Bredhi i Sotirës

Bredhi i Sotirës
Ndodhet në Qarkun e Gjirokastrës dhe në rrethin e Gjirokastrës. Sipëfaqja aktuale është 1,740.00 ha. Pozicioni në Jug të vendit dhe larg rrugës kombëtare e bën një vend mjaft të qetë, me biodiversitet të lartë nga pikpamja e habitateve dhe atë llojore. Prezanton vlera të konsiderueshme shkencore dhe eko-turistike. Shoqërimi i Junglo-Plantanetum orientalis, i shoqëruar me prezencen e llojeve Crataegus monogyna, Rubus ulmifolius, Sanguisorba minor etj është mjaft i mbrojtur. Shoqërim interesant dhe dominant mbetet Abies borisii-regis (Huetio-Abietum). Pasuria hidrografike i rrit vlerat eko-turistike të rajonit. Konsiderohet si një perlë të natyrës shqiptare, qoftë nga pikpamja eko-turistike si dhe nga ajo shkencore, si pyll i virgjër ose pothuajse i virgjër. 

Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:
a) Në Veri: Maja Amblikos (1333.0 m) (4441247.93L/4412892.19V), ndjek kurrizin në drejtim të kuotës 653.0 m, përgjatë Përroit të Afixhanit e rrugës këmbësore dhe automobilistike, Përroin e Selos deri te pika me koordinata (4447193.44L/4412740.14V);
b) Në Lindje: Pika me koordinata (4447193.44L/4412740.14V), ndjek rrugën autiomobilistike, kuotat 550.6 m, 845.0 m, kufirin shtetëror me Greqinë, maja Musovunit (1497.3 m), maja Murganës (1806.4 m) (4447390.40L/4406172.80V);
c) Në Jug: Maja Murganës (1806.4 m) (4447390.40L/4406172.80V), ndjek kurifin shtetëror me Greqinë, kuotat 1474.7 m, 1422.8 m, 1431.1 m,1435.9 m, 1538.4 m, 1675.3 m, 1759.1 m, 1735.7 m (4440171.44L/4410136.31V);
d) Në Perëndim: Kuota 1735.7 m (4440171.44L/4410136.31V), ndjek kurrizin dhe rrugën këmbësore, kuotat 1231.0 m, maja Amblikos (1333.0 m) (4441247.93L/4412892.19V).

Contact

Address

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068