Lajme Flash

Rezervat Natyror i Menaxhuar/ Park Natyror

Pishë Poro

Emri i Zonës së Mbrojtur: “Pishë - Poro” 

Kategoria: Kategoria e IV-të

Vendimi me të cilin është shpallur: MB Rreg. Nr. 1, date 27.07.1977

Sipërfaqja, vendndodhja-kordinatat:    

Sipërfaqja: 1 500 ha    

a) Grykëderdhja e kanalit të hidrovorit të Povelcës (4361958.13L/4510395.11V), vazhdon me kanalin ujëmbledhës deri te pika e takimit me kanalin kullues të tokave bujqësore të Povelcës (4363608.52L/4510358.17V).

b) Në Lindje: Pika e takimit me kanalin ujëmbledhës të tokave bujqësore të Povelcës (4363608.52L/4510358.17V), vijon me kanalin qe ndan tokat bujqesore me pyllin e pishes deri te ndërprerja me lumin e Vjosës (4360338.53L/4504766.55V).

c) Në Jug: Pika e ndërprerjes me lumin e Vjosës (4360338.53L/4504766.55V), vijon përgjatë rrjedhës së lumit deri të grykëderdhja e lumit të Vjosës (4357230.70L/4503383.01V).

d) Në Perëndim: Grykëderdhja e lumit Vjosë (4357230.70L/4503383.01V), vijon përgjatë vijës bregdetare të detit Adriatik deri te grykëderdhja e kanalit të hidrovorit të Povelcës (4361958.13L/4510395.11V).

Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion: Rruga kryesore për në Darzezë  në drejtim të plazhit, krahu i majtë si dhe në rrugen Fier - Levan në fshatin  Pishë  rruga për në plazhe. 

Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës: Pishë e egër 

Zonë e pyjeve të pishës mesdhetare. Në ujrat e pastra të deltës së Vjosës takohet lloji globalisht i rezikuar lundërza (Lutra lutra), ndërsa është rëndësia e këtij lumi për peshqit migratore (troftat). Zonë e rëndësishme për shpendët, në mënyrë të veçantë për shpendët rrëmbenjës (Falconiformes)

Monumente natyre: Pisha e zezë në Br. Pishë – Poro (djegur ne vitin 2008)

 

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay