AKZM

Mbrojtja e biodiversitetit në Evropën juglindore, Shqipëria pjesë e projektit

Ministria e Mjedisit dhe AKZM, tashmë janë pjesë e një projekti të madh për mbrojtjen e biodiversitetit në Evropën juglindore. Projekti “Open Regional Fund” u lancua në Beograd nga data 4-5 shkurt 2016. Ky project financohet nga Ministria Federale Gjermane e Ekonomisë dhe Zhvillimit, dhe zbatohet në nivel rajonal nga GIZ. Projekti synon rritjen e bashkëpunimit midis grupeve të interesit në Evropën juglindore me qëllim zbatimin e Strategjisë për Biodiversitetin të Bashkimit Evropian 2020. Drejtori i AKZM, z.Zamir Dedej diskutoi mbi cështjet e biodiversitetit në Shqipëri, si dhe për moratoriumin e pyjeve, nisma më e fundit e ndërmarrë nga qeveria shqiptare.

Televizioni gjerman publikon një dokumentar për natyrën shqiptare “Wildes Albanien - Në vendin e shqiponjave”

Për kameran e një televizioni gjerman Shqipëria nuk është vendi i zhurmës, varfërisë dhe i trazirave, por është vendi i bukurive të egra, ku gjenden habitate nga më të ndryshmet dhe me vlera natyrore të padiskutueshme. Institucionet shqiptare, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, (AKZM), komunitetet lokale dhe gjithë shqiptarët duhet të përpiqen t’i pasurojnë këto vlera natyrore, t’i mbrojnë dhe t’i promovojnë ato. Në faqen e vet ky televizion gjerman ka shkruar: “Wildes Albanien - Në vendin e shqiponjave. Alpet Shqiptare janë të pasura me livadhe dhe pyje të larta, por është e vështirë për të hyrë atje. Një habitat ideal për shqiponjat arta. Nga perspektiva jonë, kamera i afrohet rajonit...”. Ky dokumentar është një reportazh, që zgjat 43 minuta dhe kamera lëviz nga alpet e Shqipërisë, në Lagunën Divjak-Karavasta, në Dangëlli, Langaricë dhe deri në Butrint e Gjirokastër, duke i bashkuar në një etyd të vetëm gjithë bukuritë që krijon flora dhe fauna e egër e këtyre zonave. 

http://www.daserste.de/information/reportage-dokumentation/erlebnis-erde/videosextern/wildes-albanien-im-land-der-adler-102.html

Festa e Verës në Prespë

Në Prespë po mbahet Festa e Verës, prodhim tradicional i kësaj Zone të Mbrojtur. Pjesëmarrës: stafi i AKZM-së drejtuar nga Z.Zamir Dedej, stafi i AdZM, Korçë, drejtuar nga Mihallaq Qirjo dhe të tjerë të pranishëm. Në festë mori pjesë dhe grupi folklorik i Prespës. Eshtë në vizionin e AKZM-së pjesëmarrja në festat lokale me qëllim ndërgjegjësimin e komunitetit lokal për mbrojtjen e këtyre zonave.

Rrezikohet fauna nënujore në liqenin e Ulzës

ulzaTIRANË, 26 Nëntor / ATSH / – Organizata “Miqësia Ulëz”, në bashkëpunim me OM Peshkimit të liqenit Ulëz-Shkopet dhe aktore të tjerë lokale, organizuan monitorimin e gjuetisë së peshkut në liqenin Ulëz dhe Shkopet në 5 grupe peshkatarësh, për të parë më nga afër sasinë dhe lloin e specieve të peshkut në këtë liqen dhe rezultatet e monitorimit ishin shqetësuese. Nga peshkimi i 5 grupeve u kapën vetëm 13 kg peshk, një sasi mjaft e vogël per numrin e peshkatarëve.
Ulja e nivelit të liqenit rreth 16 m. ose reduktimi i sipërfaqes së tij në masën 50%, që nga muaj prill i këtij viti (sezon i shtimit të peshkut) dhe që vazhdon të jetë në këtë nivel, nga mos ruajtja e regjimit të ujrave nga HEC Ulëz, tashmë i privatizuar, ka sjellë dështimin total të peshkimit dhe rrezikimin e disa lloj peshqish në këtë liqen. Po ashtu eshte ulur ndjeshëm sasia e llojeve të specieve të peshkut në liqenin e Ulzës dhe Shkopetit, pjesë e Parkut Natyrore Rajonal Ulëz. /a.ke/

Parku Natyror i Zagorisë me nje plan menaxhimi të avancuar

TIRANË, 25 Nëntor / ATSH / – Parku natyror rajonal i Zagorisë së shpejti do të ketë një plan menaxhimi. Kjo zonë dallon për pasuritë natyrore dhe kulturore, po ashtu edhe për shumëllojshmërinë e florës dhe faunës së rrallë, por së fundmi disa specie po rrezikohen.

Zagoria është një zonë tepër e lakmueshme për turizmin natyror dhe atë kulturor. Synimi që ky park natyror të mbrohet dhe të ketë një plan menaxhimi afatgjatë, do të bënte që shumë specie të faunës së zonës të shpëtonin nga rreziku i zhdukjes.

Moratoriumi 2-vjeçar ka sjell ruajtjen dhe shumimin e disa specieve, por akoma ka të tilla që rrezikojnë të zhduken si dhia e egër, kaprolli, thëllëza, ariu i murrmë dhe derri i egër që duhen ruajtur në zona të mbrojtura. Specialistët e mjedisit në këtë zonë thonë se një park rajonal, veç ruajtjes së florës dhe faunës, do të sillte më shumë turistë në Zagori, ku do të ishte një vlerë të shtuar në ekonominë e kësaj zone relativisht të varfër.

Historia, kultura, etnografia dhe objektet e kultit do të ishin vlera që vizitorët vendas apo të huaj do të gjenin në këto treva. Zagoria është një trevë që ndodhet në rrugëkalimin për në Gjrokastër, qytetin muze, kalon pranë Antigonesë antike, si dhe përshkon Luginën e Drinos me vlera etnokulturore./m.m/

Ministria e Mjedisit dhe AKZM prezanton "Programin Strategjik të Zonave të Mbrojtura për 2016-2020”

U prezantua sot “Programi strategjik i Zonave të Mbrojtura për 2016-2020” i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM). 
Të pranishëm në këtë prezantim ishin Ministri i Mjedisit Z.Lefter Koka, Kryetari i Komisionit Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese dhe Mjedisit, Z. Eduart Shalsi, përfaqësues së delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, përfaqësues të trupit diplomatik dhe donatorë të huaj në fushën e mjedisit.
Në fjalën e tij, Ministri Koka shprehu kënaqësinë që vetëm pak muaj pas krijimit të AKZM- së, prezantohet një program strategjik katërvjeçar, i cili do të sjellë një ndryshim rrënjësor në menaxhimin e integruar të zonave të mbrojtura.
“Vetëm 7 muaj më parë qeveria shqiptare vendosi të krijonte Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Me ngritjen e saj u konkretizua kështu vizioni, politika dhe vullneti i Ministrisë së Mjedisit, për të ngritur në një tjetër nivel menaxhimi këto zona . Kjo konferencë vjen vetëm pak ditë, pas publikimit të Progres Raportit 2015 ku u konstatua progres shumë më pozitiv në sektorin e mjedisit dhe mbrotjes së natyrës, krahasuar me atë të 1 viti më parë”: - tha Ministri Koka.

Ministri i Mjedisit theksoi se po përgatitet Ligji i ri për Zonat e Mbrojtura. “Ne po përgatisim Ligjin e Ri të Zonave të Mbrotjura, i cili do të udhëhiqet nga parimi Përdoruesi Paguan. Përgatija e ligjit fokusohet në dy aspekte kryesore: të sanksionojë me ligj, autonominë financiare të menaxhimit të këtyre zonave dhe Të ardhurat e gjeneruara të shkojnë në masën 100% në zhvillimin e këtyre zonave”
Ministri Koka përmendi edhe arritjet e këtyre dy viteve në fushën e zonave të mbrojtura si: përafrimi i legjislacionit shqiptar me legjislacionin e BE-së në masën 90 për qind, projektet për përmirësimin e infrastrukturës, rehabilitimin dhe pyllëzime në 7 zona të mbrojtura hartimin e 12 planeve të menaxhimit etj. 
Ndërkaq Ministri Koka kërkoi edhe mbështetjen e donatorëve për moratoriumin 10- vjecar të pyjeve. “Gjej rastin të kërkoj nga ju, si aktorë aktivë në mbrojtjen e mjedisit mbështetjen ndaj Ministrisë së Mjedisit, në nismën tonë për vendosjen e moratoriumit 10 vjeçar të pyjeve.”

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Z. Zamir Dedej u shpreh se krijimi i AKZM-së është një nga arritjet e mëdha të Ministrisë së Mjedisit dhe se stafi i Agjencisë është bërë aktiv që në ditët e para të ekzistencës së tij. “Kemi tashmë gati një program strategjik 4-vjeçar të fokusuar në menaxhimin, promovimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura.”: - u shpreh Z. Dedej.
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese dhe Mjedisit z. Eduard Shalsi mbështeti punën e bërë deri tani nga Ministria e Mjedisit. “Si kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese e Mjedisit më duhet të them se për herë të parë në Kuvend në kemi kthyer vëmendjen ndaj mjedisit, ndaj faleminderit z. Ministër! Sot shqiptarët janë më miqësorë ndaj mjedisit. Më duhet të përgëzoj e të mbështes Ministrin Koka për krijimin e AKZM-së dhe nismat e tij për moratoriume. Ashtu si Ministri tha në fjalën e tij janë vërtet masa ekstreme, por kanë rezultat mjaft pozitiv e ndaj sot të gjithë gjykojmë se janë masa të domosdoshme. Grumbullimi i informacionit në fushën mjedisore e Zonave të Mbrojtura është pikë e rëndësishme.”: - u shpreh në fjalën e tij Z. Shalsi.
Shefi i Sektorit Politik, Ekonomik dhe te Informacionit Delegacioni Europian në Shqipëri, Z. Jan Rudolph theksoi se legjislacioni i Bashkimit Evropian është i fortë në mbrojtjen e natyrës dhe se delegacioni – BE-së dhe Cooperazione Italiana kanë financuar rreth 4 milionë Euro, për projektin“Natura 2000”, i cili sapo ka filluar punën në Shqipëri. Ai theksoi se Rrjeti Natura2000 në Shqipëri do të jetë mbrotjës dhe garantues i zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri për zonat e mbrotjura

Aktiviteti vijoi më pas, me prezantimin e Programit Strategjik për Zonat e Mbrojtura 2016-2020 dhe diskutimet teknike të donatorëve për sfidat e Shqipërisë në zonat e mbrojtura.

Prezantohet “Programi strategjik i Zonave të Mbrojtura për 2016-2020” i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura

Misioni i Qeverisë gjermane takon Z. Zamir Dedej, Drejtor i AKZM-së, dhe stafin e agjencisë

Misioni i Qeverisë gjermane kryesuar nga Z.Dirk Schattschneider, përfaqësues i Ministrisë gjermane të Ekonomisë në kuadër të takimeve që po zhvillon me Qeverinë Shqiptare, pati një takim me përfaqësues të stafit të AKZM-së kryesuar nga Drejtori i këtij institucioni, Z.Zamir Dedej.

Në këtë takim Drejtori Dedej prezantoi punën e bërë deri tani nga stafi i AKZM-së, objektivat dhe vizionin e agjencisë. Delegacioni i Qeverisë gjermane zhvilloi pyetje të ndryshme lidhur me projektet e AKZM-së, kapacitetet e stafit të agjencisë si dhe bashkëpunimet që kjo agjenci ka me vendet e rajonit. 

Page 7 of 18

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay