AKZM

Bredhi i Sotirës

Emri i Zonës së Mbrojtur: “Bredhi i Sotirës”, Monument Natyre

  1. Kategoria:  III
  2. Vendimi me të cilin është shpallur: VKM nr. 102 date 15.01.1996
  3. Sipërfaqja, vendndodhja - kordinatat:

         - Sipërfaqja e përgjithshme e zonës është 1740 ha

         - Eshte i vendosur në jug të Shqipërisë, në Njësinë Administrative “Dropull i Sipërm”.

         - Kordinatat;

a.   Në Veri: Maja e Amblikos (1333.0 m) (44 41 247.93    44 12 892.19)

b.   Në Lindje: Maja e Murganes (1806.4m)  (44 47 390.40   44 06 172.80 )

c.    Në Jug: Maja e Murganes (1806.4m)  (44 47 390.40     44 06 172.80)

d.    Në Perëndim:  Kuota 1735.7m  (44 40 171.44     44 10 136.31)

  1. Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion:  

Per te shkuar ne Bredhin e Sotires pershkohet rruga nacionale Gjirokaster – Llongo - Sotire

  1. Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës:

        -Flora përfaqësohet nga: Bredhi i Maqedonisë, geshtenja , panja e malit, bunga, shkoza, dellinja, prralli, marreja etj.

         -Fauna përfaqësohet nga: derri i egër, lepuri i egër, ujku, kaprolli, dhelpra, thelleza e malit etj.

  1. Monumente natyre: nuk ka
  2. Objekte kulturore, fetare, historike brenda zonës: nuk ka
  3. Objekte në shërbim të komunitetit; nuk ka

Mbrojtja, Përmirësimi dhe Menaxhimi i Integruar i Mjedisit Detar dhe i Burimeve Ndërkufitare ECOSEA

Titulli:                         Mbrojtja, Përmirësimi dhe Menaxhimi i Integruar i Mjedisit Detar dhe i Burimeve Ndërkufitare ECOSEA

Financuesi:                  Bashkimi Evropian - IPA Adriatic

Kohëzgjatja:                2012-2015

Zona e zbatimit:          Zonat bregdetare, detare dhe ndërkufitare

 

Aktivitetet kryesore:

  1. Përmirësimi i ekosistemeve detare dhe bregdetare duke propozuar modele për një menaxhim të koordinuar të peshkimit, me aktivitete direkte për të përmirësuar qëndrueshmërinë e peshkimit dhe forcimin e biodiversitetit detar.
  2. Përpilimi i raportit nga biologët detarë për identifikimin e zonave me rëndësi të biodiversitetit.

Profili sektorial në Mjedis dhe në Ndryshimet Klimatike-IPA 2013

Titulli:        Profili sektorial në Mjedis dhe në Ndryshimet Klimatike-IPA 2013

 

 

Financuesi:                  Bashkimi Evropian

Kohëzgjatja:                2015-2017

Zona e zbatimit:          Shtrirja në të gjithë vendin

 

Aktivitetet kryesore:

  1. Përmbushja e udhëzimeve të UNFCCC dhe rregullores së BE për ndryshimet klimatike. dhe afrimi i legjislacionit shqiptar me atë Evropian.
  2. Mbrojtja e mjedisit; forcimi i mbrojtjes së mjedisit përmes krijimit të ZM.
  3. Menaxhimi i mbetjeve; përgatitja e Shqipërisë për të ricikluar, ripërdorur dhe menaxhuar mbetjet si një lëvizje strategjike drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

Forcimi i Kapaciteteve kombëtare në mbrojtjen e Natyrës - përgatitja për rrjetin Natura 2000

Titulli:                       Forcimi i Kapaciteteve kombëtare në mbrojtjen e Natyrës - përgatitja për rrjetin Natura 2000

Financuesi:                  MAECI/DGCS

Kohëzgjatja:                40 muaj

Zona e zbatimit:          Zonat e mbrojtura

 

Aktivitetet kryesore:

  1. Vlerësimi i gjendjes së ZM dhe sistemit kombëtar të ZM.
  2. Implementimi i Planit të Menaxhimit të ZM.
  3. Përgatitja e listës paraprake të vendeve NATURA 2000 në Shqipëri.

Themelimi i Sistemit Informatik te Monitorimit dhe Menaxhimit Mjedisor në linjë me Raportimin Global

Titulli:                         Themelimi i Sistemit Informatik te Monitorimit dhe Menaxhimit Mjedisor në linjë me Raportimin Global

 

Financuesi:                  GEF

Kohëzgjatja:                2015-2019

Zona e zbatimit:          Në të gjithë vendin

 

 

 

Aktivitetet kryesore:

  1. Kërkimi dhe zhvillimi i rekomandimeve për mënyrën më të mirë të mundësimit të informacionit për banorët brenda apo rreth ZM, duke marre parasysh diferencat gjinore në punësim dhe pjesëmarrje civile.
  2. Draft rekomandime për grumbullimin e të dhënave mjedisore të qëndrueshme dhe në terma afatgjatë si dhe diskutimi me institucionet qeveritare .

      3.  Mundësimi i mbështetjes logjistike dhe teknike sipas nevojës, duke përfshirë              trajnime dhe manuale perdorimi për një qendër informacioni të vendosur në                Qendrën e Informacionit të Ministrisë së Mjedisit.                  

Përmirësimi i mbulimit dhe efikasitetit të menaxhimit të zonave të mbrojtura detare dhe bregdetare

Titulli:                      Përmirësimi i mbulimit dhe efikasitetit të menaxhimit të zonave të mbrojtura detare dhe bregdetare

 

 

Financuesi:                  GEF/UNDP, MM

Kohëzgjatja:                2011-2016

Zona e zbatimit:          Rrjeti i zonave të mbrojtura detare dhe bregdetare

 

 

 

Aktivitetet kryesore:

  1. Përgatitja e planit strategjik për zonat detare dhe bregdetare duke u fokusuar në zgjerimin e tyre, me një vizion 10 vjecar.
  2. Ngritja e një sistemi të vetëm monitorimi, të ZMDB, për t’u aplikuar në nivel lokal, veçanërisht monitorimi i Karaburun – Sazan.
  3. Përgatitja e një dokumenti udhëzues për ngritjen e një sistemi financimi për zonat e mbrojtura detare dhe bregdetare
  4.  Mbështetje për ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e zonave të mbrojtura, planeve të biznesit etj.

Parku Biosferik Ndërkufitar i Prespës – Mbështetje PK Prespa

Titulli:             Parku Biosferik Ndërkufitar i Prespës – Mbështetje PK Prespa

Financuesi:                  Qeveria Gjermane, Banka KfË

Kohëzgjatja:                2011-2015

Zona e zbatimit:          Rajoni i Prespës

 

Aktivitetet kryesore:

  1. Menaxhimi i masave mbrojtëse si dhe forcimin e kapaciteteve të administratës së parkut
  2. Menaxhimi i Qëndrueshëm të Pyjeve dhe Kullotave
  3. Rritja e ndërgjegjësimit dhe përfshirja e komunitetit
  4. Integrimi në Konceptin e Biosferës dhe koordinimi me programet e tjera në rajonin e përfshirë.

Drejt forcimit te qeverisjes të trashëgimisë së përbashkët natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të liqenit të Ohrit

Titulli:                      

 Drejt forcimit te qeverisjes të trashëgimnisë së përbashkët natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të liqenit të Ohrit

 

Financuesi:                  Bashkimi Evropian, MM
Kohëzgjatja:                2014-2017
Zona e zbatimit:          Rajoni i liqenit të Ohrit

 

Aktivitetet kryesore:

 

  1. Forcimi i platformës së bashkëpunimit Ndërkufitar për Liqenin e Ohrit dhe rritja e mundësive për zhvillimin e  turizmit.
  2. Realizimi i procesit për njohjen e gjithë zonës së liqenit të Ohrit, si Trashëgimni Botërore Kulturore.

     3.   Realizimin e fushatës per reduktimin e mbetjeve permes aktivititeteve pilot.

Ruajtja dhe Përdorimi i Qëndrueshëm i Biodiversitetit në Liqenet e Prespës, Ohrit dhe Shkodrës

       

Titulli:                        Ruajtja dhe Përdorimi i Qëndrueshëm i Biodiversitetit në Liqenet e Prespës, Ohrit dhe Shkodres

 

Financuar:                              Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ)

Rajoni i projektit:                    Shqipëri, Maqedoni, Mal i Zi

Kohëzgjatja:                           2012-2017

Financuar nga Ministria per Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe zbatuar nga Deutsche Gesellschaftfür Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, projekti Ruajtja dhe Perdorimi i Qendrueshem i Biodiversitetit ne Liqenet e Prespes, Ohrit dhe Shkodres (CSBL), mbështet vendet ndërkufitare për të mbrojtur më mire biodiversitetin e liqeneve dhe lumenjve, duke zhvilluar njëkohësisht në mënyrë të qëndrueshme edhe ekonomitë e tyre.

Projekti CSBL përqendrohet në katër fusha kryesore veprimi:

1. peshkim i qëndrueshëm,

2. bashkëpunim ndërkufitar,

3. mbrojtje e biodiversitetit

4. menaxhim i burimeve ujore në përputhje me Direktivën Evropiane Kuadër të Ujit (DKU).

Instrumenti më i rëndësishëm i projektit në këtë kontekst është ai i Zhvillimit të Kapaciteteve. Në fazën e parë projekti së bashku me partnerët e tij ka zhvilluar sisteme monitorimi në përputhje me standardet dhe kërkesat evropiane. Ekspertet e të tre shteteve ndërkufitare po punojnë për vlerësimin e gjendjes ekologjike dhe fiziko-kimike të liqeneve duke zbatuar kriteret dhe kërkesat e DKU-se.

Një zhvillim i rëndësishëm në kontekstin e bashkëpunimit ndërkufitar është hartimi i një liste te përbashkët me bimë dhe kafshë të egra prioritare për të tria vendet, për të cilat nevojitet mbrojtje e veçantë, disa prej të cilave projekti i ka realizuar. Projekti bashkë me partnerin e tij zbatues, Institutin e Peshkimit të Ujerave të Ëmbla në Potsdam-Sacrow (Gjermani) ka realizuar vlerësimin ndërkufitar te rezervave peshkore ne përputhje me standardet e Komitetit Evropian të Standardizimit. Projekti CSBL ka mbështetur Organizatat e Menaxhimit të Peshkimit, me qëllim marrjen nga ana e tyre të më shumë përgjegjësive në procesin e bashkëmenaxhimit, në monitorimin e peshkimit të paligjshëm dhe hartojnë rregullore të përbashkëta për përdorimin e mjeteve të peshkimit dhe periudhat e ndalimit te tij. Përsa i përket menaxhimit të burimeve ujore, projekti zhvillon koncepte së bashku me fermerët dhe komunitetin lokal, me qëllim reduktimin e derdhjes së kimikateve bujqësore dhe ujërave te ndotur në të tre liqenet.

Financuar:                            

Pylli i Ballollit, monument natyror me një biodiversitet të veçantë

ballolliTIRANË, 11 Nëntor /ATSH/ – Monumentet natyrore në territorin tonë pyjor, janë të shumtë dhe kanë një histori të veçantë që i shoqëron.

Në sipërfaqen pyjore të Qarkut të Beratit ka shumë të tillë, por e veçanta është se një pyll i tërë me një sipërfaqe rreth 330 ha është shpallur park natyror.

Kjo sipërfaqe e menaxhuar ndodhet në Balloll të rrethit Berat.

Pyllëzimi i tij është kryesisht me lis dhe dru të tjerë shekullor, shkurre ku rriten dhe shumë fruta pylli.

Në këtë monument natyror me një bimësi të harlisur, rritet dhe shumohet një faunë e shumëllojëshme dhe e egër.

Para viteve 90, ky park ka qenë menaxhuar si rezervat gjuetie për derrin e eger dhe shfrytëzohej nga udhëheqja komuniste. Eshtë një park ku sot shfrytëzohet edhe për turizmin natyror dhe të peisazhit. /n.l/ /a.g/

Page 8 of 18

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay