Lajme Flash

Rezervat Natyror i Menaxhuar/ Park Natyror

Bogova

Bogova

Ndodhet në Qarkun e Beratit dhe në rrethin e Skraparit. Sipëfaqja aktuale është 330.00 ha. Rezervati Natyror i Menaxhuar i Bogovës (Skrapar), në aspektin ekologjik paraqitet në gjendje të mirë. Sipëfaqja e tij është e mbuluar, kryesisht, nga shkurret, ku dominon ilqja (Querque ilex). Frekuente, mbas ilqes, paraqitet edhe shqopa, mareja, dëllinja, etj. Pjesa më e madhe e ekosistemit paraqitet në gjëndje të mirë dhe kushtet ekologjike duken të qëndrueshme. Kjo situatë reflektohet edhe në llojshmërinë e faunës.

Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:
a) Në Veri: Maja Valës (684.5 m)(4425679.43L/4492602.97V), kuota 581.0 m, pika e takimit me lumin Osum me koordinata (4407587.20L/4492820.32V);
b) Në Lindje: Pika e takimit me lumin Osum me koordinata (4407587.20L/4492820.32V), kalon në anë të lumit Osum deri te kuota 179.0 m (4427597.40L/4491795.30V);
c) Në Jug: Kuota 179.0 m (4427597.40L/4491795.30V), ndjek lumin Osum deri te pika me koordinata (4425866.08L/4490913.07V);
d) Në Perëndim: Pika me koordinata (4425866.08L/4490913.07V), ndjek kurrizin, kuotën 662.0 m, rrugën këmbësore deri te Maja Valës (684.5 m) (4425679.43L/4492602.97V).

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay