Lajme Flash

Peizazhe të Mbrojtur

Lumi Buna-Velipojë

Emri i Zonës së Mbrojtur: Peizazh Ujor Tokësor i Mbrojtur Lumi Buna-Velipojë

 

3.1(Kategoria e V-t)

 

3.2.P.U.T.M Lumi Buna-Velipojë u shpall me V.K.M 682 date 2.11.2005

 

3.3Siperfaqja e P.U.T.M Lumi Buna-Velipojë eshte 23 027 ha

 

3.4 Koordinatat

Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:

  1. Në Veri: Grykëderdhja e lumit Buna (4362252.56L/4638096.04V), përgjatë

rrjedhjës së lumit Buna deri te pika e bashkimit me lumin Drin, kalon pranë Kosmaçit, Kuçit, argjinaturës, kodra e Vukatanës (48.0 m), në argjinaturë, pranë urës së Drinit deri te maja Kalaja Xhedatit (217.0 m)-(4385264.41L/4654249.70V); 

  1. Në Lindje:  Maja Kalaja Xhedatit (217.0 m)-(4385264.41L/4654249.70V),

vazhdon në krah të rrugës automobilistike Bushat-Barbullush, në kanalin kullues (Pekesenës), pranë fshatit Ranxë, përgjatë rrugës së Fshatit të Ri, anës kodrës, përgjatë argjinaturës, me vijën ndarëse të kodrave me fushën e Torrovicës deri te kuota 107.0 m (4381470.11L/4636550.15V); 

  1. Në Jug:  Kuota 107.0 m (4381470.11L/4636550.15V), kuotat 339.0 m, 386.0 m,

384.0 m, 332.0 m deri te pika me koordinata (4379344.18L/4633806.87V); 

  1. Në Perëndim: Pika me koordinata (4379344.18L/4633806.87V), gjatë vijës

bregdetare të detit Adriatik deri te Grykëderdhja e lumit Buna (4362252.56L/4638096.04V).

 

3.5 Rruget që të dërgojnë në destinacion janë:

Shkodër Velipoje, Shkodër Dajç-Velipoje, Shkodër Bushat-Mali Jushit Velipoje,Lumi Buna Grykë derdhja ne det me rruge ujore.

 

3.6Monumentet e Natyres

Ishulli i Franc Jozefit (është zhdukur)

 

3.7 Objektet Kulturore

Jane 10  Shkolla 9- vjeçare dhe 3 te arsimit te mesëm te përgjithshëm,disa Objekte Kulti Fetare, Kisha e Shirqit,  Samrishit, Dajçit, Pentar, Reç,Velipoje Rrjoll, Xhamia e Mushanit,  Rrushkullit, Belaj dhe Luarzë.

 

3.8 Objekte ne shërbim te komunitetit

Janë 6 Qendra Shëndetësore, Qendra e Edukimit Shirq, Qendra e Vizitoreve Velipojë etj.

 

3.9 Flora e Fauna

Lum ndërkufitar dhe këneta e Domnit është një zonë e rëndësishme për shpendët. Përmes lumit realizohet migrimi i disa lloje peshqish, si blinit (Acipenser sturio). Në këtë zonë takohet dhe arra e ujit (Trapa natans). Ndër gjitarët veçojmë llojin globalisht te kërcënuar lundërzën (Lutra lutra).  ZM ndërkufitare dhe një nga IBA-t (Zonë e Rëndësishme për Shpendët) më të rëndësishme të vendit. Zonë me bimësi tipike mesdhetare, dhe zonë e arealit të llojit pothuaj në zhdukje të rrënjës (Quercus robur). Në zonë takohen lloje kafshësh të një rëndësie Evropiane si Phalacrocorax pygmeus, Lutra lutra dhe çakalli (Canis aureus). Një lagune me vlera, në mënyrë të veçantë për avifaunën ujore, sidomos për llojet migratore dimëronjës, një pjesë e të cilëve mbrohen nga konventa e Bonit.

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay