Lajme Flash

Park Kombëtar

Parku Kombëtar "Mali i Dajtit"

Emri i Zonës së Mbrojtur: Parku Kombëtar “Mali i Dajtit”

  1. Kategoria:      II
  2. Vendimi me të cilin është shpallur: Me VKM, nr. 96, date 21.11.1966, Dajti  është shpallur park kombëtar me një sipërfaqe prej 3333 ha, ndërsa me VKM, nr. 402, datë 21.06.2006 u Parku Kombëtar " Mali i Dajtit " me sipërfaqe të zgjeruar.                                                                                                                                       
  3. Sipërfaqja, vendndodhja – koordinatat:    Parku Kombëtar “Mali i Dajtit” shtrihet ne vargjet malore te Skënderbeut, kryesisht në rrethin e Tiranës, duke prekur shume pak rrethin e Krujës. Ky Park ka një sipërfaqe prej 29384.18 ha, shtrihet në një terren tërësisht malor, duke nisur nga lartësia 300 metra dhe duke arritur majën me te larte, majën e Mcekut të Shën Mërisë në një lartësi prej rreth 1827 metrash. Malet me kryesore që përfshihen në territorin e Parkut janë Mali i Bastarit 1740 metra, mali i Dajtit 1613 metra, mali i Tujanit 1513 metra, ai i Piskës së Madhe 1365 metra, mali me Gropa 1848 metra, mali i Brarit dhe i Piskës së Vogël 1212 metra etj. Malet ndahen nga qafa dhe gryka te thella ose kanione mbresëlënëse duke i ofruar vizitoreve peisazhe fantastike dhe larmi refleksesh dhe ngjyrash. Duke patur parasysh zonën qendrore të Parkut Kombëtar e cila ndodhet Fusha e Dajtit, largësia nga qendrat e banuara është: Nga qyteti i Tiranes parku ndodhet 26 km,nga Kinostudjo 21 km, nga qendra e Njësisë Administrative Dajt 17 km, nga qendra e Njësisë Administrative Zall - Bastar 46 km, nga qendra e Njësisë Administrative Shëngjergj 30 km.

Veri:  Kufiri administrativ, ndërmjet rrethit te Krujës dhe te Tiranes me kuota 794 m (Maja e Fraveshit) me koordinata 41032'11" V dhe 19047'48" L, vijon me kuotat 1090 m, 1227 m (Maja e Zithit) deri te kuota 1627 m, me koordinata 4103'52 " V dhe 19054'44" L.

Lindje:  Kuota 1627 m, me koordinata 41031'52" V dhe 19054'4" L, ndjek kurrizin e vargmalit Xibër - Malin me Gropa, me kuotat 1473 m (maja e Rrjepës), 1388 m, 1295 m, 1613 m (Maja e Papatit ), 1455 m (maja e Staravecit), 1594 m, 1700 m, 1827 m (Maja e Malit të Shënmërisë), 1712 m, 1498 m, deri te ndërprerja me rrugën automobilistike Tirane – Bize, në afërsi të fshatit Shënmëri (Burimas) dhe rrjedhjen e lumit Erzen, me koordinata 41020'29" V dhe 20009'56" L.

Jugu:  Rrjedhja e lumit Erzen me koordinata 41020'29" V dhe 20009'56" L, rezervuari i Skurranës deri te gryka e Skurranës me koordinata 41015'26" V dhe 19057'37" L.

Perendimi:   Gryka e Skurranës me koordinata 41015'26" V dhe 19057'37" L, dhe vijon me kuotat 890 m (Maja e Kurorës), pranë fshatit Përcëllesh, në Priskën e Madhe, vazhdon me rrugën automobilistike Priskë – Surrel, ndjek rrugën automobilistike Surrel - Tirane deri në afërsi të Njësisë Administrative Dajt, më pas në kuotat 573 m (maja e Qytezës), 445 m (maja e Shpatës), në afërsi të fshatit Brar dhe Priskë e Vogël, ndërpret lumin e Tërkuzës, kuotat 1268 m ( maja e Gamtitit ), deri tek kuota 794 m (maja e Faraveshit) me kuota 41032'11" V dhe 19047'48" L.

  1. Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion:
  • Rruga Tiranë – Dajt (deri tek fusha e Dajtit në qendër të Zonës Qëndrore 1).
  • Rruga e vjetër Tiranë – Qaf Mollë – Shëngjergj.
  • Rruga Tiranë – Zall Bastar.
  • Rruga Kamëz – Zall Herr – Bovillë.

           

  1. Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës:
  • Flora: Ahu, dushqet, panja, gështenja, qershia e egër, mëlleza, frashri, pisha e zeze, shkoza, mareja, shqope, etj.
  • Fauna: Ariu i murrëm, ujku, dhelpra, derri i egër, kunadhja, shqarthi, ketri, iriqi, lakuriqi i natës (disa lloje), breshka, shqiponja, skifter (disa lloje), thëllëza e malit, pëllumbi i egër, qukapiku, grifsha, bilbili, si dhe shumë lloje zvarranikësh dhe insektesh.

7. Monumente natyre:

  • Bokërrimat e Mnerit
  • Gryka e Skurranës
  • Rrapi i Kranës – Dajt
  • Rrapi i Priskës
  • Shkalla e Tujanit
  • Tarraca Detare e Dajtit

8. Objekte kulturore, fetare, historike brenda zonës

  • Kalaja e Dajtit (Monument kulture)
  • Ura e vjetër në Brar.
  • Xhami (në pjesën më të madhe të fshatrave)

9. Objekte në shërbim të komunitetit

  • Teleferiku Tiranë – Dajt
  • Qendra e Vizitorëve
  • Ujësjellësi i Tiranës dhe Ujëmbledhësi i Bovillës

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay