AKZM

Shkollë verore në Gjenevë

Shkollë verore në Gjenvë

Universiteti i Gjenevës në bashkëpunim me UNDP dhe Alenacën e Studimeve Mjedisore hap një shkollë vere, e cila mund të ndiqet dhe nga studnetë shqiptarë. Bashkangjitur keni formularin e aplikimit dhe informacionin në lidhje me organizimin e shkollës së verës në kuadër të GEPP (Global Environmental policy programme) që do të zhvillohet gjatë 28 Gusht- 7 Shtator në Gjenevë.

 

Linku, ku mund te gjeni formularin: www.unige.ch.formcont

 

Shkollë verore në Gjenevë

Shkollë verore në Gjenvë

Universiteti i Gjenevës në bashkëpunim me UNDP dhe Alenacën e Studimeve Mjedisore hap një shkollë vere, e cila mund të ndiqet dhe nga studnetë shqiptarë. Bashkangjitur keni formularin e aplikimit dhe informacionin në lidhje me organizimin e shkollës së verës në kuadër të GEPP (Global Environmental policy programme) që do të zhvillohet gjatë 28 Gusht- 7 Shtator në Gjenevë.

 

Linku, ku mund te gjeni formularin: www.unige.ch.formcont

 

Kurs 8 javor on line

Kurs 8 javor on line:

Kursi ka për qëllim trajnimin e hartuesëve të politikave, menaxherët dhe praktikuesit e sistemeve të zonave të mbrojtura. Pjesëmarrësit do të fitojnë një mënyrë të re konvceptimi që do t’u shërbejë për zgjidhjen e çështjeve kryesore që lidhen me hartimin dhe menaxhimin e sistemeve të zonave të mbrojtura. Ata do të kenë një shans për të ndërvepruar me specialistë të zonave të mbrojtura nga të ndryshme nga vende të ndryshme dhe ekspertë globale nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, IUCN, WWF dhe Natyra Conservancy.

Plani mësimor:

Temat përfshijnë:

Java 1: Hyrje: Zonat e Mbrojtura në shtete të ndryshme

Java 2: Mbrojtja sektoriale, në Zonat e Mbrojtura, peisazhi, panoramë detare, integrimit

Java 3: Zonat e mbrojtura ndërkufitare

Java 4: Teknologjia e duhur për Zonat e Mbrojtura

Java 5:  Financat e Zonave të Mbrojtura

Java 6: Zonat e Mbrojtura dhe ndryshimet klimatike

Java 7: Zonat e Mbrojtura, qeverisja dhe pjesëmarrja

Java 8: Monitorimi i Zonave të Mbrojtura

 

Në përfundim PNUD do t’i japë çertifikatë pjesëmarrësve të kursit

Kursi është në dispozicion në gjuhët: anglisht, spanjisht dhe frëngjisht

Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni Heena Ahmed në adresën: heena.ahmed@undp.org.

Dita e Pelikanit Kaçurel në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta

Në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta u mbajt Dita e Pelikanit Kaçurel. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të programit rajonal për Menaxhimin e Ligatinave dhe Ruajtjen e Pelikanit Kaçurrel në Pellgun e Mesdheut. Kjo ditë organizohet për herë të dytë në Shqipëri dhe ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen dhe ruajtjen e këtij lloji me rëndësi globale. Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është shembulli i qartë i shtimit të faunës së egër, nëse dora e njeriut i thotë ndal! vrasjes së tyre”, tha Drejtori i AKZM-së, Zamir Dedej. Kompleksi ligatinor Divjakë – Karavasta është i vetmi vend folenizimi për Pelikanin kaçurrel në Shqipëri dhe një nga vendet me shumëllojshmërinë më të madhe të shpendëve. “Gjate dy viteve të fundit, numri i Pelikanit Kacurrel ka shënuar rritje, nga 37 çifte në 2013, sot numërohen 53 çifte duke arritur numrin e 20 viteve më përpara. Gjithashtu është dyfishuar numri i shpendëve dimërues në këtë zonë, si dhe e gjithë zona është kthyer në një atraksion turistik për të apasionuarit e natyrës”, deklaroi Drejtori i AdZM-së, Fier Ardian Korçi. Zbatimi i aktiviteteve në Shqipëri po realizohen falë një bashkëpunimi midis Ministrisë së Mjedisit, AKZM, AdZM, Fier administratës së Parkut Kombëtar Divjakë-Karavata me mbështetjen e organizatave partnere të Noé Conservation, PPNEA, INCA, EuroNatur, AOS dhe grupeve të tjera të interesit.

Parku Kombetar i Dajtit, nenshkruhet marrveshja e bashkepunimit mes AKZM dhe APR

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit (APR), nënshkruajnë një marrëveshje për lehtësimin dhe përmirësimin e kryerjes së funksioneve përkatëse të të dy Agjencive për menaxhim/konservim kundrejt praktikave të rekreacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekoturistik rajonal në Parkun Kombëtar të Dajtit (PKD)

Qëllimi i kësaj Marrëveshje është përcaktimi i formave të bashkëpunimit dypalësh ne mënyrë që të sigurohet aksesi i qytetarëve dhe komuniteteve lokale tek burimet natyrore dhe zonat e mbrojtura pranë tyre, për rekreacion, pa kompromentuar politikat e ruajtjes e mbrojtjes së mjedisit. FORMAT E BASHKËPUNIMIT (Faza I-rë):

APR mbështet AKZM në detyrën e saj të mbrojtjes dhe konservimit të biodiversitetit të zonës rekreative Dajt (me fokus tek tarraca “Ballkoni” dhe gryka mes dy kreshtave të malit) si dhe pellgut të Bovillës; në të njëjtën kohë APR është e interesuar që këto zona rekreative të vihen nën funksion të popullatës dhe grup moshave të ndryshme;

2. Realizimi i një kontrolli/patrullimi të përbashkët APR me AKZM, nëpërmjet trupës së përbashkët të rojeve (Tirana Park Rangers);

3. Në zonën rekreative të ballkonit të Malit të Dajtit, të nxiten, administrohen dhe mbështeten aktivitetet edukatike mjedisore dhe aktive, rekreative dhe çlodhëse si më poshtë:

  • Krijimi dhe administrimi (sistemim, pastrim, tabelat sinjalistike) të zonës së Barbeque (poshtë luginës në buzë të tarracës së Dajtit në pjesën qëndrore, pranë stacionit të fundit të teleferikut)
  • Krijimi dhe administrimi i zonës së ashtuquajtur shëtitore, midis zonës së mësipërme dhe grykës së dy kreshtave të malit të Dajtit (shëtitore pedonale në terren ekzistues dhe rrugë këmbësore të krijuara, sinjalistikë, mirëmbajtje)
  • Krijimi dhe administrimi i tre shtigjeve këmbësore (rrugëtim vajtje-ardhje 1 –veriu, rrugë vajtje-ardhje 2 -Qafa e Qershisë, rrugë vajtje-ardhje 3-jugore).
  • Krijimi dhe administrimi i lëvizjeve me biçikleta në tre drejtime dhe të një cikli rrethor (krijimin dhe mirëmbajtjen e rrugës së biçikletave dhe sinjalistika);
  • Krijimi dhe administrimi i një parkimi për të eliminuar qëndrimet pa sistem dhe të dëmshme për mirëmbajtjen e Parkut dhe aktiviteteve në të;
  • Mirëmbajta e vegjetacionit dhe plotësimi i zonave të zhveshura e erozivë, sipas këshillimeve dhe udhëzimeve të AKZM-së.
  • Krijimi dhe administrimi i një piste të hipizmit.
  • Ngritja dhe administrimi i një pike të informacionit INFO-POINT dhe soditëse rekreative (Ballkoni i Dajtit).
  • Hartimin e një Master Plani për Parkun Kombëtar të Dajtit, duke marrë parasysh edhe kërkesat dhe nevojat rekreative të kësaj zone;
  • Studimi dhe angazhimi për krijimin e një parku rekreativ te Bovillës, si pjesë e parqeve  rekreative të territorit të Bashkisë Tiranë;
  • Projektimi dhe zbatimi i nje plani të menaxhimit të pellgut të Bovillës, me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për një zonë rekreative.
  • Krijimit dhe administrimit të infrastrukturës rrugore të shtigjeve të këmbësorëve dhe të biçikletave, në territorin e zonës së mbrojtur rekreative të Bovillës;
  • Angazhimi për Pistën e Fluturimeve (Zona e Sporteve Ajrore - Fluturimeve me Paragliding) të standarteve për Gara Ndërkombëtare (në Ballkonin e Dajtit) në bashkëpunim me Federatën e Aeronautikës Shqiptare.
  • Nxitje, promovim dhe mbështetje e aktiviteteve edukative ambientaliste dhe rekreative të shoqatave dhe aktivistëve brenda territorit të Parkut Kombëtar të Dajtit.
  • Promovim i gjithanshëm i Parkut Kombëtar të Dajtit përmes platformës Tirana Ime Outdoor.

Marrëveshja mbështetet nga Ministria e Mjedisit, Bashkia Tiranë dhe PNUD.

Konferencë në Kopështin Botanik të Romës: Ruajtja e biodiversitetit dhe zhvillimi i qëndrueshëm në Shqipëri

 

Konferencë në Kopështin Botanik të Romës me temë: Ruajtja e biodiversitetit dhe zhvillimi i qëndrueshëm në Shqipëri

 

Më 22 prill 2016 me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës një grup me përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, AKZM, AdZM sëbashku me përfaqësues të IUCN dhe Natura 2000 zhvilluan një Konferencë në Kopështin Botanik të Romës me temë: Ruajtja e biodiversitetit dhe zhvillimi i qëndrueshëm në Shqipëri: Një thirrje për veprime sistematike dhe të integruara nga institucionet

Shqipëria në sajë të pozicionit të saj gjeografik, duke qenë se gjendet mes Ballkanit dhe Mesdheut, ka një trashëgimi të vlefshme biologjike dhe kulturore, të cilat duhet të jenë të mbrojtura, ndërkohë që duhet të japë kontributin e saj të mundshëm për të kaluar nga tranzicioni shoqëror në zhvillimin e qëndrueshëm. Në këto kushte, krijimi i një rrjeti efikas kombëtar të Zonave të Mbrojtura përfaqëson një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e biodiversitetit dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm.

Disa çështje duhet të adresohen me synim arritjen e këtyre objektivave, p.sh. ngritja e institucioneve, përcaktimi i strategjive reale të ruajtjes bazuar në të dhëna të besueshme dhe kritere shkencore, mobilizimin e burimeve, ngritjen e kapaciteteve në nivel qendror dhe lokal, përfshirja e palëve të interesuara në përcaktimin dhe zbatimin e mundësive të menaxhimit, monitorimin e rezultateve dhe tendencat, si dhe integrimin e proceseve kombëtare në kontekstin ndërkombëtar. Gjatë dekadës së fundit, Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm në këtë drejtim duke fituar një pasuri njohurish të vlefshme që do të ndahet me komunitetin ndërkombëtar.

Konferenca ka për qëllim prezantimin dhe analizimitn e përvojave nga Shqipëria dhe vendeve të tjera, ku problematika është adresuar me sukses, duke aplikuar qasje sistematike në përputhje me planet e mbrojtjes dhe proceset e zhvillimit. Duke përfituar nga prania e Agjencive të Kombeve të Bashkuara, të cilat janë në Romë dhe organizatave të tjera të mëdha ndërkombëtare do të mbahet një tavolinë interaktive e rrumbullakët, në të cilën do të prezantohen përfaqësues të institucioneve të ndryshme, duke përfshirë dhe shoqërinë civile, të cilët do të diskutojnë mbi projektet, funksionet, avantazhet dhe kufizimet e sistemeve kombëtare të zonave të mbrojtura.

Ne duhet të ndajmë përvojat dhe mësimet e nxjerra mbi zgjidhjet e mundshme, me qëllim marrjen e vendimeve të integruara bazuar në informacionin e plotë, që do të propozohet. Konferenca do të rezultojë në një udhërrëfyes të qëndrueshme për krijimin e një rrjeti efikas të zonave të mbrojtura, veçanërisht në kontekstin shqiptar, të cilat do të vihen në dispozicion të publikut përmes internetit dhe mas medias.

Përfaqësuesi i Konventës së Bernës, Eladio Fernandos Galiano: Këshilli i Europës është Pro moratoriumit të gjuetisë, shpallur nga qeveria shqiptare”

Më dt: 14 prill -15 prill 2016 në Tiranë po mbahet workshopi mbi Konventën e Bërnës, ku janë të ftuar ekspertë ndërkombëtar, përfaqësuesi i Zyrës së Bernës, Eladio Fernandos Galiano, zv.Ministri i Mjedisit Kledi Xhaxhiu, Drejtori i AKZM-së, Zamir Dedej si dhe përfaqësues nga shoqëria civile dhe institucionet e tjera. Ëorkshopi organizohet nga Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

               Përfaqësuesi i Zyrës së Bernës, Eladio Fernandos Galiano tha për mediat se “Këshilli i Europës është pro moratoriumit të gjuetisë së kafshëve të egra, si një masë e marrë për të shpëtuar vendin nga një gjendje katastrofale”.

Ndërsa Zv. Ministri i Mjedisit Kledi Xhaxhiu i pyetur nga gazetarët mbi qëndrimet e shoqatës së gjuetarëve dhe nisjen e protestave të tyre kundër moratoriumit u shpreh: “Ministria e Mjedisit do të dëgjoj dhe mendimin e tyre, do të zhvilloj takime me ta, por nuk ka kthim pas. Ne jemi të vendosur për të zbatuar moratoriumin e gjuetisë”.

               Qëllimi i këtij takimi është për të monitoruar shtetet që kanë nënshkruar Konventën e Bernës, mbi detyrimet e tyre në lidhje me mbrojtjen e shpendëve. Miliona zogj vriten çdo vit si pasojë e njësërë faktorëve dhe kryesisht të politikave të dobta ndaj krimit të kafshëve të egra. Grupi do të vlerësojë përparimin e shteteve në zbatimin e një plani të veçantë të miratuar në vitin 2013 për të frenuar krimet tek shpendët e egra. "Plani i Veprimit 2013-2020 për çrrënjosjen e vrasjeve të paligjshme dhe tregtinë e zogjve të egër". Gjatë workshopit do të shqyrtohet më tej se sa efektivë ka qenë plani i aprovuar, se si qeveritë mund të raportojnë mbi krime të tilla dhe se si OJQ-të, prokurorët, policia dhe agjencitë e mbrojtjes së mjedisit mund të bashkëpunojnë për të sjellë shkelësit në gjykatë.

Të pastrojmë lumenjtë: Bëhu i zgjuar! Vepro me Përgjegjshmëri!

Të pastrojmë lumenjtë: Bëhu i zgjuar! Vepro me Përgjegjshmëri!
 
Tiranë, 31 Mars 2016. Studentë, përfaqësues të shoqërisë civile, pushtetit vendor, vullnetarë dhe pjesëtarë të komunitetit të Librazhdit i janë bashkuar iniciativës së Projektit “Forcimi i Kapaciteteve Kombëtare për Ruajtjen e Natyrës – Përgatitja për Rrjetin Natura 2000” (IPA 2013-Natura 2000) dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) për pastrimin e vijës së lumit Shkumbin nën sloganin Bëhu i zgjuar! Vepro me Përgjegjshmëri!
 
Kjo fushatë e cila synon rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e ekosistemit për një mjedis të shëndetshëm dhe nevojën imediate për të ngritur zërin për të mbajtur pastër lumenjtë, organizohet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Pastrimit të Lumenjve, e cila përkujtohet në mbarë botën më 14 Mars. Pjesëtarët e komunitetit i janë bashkuar kësaj nisme për të pastruar dhe mbrojtur lumin Shkumbin, i cili në shumë pika të tij është bërë vendgrumbullimi i mbeturinave urbane dhe inerte.
   
I pranishëm në këtë aktivitet Zv. Ministri i Mjedisit Z. Kledi Xhaxhiu, vlerësoi rëndësinë e  aktiviteteve të tilla që synojnë ndërgjegjësimin e të gjithë komunitetit në mbrojtje të lumenjve dhe tërë ekosistemit.
 
Zv. Drejtuesi i Projektit “Natura 2000” Z. Genti Kromidha nënvizoi: “Këto aktivitete nxisin komunitetin dhe të gjithë aktorët vendorë në mbrojtjen dhe mbajtjen pastër të lumenjve, duke kontribuar në ruajtjen e biodiversitetit në vendin tonë. Çdonjëri prej nesh duhet të bëhet më i përgjegjshëm dhe të respektojë mjedisin i cili siguron mbijetesën tonë, - përfundoi Z. Kromidha.
 
Aksioni nisi në vendburimin e lumit Shkumbin pranë Gurit të Kuq i cili është Monument Natyre dhe përfundoi në grykëderdhjen e tij në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.
 
Projekti “Forcimi i Kapaciteteve Kombëtare për Ruajtjen e Natyrës – Përgatitja për Rrjetin Natura 2000” i cili financohet nga Bashkimi Evropian synon të ndalojë humbjen e biodiversitetit nëpërmjet përmirësimit të menaxhimit të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri.  

Prezantohen planet e menaxhimit të Peisazhit të Mbrojtur, Lumi Buna dhe Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanic

Prezantohen planet e menaxhimit të Peisazhit të Mbrojtur, Lumi Buna dhe Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanic. Të pranishëm ishin Zv.Ministri i Mjedisit, Klejdi Xhaxhiu, Drejtori  për Shqipërinë I Cooperacione Italiane, Andrea Senatori, Drejtori i AKZM-së, Zamir Dedej, Drejtues të IUCN, Natura2000, etj.  Në këtë kuadër stafi i Agjencisë Kombëtare tè Zonave të Mbrojtura zhvilloi një workshop, ku përveçse  u prezantuan këto dy studime u shpjegua dhe qasja metodologjike, sipas të cilit ato janë përgatitur. Sipas kësaj metodologjie do të përgatiten dhe planet e tjera të menaxhimit. IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës), në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Agjencia Kombëtare për Zonat e Mbrojtura (AKZM), financuar nga Zyra e Bashkëpunimit Italian për Zhvillim, (Italian Development Cooperation Office)po zbaton një projekt për forcimin e kapaciteteteve institucionale dhe rritjen e kapaciteteve të stafit AKZM për planifikimin dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura. Aktualisht, projekti është duke punuar në dy zona pilot, në Peisazhin e Mbrojtur, lumi Buna dhe Parkun Kombëtar Shebenik - Jabllanicë, për të cilat janë përgatitur dhe këto plane menaxhimi. Por, për të arritur deri këtu është kaluar nëpërmjet disa etapave.

“Ministria e Mjedisit ka një qasje të re në menaxhimin e Zonave të Mbrojtura dhe këto dy plane menaxhimi tregojnë mënyrën e re të “qeverisjes” dhe po kështu do të punohet dhe në zonat e tjera. IUCN dhe Zyra e Koperacionit Italian në Shqipëri mbështet zhvillimin në  këto dy zona të mbrojtura me një fond prej 2.2 milion euro”, theksoi Zv.Ministri i Mjedisit, Klejdi Xhaxhiu. Ndërsa Drejtori i AKZM-së, Zamir Dedej theksoi faktin që asnjë plan menaxhimi nuk do të miratohet pa u diskutuar me komunitetin lokal dhe grupet e tjera të interesit.

“Këto Plane Menaxhimi janë zhvilluar, duke u konsultuar me komunitetin dhe palët e interesuara, pasi ne jemi të hapur në diskutim. Po kështu, do të veprohet dhe në përgatitjen e planeve të tjera të menaxhimit në Zonat e Mbrojtura”, tha Dedej. 

Page 6 of 18

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay