Lajme Flash

Park Kombëtar

Parku kombëtar "Lugina e Valbonës"

Emri i Zonës së Mbrojtur: Lugina e Valbonës

  1. Kategoria

 Park Kombëtar, kategoria e II-të IUCN

  1. Vendimi me të cilin është shpallur

VKM Nr.102, datë 15.01.1996

  1. Sipërfaqja, vendndodhja-kordinatat

Ka një sipërfaqe prej 8000ha. Kjo është ndër luginat më të njohura që shtrihet në qendër të Alpeve Lindore Qarku Kukës, rrethi Tropojë.

  1. Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion

Me rrugë automobilistike, B. Curri- Shoshan- Dragobi-Valbonë 30km

  1. Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës

Në ZM "Lugina e Valbonës" rriten e zhvillohen lloje të ndryshme drurësh pyjorë duke filluar nga shkurret të përfaqësuara kryesisht nga zhkoza e zezë (Carpinus orientalis), e shoqëruar me lajthinë (Corillus savellana) dëllinjën e kuqe (Juniperus oxycedrus), cermedellin(Cotinus coggygria) e deri me pyjet masive të Ahut.Parku është gjithashtu dhe një zonë e vetme e takimit të hormoqit (Picea abies). llojet drunore (Acer pseudoplatanus), panja fletëgjërë (Acer obtusatum), frashëri i bardhë (Fraxinus oxycarpa), bliri i kuq (Tilia rubra), bliri fletëgjërë (Tilia platyphyllos), shkoza e bardhë (Carpinus betulus), halorët përfaqësohen nga arneni (Pinus peuce), pisha e zezë (Pinus nigra), bredhi i bardhë (Abies alba), rrobulli (Pinis heldrechi) dhe hormoqi (Picea excelsa). Takohet në pak individë edhe Tisi (Taxus baccata)

Bimët barishtore janë të shumëllojshme të përhapura në çeltira por edhe në kullotat përrreth ZM "Lugina e Valbonës" Disa nga llojet përfaqësuese,  salepi (Orchis sp.divaricata), xhirokulli (Calchicum autumnale), zambaku shqiptarë (Lilium albanicum) Ramonda Serbica, Fritillaria messanensis, Pulsatilla halleri.

Llojet kryesore të kafshëve që gjenden në ZM "Lugina e Valbonës" janë; ariu i murrmë (Ursus arctos), dhia e egër (Rupicapra rupicapra), kaprolli (Capreolus capreolus) macja  egër (Felis silvestris), rriqebulli (Lynx lynx), ujku (Canis lupus), derri i egër, lepuri, dhelpra. Kurse shpendë mund të permendim; gjeli i eger (Tetrea urogallus), shqipja e ballkanit (Circus pygargus), zhgaba (Gyps fulvus), thëllëza e malit,(Alectoris graeca) skifteri, huta, bufi,etj.

  1. Monumente natyre

Brenda zonës së mbrojtur ndodhen edhe monumente të natyrës Kanioni i Shoshanit, Shpella e Haxhisë, Shpella e Akullit, Lugina e varur akullnajore e Kukajt, Lugina e varur akullnajore e Motinws, Shpella e Dragobisë.

  1. Objekte kulturore, fetare, historike brenda zonës

Zona dallohet edhe për vlera unike të kulturës, historisë, veshjeve, banesave karakteristike (Kullat e Dragobisë), traditave e zakoneve që ruhen e transmetohen ende edhe sot. Shpella e dragobise është edhe një vend që revokon një ngjarje historike, rënien e Bajram Currit.

  1. Objekte në shërbim të komunitetit  

Ndodhen 38 bujtina dhe 2 hotele.

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay