale

Emri i Zonës së Mbrojtur: Kune- Vain-Tale

Kategoria: Rezervat Natyrore i Menaxhuar/Park Natyrore Kategoria IV IUCN

Vendimi me të cilin është shpallur: Rezervat Shteteror Gjuetie shpallur me dekret 07/07/1940, me vonë rishpallen Rezevat Gjuetie 1960-1969 dhe së fundmi me VKM nr. 432 datë 28/04/2010

Sipërfaqja, vendndodhja-kordinatat:

Ka një sipërfaqe prej 4393.2 ha, ndodhet në Qarkun e Lezhës, Bashkia Lezhë, Njësia Administrative Shëngjin, Njësia Administrative Shënkoll

Kordinatat: Gjerësi 41° 46’46” N, Gjatësi 19°38’08” E. Eshtë zona e parë e Mbrojtur në Shqipëri, Zonë e Rëndësishme për Shpendët në Europë, (Important Bird Area-IBA).

Administrohet nga AdZM, Qarku Lezhë

Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion:

Tiranë- kryqëzimi i Zejmenit - Talë

Tiranë -Ura e Lumit Drin –Ishull-Lezhë –Rruga e Vainit

Tiranë- Rruga e Shëngjinit - Kunë

Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës:

Ky ekosistem natyror-lagunor është një nga lagunat më të rëndësishme të bregdetit shqiptar të Adriatikut. Kjo zonë karakterizohet nga habitate të ndryshme, përbëhet nga një sistem lagunash (Kune, Merxhani, Zajet, Vaini, Vijat e zallit etj) të lidhura me njëra tjetrën nga Lumi Drin dhe më poshtë me Lumin Mat. Shumëllojshmeria e habitateve natyrore kanë krijuar kushtet e duhura për specie përfaqësuese të biodiversitetit. Në këtë lagunë gjenden 277 lloje bimësh të ndara në 67 familje dhe 202 gjini, fauna është mjaft e pasur me 341 loje nga të cilat: Gjitarë 23 lloje, Shpend 196 lloje, Insekte 59 lloje, Peshqit 58 lloje, Reptilet 10 lloje,

Vendet për t’u vizituar janë keneta e Merxhanit, Ishulli i Kunes, Këneta e Kashtës, Grykederdhja e Lumit Drin, Këneta Zajes, Cekës, Vijat e Zallit, plazhi i Shëngjinit, Vainit dhe Tales.

Monumente natyre:

Brenda zonës së mbrojtur kemi dy monumente natyre: Këneta e Kashtës, e cila ndodhet në Ishullin e Kunes, Rivat e Drinit të cileët ndodhen përgjatë grykderdhjes se Lumit Drin

Objekte kulturore, fetare, historike brenda zonës (nëse ka)

Krahina ku perfshihet territori,është shumë e pasur përsa i përket trashegimisë kulturore, traditave, folklorit, veshjeve popullore etj,

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay