Lajme Flash

Peizazhe të Mbrojtur

Mali me Gropa-Bizë-Martanesh

Emri i Zonës së Mbrojtur: Mali me Gropa Bizë-Martanesh

  1. Kategoria:      IV
  2. Vendimi me të cilin është shpallur: Pejsazhi i Mrojtur " Mali me Gropa - Bize - Martanesh ", eshte shpallur zone e tille me VKM, nr. 49, date 31.01.2007.
  3. Sipërfaqja, vendndodhja – koordinatat:    Pejsazhi i mbrojtur, shtrihet ne vargjet malore te Malit me Gropa, Mali i Fagut ndjek vargmalet e Rinasit , del te guri i Muzhaqit, Kaptina e Martaneshit ,Mali i Snoit te Madh, kryesisht ne rrethin e Tiranes, duke prekur shume pak rrethin e Bulqizës dhe te Matit. Ky Pejsazh  ka nje siperfaqe prej 25266.42 ha, shtrihet ne nje terren teresisht malor, duke nisur nga lartesia rreth 1200 metra dhe duke arritur majen me te larte, qafen e Drerit  ne nje lartesi prej rreth 1900 metrash. Malet me kryesore qe perfshihen ne territorin e Pejsazhit t jane Mali i Fagut 1446 metra, Mali Snoi i Madh 1863  metra, maja e Sukes 1542 metra, Guri i Muzhaqit 1661 metra, mali me Gropa 1848 metra, maja e Kaptines 1870 m, etj. Malet ndahen nga qafa dhe gryka te thella ose kanione mbreselenese duke i ofruar vizitoreve peisazhe fantastike dhe larmi refleksesh dhe ngjyrash. Duke patur parasysh zonen qendrore te pejsazhit e cila ndodhet fusha e Bizes, largesia nga qendrat e banuara eshte: Nga qyteti i Tiranes  ndodhet 60 km,, nga qendra e komunes Shengjegj 10 km,nga qendra e komunes Martanesh 15 km.

Veri:  Qafa e Murrizes ( 4417506 .1 L/4588637 V ), vijon me rrugen automobilistike per te guri I Bardhe , Kroi I ftohte ( 1198 m ), Qafa e Qershise, maja e Zabelit te Madh, te ura e Thanes, ndjek rrugen automobilistike Guri I Bardhe - Tirane, perroin dhe gryken e Shehut , vazhdon pergjate lumit te Matit, deri te bashkimi me prroin e Lenes e te Lajthise, deri te kryqezimi i rrugeve per kembesore, kuota 1870 m ( 4441735 L/4583160.5 V ).

Lindje:  Kryqezimi I rruges per kembesoret kuota 1870 m  ( 4441735 L/4583160.5 V ), kalon qafen Drerit, Livadhet e Kolgrekut, vijon drejt qafes se Prevallit, te ujerave te prroit te Vardarit, fushat e Palemit, Rrahi I Hasrames , maja e Sadokut , shpati I Skores, ndjek rrugen e Rinise deri te guri i Muzhaqit ( 1661.7 m ) , (4436149,7 L / 4576092,62 V).

Jugu:  Guri I Muzhaqit ( 1661.7 m ) , (4436149,7 L/4576092,62 V),ndjek rrugen per kembesore, poshte kuotave 1588 m , 1562 m, 1412 m, 1408 m1435 m, 1348 m , 1358 m, kurrizin ujendares deri ne majen e Sukes (1542 m), kalon ne qafen  e Rinasit ( 1538 m ), ne majen e Kesules (1622 m ),ndjek rrugen automobilistike per ne Kollogjesh, ne kuoten 1422 m, ne qafen e Shpellezes, kuoten 1213 m, Malin e Kalgjergjit, qafen e Shengjinit ( 1187 m ), kuoten 1207 m, deri te Maja e Fagut 1446 m (4420258.08 L/4574326,63 V ).

Perendimi:   Maja e Fagut 1446 m (4420258.08 L/4574326,63 V ),ndjek prroin e Vavilez, prane Shengjinit te Madh deri te nderprerja  me lumin Erzen, ne afersi te fshatit Burimas, dhe me pas ndjek kufirin e parkut kombetar " Mali I Dajtit ", deri ne qafen e Murrizes  ( 4417506 .1 L/4588637 V ),

  1. Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion:
  • Rruga Tiranë – Qaf Priskë – Shëngjergj – Bizë – Kostenjë – Librazhd.
  • Rruga Tiranë – Qaf Priskë – Shëngjergj – Bizë – Ballenjë – Bulqizë.
  • Rruga e vjetër Tiranë – Qaf Mollë – Linos – Kroi Kuq – Bizë.
  • Rruga e vjetër Tiranë – Qaf Mollë – Linos – Kroi Kuq – Rinas – Kollogjesh – Elbasan.
  • Rruga e vjetër Tiranë – Qaf Mollë – Linos – Gur i Bardhë – Burrel.
  • Rruga Tiranë – Zall Bastar – Murriz – Guri Bardhë.

           

  1. Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës:
  • Flora: Ahu, dushqet, panja, gështenja, qershia e egër, mëlleza, frashri, pisha e zeze, shkoza, mareja, shqope, etj.
  • Fauna: Ariu i murrëm, kaprolli,ujku, dhelpra, derri i egër, kunadhja, shqarthi, ketri, iriqi, lakuriqi i natës (disa lloje), breshka, shqiponja, skifter (disa lloje), thëllëza e malit, pëllumbi i egër, qukapiku, grifsha, bilbili, si dhe shumë lloje zvarranikësh dhe insektesh.
  • Shpella e Valit
  • Karsti i Malit me Gropa
  1. Monumente natyre:
  1. Objekte kulturore, fetare, historike brenda zonës (nëse ka)
  • Teqeja e Ballenjës (Ndodhet në pjesën e Dibrës)
  • Xhami (në një pjesë të fshatrave)
  1. Objekte në shërbim të komunitetit (nëse ka)
  • Nuk ka, përveç istitucioneve shtetërore siç janë: qëndrat shëndetsore, shkollat, njësitë administrative, etj

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay